
Një marshim në mbështetje të Xhulian Asanzh(Barcelona, 24 shkurt 2020)- Foto e marrë nga llogaria e Flickr e Assemblea Nacional Catalana (CC BY-NC 2.0)
Seanca për ekstradimin e themeluesit të Wikileaks Xhulian Asanzh në Shtetet e Bashkuara në 24 shkurt, çoi në mbledhjen e shumë njerëzve si në rrugë, ashtu dhe në internet për të mbështetur lirimin e tij. Përdoruesi i Twitter-it Bean përmblodhi qëndrimin e shumë njerëzve në të gjithë globin:
Don’t be fooled: Julian Assange is a journalist, not a hacker, and the US wants to make his work—national security journalism—a crime. #DontExtraditeAssange #AssangeCase pic.twitter.com/bnnoDrqmeh
— Bean? (@SomersetBean) February 23, 2020
Mos u mashtroni: Xhulian Asanzh është një gazetar, jo një haker dhe SHBA do ta shndërrojë punën e tij të gazetarisë së sigurisë kombëtare në një krim. #DontExtraditeAssange #AssangeCase pic.twitter.com/bnnoDrqmeh
— Bean? (@SomersetBean) 23 shkurt, 2020
Asanzh gjithashtu një mbështetje të madhe nga gazetarë të njohur:
1200 journals from 98 countries: We urge all journos to speak up in defense of J Assange at this critical time. Dangerous times call for fearless journalism.#JournalistsSpeakUpForAssange.
World-wide journalists condemn court action against Julian Assange https://t.co/2SnV50TwVY
— ?Mary Kostakidis (@MaryKostakidis) February 20, 2020
1200 gazetarë nga 98 vende: Ne u bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve të flasin në mbrojtje të Xh.Asanzh në këtë kohë kritike. Kohë të rrezikshme kërkojnë për një gazetari të patrembur. #JournalistsSpeakUpForAssange.
Gazetarët në mbarë botën dënojnë veprimin e gjykatës kundër Xhulian Asanzh https://t.co/2SnV50TwVY
— ���Mary Kostakidis (@MaryKostakidis) 20 shkurt, 2020
Prapaskenat
Kanë kaluar gati 8 vjet që kur Asanzh kërkoi azil në ambasadën ekuadoriane në Londër dhe 1 vit që nga burgimi i tij në burgun Belmarsh të Mbretërisë së Bashkuar për shkelje të lirimit me kusht.
Në vitin 2006 ai krijoi faqen e tij në internet Wikileaks, në të cilën janë botuar informacione të dala dhe të klasifikuara nga qeveria e SHBA-së dhe burime të tjera. Shembuj të mëdhenj përfshijnë shkrimet e luftës në Afganistan dhe Irak si dhe ”Cablegate”. Asanzh bashkëpunoi me ”shpërndarësen e informacioneve” Çelsi Mening në këto rrjedhje të dhënash. Rasti i ekstradimit lidhet me paditë për komplot për të kryer ndërhyrje në kompjuterë dhe spiunazh. Asanzh mund të dënohet me 175 vjet burg nëse vërtetohet të gjitha akuzat. Ai është akuzuar nga qeveria amerikane për vënie në rrezik të jetëve.
Hero apo keqbërës?
Asanzh është një figurë polemike për shumë arsye. Në vitin 2010, Suedia lëshoi një urdhër-arrest për Asanzhin, në lidhje me akuza për sulm seksual. Akuza ka përfunduar tashmë. Në vitin 2016, botimi i arkivës private të postës elektronike të Hillari Klinton çoi në shkatërrimin e figurës së tij në sytë e shumë përparimtarëve, të cilët e akuzuan atë për bërjen e punës së pistë të Presidentit rus Putin dhe për ndihmën për të zgjedhur Donald Trumpin si President. Asanzh i mohon këto akuza.
Por shumë përdorues të internetit i hedhin poshtë sulmet ndaj Asanzh dhe Wikileaks. Disa besojnë se ajo që është me rëndësi janë parimet e përfshira, jo karakteri i Asanzhit:
“Everyone has a view on Assange. But, frankly, our views should be irrelevant. We, the public, are not in the know. We’re easily manipulated. We can be wrong.” #FreeAssange #DontExtraditeAssange #auspol https://t.co/QGVr2YBuE9
— ?fladdle (@fladdle) February 29, 2020
“Gjithkush ka një pikëpamje mbi Asanzh. Por, sinqerisht, pikëpamjet tona duhet të jenë të parëndësishme. Ne, publiku, nuk jemi në dijeni. Manipulohemi lehtë. Mund të gabohemi.” #FreeAssange #DontExtraditeAssange #auspol https://t.co/QGVr2YBuE9
—?fladdle (@fladdle) 29 shkurt, 2020
Të tjerë refuzojnë ta mbështesin atë për një sërë arsyesh:
Assange deserves no respect, he lost it when he helped Trump get elected.
