Rusi: Një lloj Marshi

Opozita ruse duheshe të mban mbledhje protestuese më 6 maj në Moskë, në mbrëmjen e inaugurimit të Dimitri Medvedev i cili do të zëvendësoj Vlladimir Putinin në vendin e presidentit, por zyrtarët qytetarë nuk e lejuan atë – dhe udhëheqësit e koalicionit opozitarë, Rusia Tjetër, në fund e anuluan marshin e disidentëve në momentin e fundit. Policia edhe ashtu mbajti numër të madh të protestuesve.

Shfrytëzuesi i LJ, drugoi – i cili është bloger i madh rus, paraqiti fotografi dhe përshkrim të këtij “lloj marshi” (në rusisht):

[foto]

Sonte, te përmendorja e Griboedov të Kristi Prudi, 4.625 gazetarë dhe 8.416 policë i pritën pjesëmarrësit e marshit të disidentëve, të cilët prapë se prapë u paraqitën nga ana e kundërt.

[foto]

Grup e vogël prej 15-20 personave u mblodhën te Pokrovka dhe lëvizën nga Çisty Prudi kah stacioni hekurudhor nëntokësor, të shoqëruar nga disa fotograf dhe kameraman.

[foto]

Policia e vërejti grupin prej së largu dhe e ndaloi në afërsi të përmendores së një këngëtari të folkut kazakistanas. Vetëm sa dëgjova “grrrr….vetëkontroll dhe qetësi…grhm-hm-gr…”zëra të cilët vinin nga radio stacioni i një polici, protestuesit opozitar të cilët shkonin poshtë rrugës ishin sulmuar nga të gjitha anët.

[më shumë fotografi dhe tekste]

Shfrytëzues i LJ kozenko paraqiti një epitaf (në rusisht) për Rusinë Tjetër:

Nuk kishte marsh të disidentëve. Udhëheqësit u zhdukën, ndërsa aktivistët bënë disa shqetësime të vogla në qytet.

Urojmë për mossuksesin tuaj, Rusia Tjetër. Viti i kaluar ishte argëtues, po edhe interesant me ju. Në fillim dukeshe sikur ka ardhmëri për ju, por në fund e gjithë ajo u vë në dukje-do të më falni-mërzitshëm dhe turpshëm.

Amin.

Ja një këmbim nga pjesa e komenteve në këtë shkrim:

marçenk:

Ky shkrim duket sikur ta ketë shkruar ndonjë njeri i ofenduar dhe i dëshpëruar i cili ka blerë biletë për shfaqjen, por aktorët kanë ikur me paratë e tyre. 🙂

kozenko:

Ky shkrim duket sikur ta ketë shkruar ndonjë njeri i ofenduar dhe i dëshpëruar. Shumë i dëshpëruar, për shkak se asnjë nga politikanët në vendin e tij nuk i përfaqësojnë interesat e tyre. […]

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.