- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Bangladesh: Blogerët përkujtojnë 1 Majin

Kategoritë: Azia Jugore, Bangladeshi, Protesta, Puna, Të drejtat e njeriut

Këtë javë, bloget në gjuhën bangla ishin të vërshuar nga eset dhe analizat e 1majit [1], të cilën bota e kujton si ditë ndërkombëtare e punëotrëve ose ditë e lodhjes.

Ekzistonte dëshpërim në mes të disa blogerëve, të cilët ndjenin se kjo ditë me kalimin e kohës e ka humbur domethënien e saj dhe tani shikohet vetëm si një ditë festë. Sipas Zukrufa [2], shumë punëdhënës për nderë të 1 majit paguajnë për shërbime, organizime të seminareve, krijime sportive dhe mbishkrime revistash për këtë temë dhe u tregojnë punëtorëve se si mund të jetë jeta e tyre. Megjithatë, ata punëdhënës në të vërtetë nuk bëjnë asnjë ndryshim në drejtimin në të cilin punëtorët janë shfrytëzuar nga sistemi dhe në atë mënyrë i demantojnë të drejtat e tyre të merituara.

Syed Amiruzaman [3] këtë e shikon si një mënyrë që klasa punëtore mbahet në mashtrim, që të mund të shfrytëzohen, jo vetëm nga punëdhënësit, por edhe nga partitë politike dhe udhëheqësit e sindikatave të punëtorëve. Në Amader Kota [4] ( Tregimet tona), blogu bangla që është pjesë e projektit Narixhibon në Bangladesh (bursistë në Rajzing Vojsis [5]), Ajsha Katun shkruan [6] se si edhe tani punëtorët në Bangladesh në industrinë e tekstilit janë shumë të zhgënjyer dhe janë të caktuar në minimum 12 orë punë për pagesë për 8 orë. Gjithashtu, këta punëtorë, detyrohen të punojnë edhe për festa dhe sigurisht kanë punuar edhe për 1 maj.

Koushik Ahmed [7]i shquan telashet e punëtorëve nga sfera të ndryshme dhe parqet pyetjen për të drejtat e tyre dhe “sigurinë në punë”. Megjithatë, blogeri Suman Çoudury [8] shpreson dhe thotë se si që ka përdorim nga njëra anë, në anën tjetër është shpirt i pathyeshëm i klasës punëtore dhe vullneti i tyre për protestë dhe luftë për të drejtat e tyre. Ai bën thirrje për unitet në mes punëtorëve dhe gjithë botës.