Ky artikull u botua në hungarisht [2] dhe anglisht [1] nga shoqata joftitimprurëse për gazetarinë investigative, Atlatszo. Ky version i redaktuar botohet këtu në kuadër të partneritetit me Global Voices.
Atlatszo është një organizatë e mediave dhe transparencës në Budapest, me zyra në Qendrën e Komunitetit Auróra [3], një hapësirëpër grupet vullnetare dhe organizatat që punojnë për komunitetin dhe praktikat e aktivizmit nëpërmjet artit. Më poshtë është një përmbledhje e shkurtër e një aktiviteti të kohëve të fundit të mbajtur në Aurora, nga anëtarët e stafit të Atlatszo.
Në pasditen e 27 prillit, ne organizuam një aktivitet publik [4] në Aurora, ku ne paraqitëm punën tonë dhe iu përgjigjëm pyetjeve të lexuesve tanë që ishin të pranishëm aty. Ne transmetuam ngjarjen drejtpërdrejt në Facebook. Pas pyetje-përgjigjeve, shfaqëm një filmi dokumentar, e më pas kishte një koncert në bodrum.
Në orën 22:00 mbërriti policia. Një nga mysafirët postoi në Instagram një foto kur ata hynë.
Që kur Kryeministri Viktor Orbán [5] mori pushtetin në vitin 2010, partia e tij populiste e krahut të djathtë Fidesz është akuzuar për shkatërrimin e lirive demokratike, duke kontrolluar mediat dhe gjyqësorin si dhe duke frenuar lirinë akademike.
Hapësira e punës për organizatat e shoqërisë civile [6], mediat e pavarura dhe institucionet akademike [7] si Aurora po tkurret nën qeverisjen gjithnjë e më autoritare të Orbanit.
Aurora ndodhet në distriktin e 8-të të Budapestit, që drejtohet nga një kryetar nga partia qeverisëse Fidesz. Këshilli lokal gjithashtu dominohet nga Fidesz.
Komuna ka tentuar për vite me radhë ta mbyllë Auróra-n. Dy vjet më parë ata u përpoqën ta mbyllnin, sepse disa mysafirëve iu gjetën sasi të vogla të marihuanës. Vitin e kaluar ata u përpoqën të mbyllnin Aurorën për shkak të mospërputhjes në datat në dy dokumente zyrtare (qiraja dhe dokumenti themeltar).
Komuna madje kontaktoi pronarin e godinës dhe kërkoi që ta blinte atë, në një përpjekje tjetër për të mbyllur qendrën e komunitetit.
Duke përmendur ankesat e qytetarëve, nëpunësi i komunës urdhëroi mbylljen e lokalit “Kiosk” të Aurora-s, në orën 22:00, çdo mbrëmje. Policia dhe nëpunësi kanë zhvilluar kontrolle disa herë për të konfirmuar se lokali me të vërtetë mbyllej në orën 22:00. Kontrolli i fundit u zhvillua gjatë aktivitetit për mbledhjen e fondeve të Atlatszo të shtunën.
Zsuzsa Mekler, menaxhere e Auróra vuri në dukje:
Az önkormányzattól jöttek ellenőrizni, a rendőrség csak kísérte őket. Azt ellenőrzik, hogy bezárt-e a kioszk, felvesznek egy jegyzőkönyvet arról, hogy mit látnak a házban. Számos alkalommal volt már ilyen, eddig egyszer sem találtak semmilyen szabálytalanságot, ami miatt eljárást lehetett volna indítani.
Komuna dërgoi njerëz që të na kontrollonin, policia thjesht i shoqëronte. Ata kontrollojnë nëse lokali është mbyllur dhe shkruajnë një raport për atë që shohin. Ata e kanë bërë këtë disa herë, por kurrë nuk kanë gjetur ndonjë gjë që mund t'i nxisë të fillojnë procedurat zyrtare.
Disa nga mysafirët u ankuan se ndjeheshin sikur “ishin kthyer në vitet '80”, kur partia qeverisëse përdorte policinë për ngacmuar njerëzit në aktivitete “të papërshtatshme”.