See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Taxhikistan: Energji elektrike në këmbim të rrogave

Prefekti i Dushanbe dhe kryetari i shtëpisë së lartë i parlamentit taxhakistanas në Taxhik, Mamadsaid Ubaiduloev propozuan mënyrë jot ë rëndomtë të mbledhjes së depozitave për ndërtimin e hidrocentralit Rogun – një nga projektet energjetike më të mëdha në Taxhikistan. Ai i llogariti të gjitha rrogat e qytetarëve në Dushanbe dhe nxori përfundim se përderisa të gjithë të punësuarit në qytet shmangen nga gjysma e rrogave të tyre javore në muajt maj dhe qershor, do të grumbullohen 10 milionë dollarë amerikan. Për sigurim të energjisë elektrike do të jenë të nevojshme edhe 1 bilionë dollarë amerikan, por në të vërtetë askush nuk e din shumën reale të cilat janë të nevojshme për mbarimin e ndërtimit.

Apelimi i prefektit ishte përgjigje e fjalimit të fundit të presidentit Ramon në parlament. Ai e paraqiti rëndësinë e hidrocentralit Rogun si vlerë për pavarësinë e shtetit në furnizim të energjisë elektrike. Kurshed citon [rus] presidentin:

“Këtu unë e shfrytëzojë mundësinë ti drejtohem çdo qytetari të vendit i cili e donë vendlindjen e tij – dhe veçanërisht të punëtorët profesionist të ndërtimit dhe inxhinierët – të marrin pjesë aktivisht në ndërtim dhe të kontribuojnë në sistemin elektrik të pavarur në vend”.

Njerëzit shpresojnë se kjo nuk do të shndërrohet në kampanjën “vullnetarë – të detyrueshëm”. Megjithatë, pa befasi, të gjithë anëtarët e parlamentit dhe ata që punojnë në zyrat e prefektit tani më janë tërhequr nga rrogat e tyre për të kontribuar për Rogun.

Kjo nxit një pyetje të sinqertë: Si do të jetojnë këta njerëz dhe si do ti ushqejnë familjet e tyre në muajin e ardhshëm? Korrupsion, me siguri kjo është përgjigja. Rroga mesatare mujore nuk kalon mbi 50 dollarë amerikan – dhe ashtu nuk është punë e madhe të humbet një rrogë port ë mbahet vend ii punës, e cila mund të ju sjell disa herë më shumë para. Ndoshta, niveli i korrupsionit do të rritet në muajt vijues.

Korshid Bakshajesh mendon se të gjitha organizatat tjera qeveritare do ta ndjekin këtë shembull:

Mbikëqyrësit llogaritin se Dushanbe bëri këtë drejtim duke pasur parasysh krizat [energjetike] të viti të kaluar të cilat akoma janë të freskëta në kujtesën e njerëzve dhe mund të provokojnë pjesëmarrje aktive të tyre. Përpos kësaj, me 60% të kombësisë që jeton në varfëri, optimizmi i qeverisë mund të ballafaqohet me mosarritje të entuziazmi tek masat.

Korshid, gjithashtu jep një fakt interesant:

Ky nuk është drejtim i parë i qeverisë tek kombësitë për kërkesë të mjeteve për qëllime bamirësie. Në vitet e 90-ta shumë qytetarë në Taxhikistan morën pjesë në Sangtuda – 1 ndërtimi i branës, por figurat e betonit nuk u gjetën asnjëherë. 75% e ndërtimit tani financohet nga monopoli Rus RAO-UES.

Vetëm të kujtoj – ndërtimi i Sangtudës-1 akoma nuk ka mbaruar. Vetëm një turbinë ishte në përdorim këtë dimër, përderisa të tjerat pritet të lëshohen kah fundi i këtij viti.

Darvish është ironik përreth iniciativës së prefektit dhe thotë se do të ishte më mirë qeveria të flijon para nga llogaritë e tyre bankare se sat u lutet për 10 milionë dollarë amerikan njerëzve të varfër. Megjithatë, ai frikësohet se njerëzit nuk do të thonë “jo”:

Njerëzit e Taxhikistanit janë shumë të disponuar shoqërisht; ata asnjëherë nuk thonë “jo” nëse dikush u kërkon diçka. Taxhikistani është parajsë për ata që kërkojnë mëshirë. Sit a mbyllin derën kësaj here?

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.