Global Voices është në kërkim të redaktorit për shëndetësi

Global Voices është në kërkim të redaktorit për shëndetësi .

Përshkrim i punës: Redaktori për shëndetësi do të jetë përgjegjës për të shkruar artikuj javor, në të cilat do të përfshihen diskutime më të reja dhe tema të lidhura me shëndetësi dhe të drejta të njeriut në vendet në zhvillim në mediat qytetare, si bloget, poscast dhe video bloget. Ai/ajo do të punoj së bashku me pjesën tjetër të personelit redaktues të Global Voices (udhëheqës, redaktor rajonal dhe gjuhësorë) dhe do të pritet të merr pjesë në takimet e rregullta redaktuese onlajn.

Për shkak se GB është organizatë e vërtetë, nga redaktori për shëndetësi nuk do të pritet të shpërngulet. Do të jetë faktorë kyç për kryerje të suksesshme të kësaj pune me qasje të shpejt në internet.

Pozita përfshinë:

  • Studim të hapësirës momentale të mediave qytetare për gjetjen e blogeve, podkaste dhe videobloge, të cilat janë të fokusuara në temat për shëndetësi në vendet në zhvillim.
  • Paraqitje të lexuesve të Global Voices se si aktivistët i shfrytëzojnë mediat qytetare për shpërndarje të diturive për temat në lidhje me shëndetësinë.
  • Intervistë dhe paraqitje të bursistëve nga Rajzing Vojsis nga konkursi i fundit për bursa për shëndetësi.
  • Lidhshmëri e blogerëve për shëndetësi dhe gazetarët të cilët kërkojnë tregime.

Kjo është punë me kohë të pjesshme me kompensim modest, për njerëz të cilët janë vullnetarë të ndihmojnë në shpërndarje të informative të aktivistëve të shëndetit të të drejtave të njeriut në vendet në zhvillim. Gjithashtu, paraqet mundësi të madhe për përfshirje në komunikimin global nga blogerët, të cilët punojnë në redaktimin e mediave qytetare.

Kushtet: Kandidati jonë ideal posedon perspektivë ndërkombëtare dhe përvojë të plotë në mediat qytetare dhe në shëndetësi. Njohje solide e gjuhës angleze, njohuri në redaktim dhe shkrim janë të detyrueshme, ndërsa me rëndësi është të zotërojë edhe njohuri të veglave aktuale, veb faqe dhe tendenca në mediat qytetare në botë. Veçanërisht është e dëshirueshme njohje me rajonet e Sub-Saharan Afrika, Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore. Ai/Ajo duhet të ketë aftësi për punë të pavarur dhe me përgjegjësi, vetëm me mbikëqyrje nga larg.

Në mënyrë ideale, ai/ajo duhet të ketë aftësi për shkrim dhe lexim të paktën në një gjuhë tjetër përpos gjuhës angleze, si dhe njohuri pune në gjuhë të tjera.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese në outreach@globalvoicesonline.org. Afati i fundit për paraqitje është të shtunën me 24 maj 2008.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.