- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Flamuj të bardhë: Sri Lanka në zi kombëtare

Kategoritë: Azia Jugore, Sri Lanka, Katastrofa, Kombësia e Raca, Lufta e konflikti, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Qeverisja, Të drejtat e njeriut
[1]

Pas shpërthimeve të së dielës së Pashkës, njerëzit po varin flamuj të bardhë kudo; jashtë shtëpive të tyre, në vende publike dhe automjete. Ngjyra e bardhë simbolizon zinë kombëtare në Sri Lanka. Foto nga GroundViews.

Ky artikull nga Amalini De Sayrah [1] u publikua fillimisht në Groundviews, një faqe interneti që ka fituar çmimin për gazetarinë qytetare në Sri Lanka. Një version i redaktuar botohet sipas një marrëveshje me Global Voices.

Një seri shpërthimesh të koordinuara me bombë [2] vranë qindra njerëz në Sri Lanka, teksa ata ishin mblodhur për meshën e së dielës së Pashkëve më 21 prill 2019. Në mesin e gjashtë vendeve kryesore të shpërthimeve ishin tre kisha: Kisha e Shën Antonit në Kotahena, e Shën Sebastianit në Katuwapitiya dhe Kisha zioniste në Batticaloa. Fotot dhe intervistat në vijim u mblodhën më 22 prill, një ditë pas sulmit.

Kochchikade. Image via GroundViews. [3]

Kisha e Shën Antonit, Kochchikade. Foto nga GroundViews.

Kochchikade

Flamujt e bardhë dhe të zinj valëviten mbi kokat e njerëzve të mbledhur në kordonin policor pranë kishës së Shën Antonit në Kochikade, Kotahena (Kolombo 13). [4]

St. Anthony's church at Kochikade, Kotahena (Colombo 13). Image via GroundViews. [3]

Ora ngeli në 8:45 e mbrëmjes. Foto nga GroundViews.

“E sheh orën?” thotë një burrë që kalon aty, “ka ngelur në 8.45, kur ndodhi shpërthimi.”

Tempulli i njohur katolik ishte i pari që u prek nga seria e shpërthimeve [5] që ndodhën atë ditë. Xhamat e thyer, që rrethonin statujën kryesore në hyrje të kishës dhe të dyerve kryesore, shkëlqejnë në diell teksa policia, ushtria dhe personeli mjekësor kërkojnë nën rrënoja.

Image via Groundviews. [3]

Mbahet zi. Foto nga GroundViews.

Gjithkush vjen këtu për t'u lutur, nga afër dhe larg. Kush do ta bënte diçka të tillë në një vend kaq të shenjtë?

I gjendur në Kotahena [6], një periferi e kryeqytetit të Sri Lankës, objekti i kultit ishte shndërruar në një strehë për njerëzit e të gjitha besimeve. Ndaj dhe pikëllimi është i madh.

[3]

Flamur i bardhë. Foto nga GroundViews.

Ndihmova në lëvizjen e trupave; gjatë gjithë ditës, nga ora 9 deri në orën 6 në mbrëmje. Ne i zhvendosnim dhe i rreshtonim, për t'i çuar në morg. Në një pikë, nuk numëron dot më.

Këmba e tij është e fashuar. Ai e heq fashon për të zbuluar plagën. Një gozhdë nga një mobilje që ra e plagosi, teksa ai dhe të tjerët u po ndihmonin viktimat e sulmit. Ai u rrëzua për shkak të gjakderdhjes nga plaga dhe policia e largoi; ai u fashua dhe u kthye për të ndihmuar.

Image via GroundViews [3]

Pjesëmarrje në ceremoni. Foto nga GroundViews.

Unë as nuk doja ta besoja … gjithë ata fëmijë të vegjël … gra. Si mund të ndërpritet jeta kaq papritur.

Ai jep detaje grafike për trupat që pa atë ditë, duke lëvizur duart përgjatë kraharorit dhe gjymtyrëve të tij për të treguar zonat e dëmtuara. Shumë nga komuniteti – pa marrë parasysh besimin – u bashkuan për të dërguar njerëzit në Spitalin Kombëtar të Kolombos dhe për të transportuar trupat në morg.

Image via GroundViews [3]

Drejtësi, jo hakmarrje. Foto nga GroundViews.

Ai gjithashtu merr pjesë në një ceremoni modeste të organizuar nga një grup qytetarësh pranë statujës 150-vjeçare, në jug të vendit të shenjtë. “Drejtësi, jo hakmarrje”, shkruhej në pankarta, ndërsa u ndezën qirinj. Pak më shumë se një orë më vonë, një kamion i parkuar afër këtij vendi shpërtheu [7] teksa skuadra e çaktivizimit të bombave të Task Forcës Speciale (STF) po çaktivizonte një pajisje shpërthyese që gjendej brenda.

Image Via GroundViews [3]

Flamuj të bardhë. Foto nga GroundViews.

Nuk po mendojmë nëse është dikush që e njohim, ose dikush që jeton afër. Ne i lidhim këto flamuj për të gjithë ata që humbën jetën.

