Egjipt: Kur besimi flenë me politikën

Blogerja egjiptiane Zeinobia e sulmon papën Shenuda III në njërin nga postimet e saj të fundit këtu, për fjalimin e tij në festën e pashkëve këtë vit.

Akoma ndjehem e mërzitur dhe e hidhëruar nga ajo që papa Shenuda deklaroi dhe bëri lutje në këto pashkë për të ju zgjatur jeta Murabak! Dhe paralajmërimi i njerëzve të tij për shkak se i dëgjojnë këta vandalizma nëpërmjet të internetit, të cilët do të dërgohen në ferr!!??

Ajo vazhdon:

Për myslimanët kjo është diçka e zakonshme, unë e di prej shumë më herët se fjalimi i imamit të Xhamisë në lagjen tonë janë të pranuar nga siguria, por unë nuk mërzitem aq shumë për atë çka ata flasin, të mos përmendi që njeriu besimtar në Islam nuk e ka statusin e asaj botë të cilën e ka besimtari i krishterë
Por për ndonjërin si papa Shenuda nga pozita e tij vjen dhe tregon gjepura të këtilla për këta anëtarë të Fejsbuk të cilët do të digjen në ferr, atëherë ne duhet të mundësojmë hapësirë këtu.

Postimin e sajë ajo e mbaron kështu:

Nuk ekziston arsyetim për papën ose për sheikun nga Al-Azar, në fakt unë do të guxoj të them se ata do të duhet të frikësohen nga Zoti, e jo nga presidenti

Sajberaktivizmi, blogimi dhe përdorimi i Fejsbuk që moti është në shqyrtim të personave zyrtar egjiptian, pas kërkesave që sollën në grevën nacionale me 6 prill, e cila arriti kulmin me revoltën e punëtorëve të Mahalla. Disa bloger si dhe themeluesi i grupit Fejsbuk e emëruar 6 prilli ishin midis mijëra aktivistëve, politikanëve dhe kalimtarëve të rastit të ndaluar nga organet qeveritare atë ditë dhe në ditët vijuese. Sipas kësaj, mbetet që grupi Fejsbuk nuk ishte ajo që udhëhiqte grevën dhe punëtorët të cilët kërkonin fitime më të mëdha dhe rroga më të larta për tu ballafaquar me shpenzimet e jetës së përditshme.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.