Këto dhe disa platforma të tjera të mëdha të internetit, duke përfshirë Twitter, Instagram, Telegram dhe Viber, u bllokuan në orët e para të ditës. Deri në orën 11:00, 99.5 për qind e lidhjeve në internet në këtë vend të Afrikës Perëndimore u çaktivizuan dhe kjo zgjati deri në mbrëmje.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe monitoruesit e zgjedhjeve u tronditën, por nuk u shokuan nga ndërprerja, e cila duket se është orkestruar nga qeveria aktuale.
Ligjet e reja zgjedhore të propozuara nga administrata aktuale e presidentit Patrice Talon kanë ri-orientuar politikën në Benin, që deri këtë vit kishte shumë parti politike që konkurronin me njëra-tjetrën. Por, sipas politikave të reja që ngrenë pragun për pjesëmarrjen e partive në zgjedhje, vetëm dy arritën të mblidhnin kandidatët për zgjedhjet parlamentare. Të dy partitë janë të lidhura ngushtë me presidentin.
Para zgjedhjeve, një seri protestash publike– që u organizuan përkundër ndalimit të demonstratave në rrugë– u shpërndanë nga policia, që përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Amnesty International raportoi se udhëheqësit e partive të ndryshme të opozitës u arrestuan gjatë demonstratave.
Aktivistët e internetit në Fondacionin Mediatik për Afrikën Perëndimore, Internetin pa Kufi, CIPESA, Access Now, Global Voices (Afrika Sub-Sahariane) dhe grupe të tjera dënuan ndërprerjen e internetit në një deklaratë të përbashkët:
Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, interpretuesi zyrtar i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, thekson në Komentin e Përgjithshëm nr. 34 se kufizimet në internet duhet të jenë rreptësisht të nevojshme dhe proporcionale për të arritur një qëllim legjitim. [7] Mbylljet, në të kundërt, ndikojnë në mënyrë disproporcionale te të gjithë përdoruesit dhe kufizojnë në mënyrë të panevojshme aksesin në informacionet dhe komunikimet e shërbimeve emergjente gjatë momenteve vendimtare. Bllokimet nuk janë as të nevojshme e as efektive për arritjen e një qëllimi legjitim, pasi shpesh sjellin konfuzion dhe nxisin më shumë njerëz për t'u bashkuar me demonstratat publike.
Ne me respekt ju kërkojmë:
- Siguroni rikthimin e mediave sociale
- Bëni publik qëndrimin mbi angazhimin tuaj për të mosndërprerjen e internetit dhe për të njoftuar publikun për ndonjë ndërprerje
- Nxisni ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit dhe internetit që të respektojnë të drejtat e njeriut përmes dhënies së informacioneve publike për politikat dhe praktikat që ndikojnë përdoruesit.
Duke folur me Internet pa Kufi, shkrimtarja dhe aktivistja nga Benini, Mylène Flicka nga Irawo theksoi:
Mbyllja e internetit në ditën e zgjedhjeve vetëm shton dyshimin për një proces zgjedhor tashmë të manipuluar. Benini po performon shumë keq në aspektin e demokracisë.
Të gjitha lidhjet në internet rinisën mëngjesin e 29 prillit, kur votimi kishte përfunduar.