Image via GroundViews [3]

Flamuj të bardhë. Foto nga GroundViews.

Në duar ka një varg flamujsh bardhë e zi. Një grup njerëzish që jetojnë aty i lidhin përgjatë rrugës Jampettah, aksi pranë hyrjes së kishës.

Image via GroundViews [3]

Rojet e sigurisë para kishës. Foto nga GroundViews.

Mesha e orës 8 po zhvillohej në Sinhala dhe Tamil. Ata që morën pjesë ishin kryesisht njerëz nga lagje të tjera. Pastaj ndodhi shpërthimi.

Një çift që jeton në lagje thotë se mesha e Pashkëve e orës 8 të mëngjesit zakonisht kremtohet në Sinhale. Këtë vit, masa e së shtunës në mesnatë u mbajt në Tamil, dhe shumica e besimtarëve nga rajoni merrnin pjesë.

Image via GroundViews [3]

Periyamulla. Foto nga GroundViews.

Periyamulla, Negombo [8]

Flamujt e bardhë valëviten përgjatë rrugëve boshe, ku dyqanet dhe restorantet e vogla qëndrojnë të mbyllura pas heqjes së ndalimqarkullimit nga policia.

Image via GroundViews [3]

Xhamia e Madhe Negombo. Foto nga GroundViews.

Ne jemi të shqetësuar edhe për komunitetin tonë dhe duam që të gjithë ta dinë se e dënojmë atë që ndodhi. Myslimanët distancohen.

Image via GroundViews [3]

Lagje myslimane. Foto nga GroundViews.

Krerët myslimanë thonë se familjet pakistaneze janë sulmuar [9] nga të afërmit e atyre që humbën jetën në shpërthimet e së dielës. Ata sulmuan dhe gjuajtën me gurë shtëpitë e tyre, duke thyer dritaret. Këto familje janë me refugjatë që i përkasin të dyja komuniteteve: myslimanëve Ahmedi dhe të krishterëve që po i ikin persekutimit në Pakistan. Familjet shkuan te policia e Negombos dhe kërkuan mbrojtje – një kërkesë që liderët thanë se u plotësua nga policia.

Image via GroundViews [3]

Falje në xhami. Foto nga GroundViews.

Ne falemi pesë herë në ditë. Tani nuk është koha e zakonshme e faljes për ne. Është një falje e veçantë, për kohën e zisë.

Brenda Xhamisë së Madhe Negombo, po bëhen faljet e posaçme për ceremonitë mortore. Më pas turmat mblidhen rreth një arkivoli në dalje dhe anëtarëve të komunitetit u jepen disa minuta kohë për të bërë nderimet e fundit.

Image via GroundViews [3]

Mbajtja e arkivolit gjatë faljeve. Foto nga GroundViews.

Ajo ishte 13 vjeç. Babai i saj është mysliman, por nëna e saj është katolike, kështu që ajo kishte shkuar në kishë të dielën. Kështu janë komunitetet tona, jemi aq të përzierë dhe të lidhur.

Një grup i vogël grash të krishtera gjithashtu ishin në xhami; ato luten para ceremonisë mortore. Gratë në një shtëpi aty afër thonë se familjet myslimane jetojnë në zonën pranë kishës Katuwapitiya.

Katuwapitiya, Negombo

Image via GroundViews. [3]

Flamuj të bardhë në Katuwapitiya. Foto nga GroundViews.

Flamujt e bardhë valëviten nën një qiell që po errësohet. Personeli ushtarak dhe policët qëndrojnë në rrugën e ngushtë, ku automjetet me vajtues dhe këmbësorët përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

Image via GroundViews. [3]

Rrugë në Katuwapitiya. Foto nga GroundViews.

Një varrim ndodh në çdo shtëpi, pothuajse në të gjitha rrugicat.

Rruga Katuwapitiya ka shtëpitë që janë në zi. Banderolat jashtë shtëpive tregojnë se të gjithë anëtarët e familjeve, ose disa prej tyre, u vranë në shpërthimin në Kishën e Shën Sebastianit.

Image via GroundViews. [3]

Ushtarë në rrugë. Foto nga GroundViews.

Image via GroundViews. [3]

Njerëz pranë kishës. Foto nga GroundViews.

Shikoni se sa afër kishës janë shtëpitë e tyre. ËShtë një rrugë e shkurtër deri te kisha. Si ta dinin se vajtja e tyre atë ditë do të përfundonte në këtë mënyrë?

mage via GroundViews. [3]

Flamuj të bardhë. Foto nga GroundViews.

Varrimet masive kanë nisur, me disa trupa që largohen nga kisha për tu prehur në banesën e fundit në Negombo. Një tokë e zbrazët thuhet se u pastrua për të varrosur viktimat.

Më shumë detaje po zbulohen për autorët e sulmeve dhe komentet politike që vijnë nga zyrtarët më të lartë në vend po shtohen, por varrimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sulmet është aktualisht 253 [10], por ai po rritet.