- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Blogerët etiopjan e mbrojnë pop yllin e akuzuar

Kategoritë: Afrika Sub-Sahariane, Etiopia, Art e Kulturë, Lajm i fundit, Ligji, Muzika, Protesta

Blogerët etiopjan shpejtuan ta mbrojnë yllin e tyre më të njohur të popit Tedi Afro [1], prej kur ai u paraqit në gjykatë për vrasjen e një të riu në kryeqytetin Adis Abeba.

Shumë shkrimtarë ishin të bindur se Afro ishte në kurth nga qeveritar etiopjan, të cilët të inatosur nga popullariteti i këngëtarit i fshehën tekstet e këngëve anti-qeveritare.

Për herë të parë Afro ishte marr në pyetje nga policia në nëntor të vitit 2006, prej kur një djalë 18 vjeçar i pastrehë ishte i gjetur i vdekur nga shkelja e një veture në qendër të Adis Abeba. Policia lajmëroi se BMV-ja e Afro ishte parë në vendin e ngjarjes nga ana e një taksisti.

Adhuruesit e tij ishin shumë të shqetësuar kur Afro u burgos, u akuzua dhe u mbajt në burg javën e kaluar, dy vite pas incidentit. Mediat meinstrim [2] e përshkruan rastin në të cilin adhuruesit protestonin para dhomës së gjykatës ku gjykatësi e refuzoi kërkesën për depozitën e seancës së shqyrtimit.

Tedi Afro – emir i vërtetë Tevodros Kasahun – është shumë i popullarizuar në mes të etiopjanëve brenda dhe jashtë vendit. Hiti i tij Jasteserjal (dëgjojeni në faqen e tij zyrtare teddyafro.com [3]) – për të cilin shumica deklarojnë se kritikon disa udhëheqës të Etiopisë, përfshirë edhe kryeministrin aktual Meles Zenavi – ishte i ndaluar në radion shtetërore.

Merkato publikoj tekst nga Golto Aila, të quajtur Etiopia – “Forumi im i solidaritetit” për Tedi Afro – Hero i Etiopisë dhe i burgosur i vetëdijes [4], në të cilën thuhet:

Ky mbrojtës i së drejtës të njerëzve tonë; ky zë për ata pa zë; ky përkrahës i shtypur; ky argëtues mundeshe të jetonte jashtë vendit në luks dhe ti kënaqeshe jetës ashtu si shumica nga ne kënaqen, por duke e ditur rrezikun për jetën e tij, ai u kthye në shtëpi dhe vazhdoi me misionin që e caktoi vetë! Sot ai qëndron në burgun famëkeq Kaliti, pikërisht për shkak të asaj që ai e bëri për bashkëkombësit e tij! Ofendimet që ai i përjetoi deri më tani dhe do të vazhdoj ti përjetoj do të jenë simboli më prekës për vuajtjet e popullit tonë në dy dekadat e fundit!

Blogu i Debterav e përmend Afro në listën e “të burgosurve politik” në shkrimin Tensae Le-Etiopia [5].

Adis Tibeb për burgimin e Tedi Afro [6]shkruan:

Shumë adhurues besojnë së Tedi për krimin është vënë në kurth nga qeveria, e cila e urrenë pranimin publik të tij të qortimeve politikave në disa nga këngët e Tedit

Arefe nga Adis zhurnal e përshkroi mendimin e tij për këtë rast, duke përshkruar skenat jashtë gjykatës kur gjykatësi e shtyu seancën e shqyrtimit të Tedit [7]:

Mijëra adhurues me parulla për kurajë e përshëndetën arritjen e Tedit. Duke mbajtur syza dielli dhe bluza, Tedi i përshëndeti duke hyrë ngadalë në gjykatë. Sikur që e lëshonte gjykatën, bërtitja “lirojeni atë” u bë më intensive dhe policia i rrethoi dhe i arrestoi disa nga adhuruesit. Gazetarë i revistës Hamravaj dhe gazetarë revistash tjera ishin në mes të arrestuarve. Akoma nuk është e qartë se pse policia i arrestoi. Deklaroheshe se të gjithë kanë qenë të mbajtur në stacionin policor e cila ndodhte para gjykatës…
Burgimi i Tedit para dy javësh ngjalli interes të madh dhe shqetësim në qytet, ndërsa këngët e tij pa pritur shijuan popullaritet të madh në bare, veturat taksi dhe vendet publike.

Fretidiafro la një porosi [8] në forumin esai, i cili udhëhiqet nga Asociacioni internacional i studentëve etiopjan:

Është shumë e vështirë të dihet nëse burgimi i Tedit është i motivuar nga politika ose është proces ligjor. Tedi është simbol i gjeneratës së re dhe të ardhme etiopjane. Ai është urë i së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ai është idhul i gjeneratës së re. Patjetër ta sjellim Tedin në dritë përpara se të zhduket përgjithmonë.

Komentuesi esai Etiopia thotë se ai është i bindur se Afro është i pafajshëm dhe frikësohet për shansin e drejtë të gjykimit të tij:

Nuk besoj që Tedi është johuman për të lënë fëmijë të vdekur të shtrirë për toke dhe aq i marrë për të qëndruar në vend dy vite.

Semjuel Gebru dërgoi porosi për vëmendje, duke i thirr njerëzit për mos politizim të rastit të Afro në Etipopi: Burgimi i Tedi Afro [9]:

Disa Etiopjan nga jashtë u munduan ta shkruajnë me germa të mëdha burgimin e tij, dukë kërkuar depozitë të seancës së gjykimit, përderisa qeveria tenton të ngrij ofertë për heshtje për këngëtarin e njohur…ka edhe shumë përpara së të sillet vendimi, për atë se çka do që të flitet anësh janë pastër spekulime. Megjithatë, politizimi i këtij arresti nuk është vetëm i gabuar por edhe i sëmurë në prodhimin e klimës së politikës etiopjane e cila është në zhvillim.