- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Nga 20,000 raste të COVID-19 në Ballkan, më shumë se një e treta gjenden në Serbi

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Europa Perëndimore, Bosnjë Herzegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Sllovenia, Katastrofa, Media e qytetarëve, Qeverisja, Shëndeti, COVID-19
Man wearing a mask in Skopje, North Macedonia. Photo by Meta.mk News Agency, used with permission. [1]

Një person me maskë në Shkup, Maqedoni e Veriut. Foto nga Agjencia e lajmeve Meta.mk , e përdorur me leje.

Kjo histori bazohet në një raportim nga një partner i Global Voices, Agjencia e lajmeve Meta.mk [2], një projekt i fondacionit Metamorfoza. 

Shikoni mbulimin e veçantë të Global Voices rreth ndikimit global të Covid-19 [3].

Dy muaj që kur rasti i parë i Covid-19 u regjistrua në Kroaci (si vendi i parë në Ballkan që ka konfirmuar zyrtarisht praninë e virusit), tani ka pothuajse 20,000 banorë në 10 vende të Ballkanit që janë infektuar nga virusi.

Video-ja [4] e mëposhtme vizualizon numrin e rasteve të raportuara zyrtarisht në Ballkan nga 24 shkurti në 24 prill 2020.

Ajo që është më tronditëse në lidhje me statistikat zyrtare të botuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë [5], Universiteti Xhon Hopkins [6] dhe Worldometer [7] është se më shumë se një e treta e rasteve të konfirmuara janë në Serbi, një vend ballkanik ku pandemia e re është injoruar nga qeveria dhe madje është marrë si shaka. [8]

Qytetarë serbë në rrjetet sociale kritikuan qeverinë e tyre, veçanërisht Partinë Progresive serbe (SNS), sepse kishte organizuar tubime të mëdha në publik vetëm disa ditë para se të deklarohej gjendja e emergjencës në 15 mars. Ngjarjet ishin pjesë e përgatitjes për zgjedhjet parlamentare [9], të planifikuara fillimisht më 26 prill, por ato u shtynë për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Radhët e mbushura me dhjetra mijëra përkrahës të SNS-së [10] u rreshtuan në rrugë afër njëri-tjetrit për të deklaruar besnikërinë e tyre ndaj udhëheqësit të partisë Aleksandar Vuçiq si pjesë e një fushate populiste, [11] që ka për qëllim shfaqjen e mbështetjes së njerëzve për kandidatët e listës së tij.

Mos e harroni kurrë! Mars 2020!. #Covid19 #Serbia #Srbija

Mali i Zi ka numrin më të vogël të rasteve me Covid-19 me vetëm 319.

Greqia dhe Kroacia kanë më shumë se 2,000 raste dhe Bosnja, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, të gjitha kanë më shumë se 1,000 raste të konfirmuara të Covid-19 që kur filloi përhapja e virusit.

Kosova dhe Shqipëria kanë identifikuar rreth 650 raste secila.