— Nathan Lewandowski (@NamerElodin) March 6, 2020
Asanzh nuk meriton respekt, ai e humbi kur ndihmoi që të zgjidhej Trump si President.
- Nathan Luandovski (@NamerElodin) 6 Mars, 2020
Assange is no Saint. He's put lives at risk with his actions. Due process is important, 100%, but let's not ignore the bad shit wikileaks has done putting entire families at risk in places like Iraq. Unforgivable.
— Rantomon (@Rantomon) March 5, 2020
Asanzh nuk është Shenjtor. Ai vë jetë njerëzish në rrezik me veprimet e tij. Procesi i duhur është i rëndësishëm, 100%, por le të mos shpërfillim gjërat e këqija që Wikileaks ka bërë duke vënë në rrezik familje në vende si Iraku. E pafalshme.
- Rantomon (@Rantomon) 5 Mars, 2020
Ish-ambasadori australian në Izrael dhe tani deputet i thjeshtë, Dejv Sharma, është bashkuar me politikanë të shumtë që kanë pak kohë për Asanzh. Greg Barns, një avokat për të drejtat e njeriut dhe këshilltar i ekipit të Asanzhit, kohët e fundit e mori Sharmën në detyrë.:
@DaveSharma This is not an either/or proposition. #Assange must be supported as must other Australians detained overseas @AssangeCampaign Imprisoned academic deserves more sympathy than Assange, Sharma says https://t.co/SdF9rZATHW
— Greg Barns (@BarnsGreg) March 2, 2020
@DaveSharma Ky nuk është propozim. #Assange duhet të mbështetet njësoj si Australianët e tjerë të ndaluar jashtë vendit @AssangeCampaign Akademikët e burgosur meritojnë më shumë simpati se Asanzh, thotë Sharma https://t.co/SdF9rZATHW
— Greg Barns (@BarnsGreg) 2 mars, 2020
Ka një grup të vogël anëtarësh pro-Asanzh në Parlamentin federal australian. Deputeti Julian Hill mbështeti ”Xhulianin tjetër” në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve:
They imprison and torture Julian Assange to silence him. I spoke up for his rights today … and the lights in Parliament literally go out…? pic.twitter.com/5T2zehSarU
— Julian Hill MP (@JulianHillMP) February 26, 2020
Ata e burgosën dhe e torturuan Xhulian Asanzhin që ta heshtnin. Fola për të drejtat e tij sot, dhe dritat në Parlament ikën. pic.twitter.com/5T2zehSarU
- Julian Hill MP (@JulianHillMP) 26 shkurt, 2020
Fushata #LironiAsanzhin
Ka patur një ringjallje mbarëbotërore të demonstratave dhe protestave. Akademiku nga Zelanda e Re, Aleks Hill është një aktivist i cili koordinon fushatën QirinjëPërAsanzh:
120 events being held this week for @DEAcampaign
with 35+ ONGOING weekly or fortnightly events worldwide
(25 cities in Germany!) @Candles4Assange
?????????????????????????????
???????????? ???????(=Catalonia)
24 FEB 2020 (37 cities in 22 countries)? @Pamariki + @GreenweaverArch pic.twitter.com/QtGPesJXei
— Antiwar☮AlexHills?? (@GreenweaverArch) February 27, 2020
120 marshime po mbahen këtë javë për DEAcampaign
së bashku me mbi 35 marshime të përjavshme ose dyjavore në mbarë botën
(25 qytete në Gjermani) @QirinjëPërAsanzh
?????????????????????????????
???????????? ???????(=Katalonjë)
24 shkurt 2020 (37 qytete në 22 shtete)?@Pamariki + @GreenweaverArch pic.twitter.com/QtGPesJXei
—Kundër luftës ☮AleksHills?? (@GreenweaverArch) 27 shkurt, 2020
Separatistët katalanë,Assemblea Nacional Catalana, e postuan foton në Flickr. Ajo paraqet një protestë në Barcelonë në 24 shkurt. Një pjesë e titullit thotë: “L’Assange va donar suport a l’autodeterminació de Catalunya: ara som nosaltres qui li’n donem!” (Asanzh mbështeti vetë-vendosmërinë e Katalonjës. Tani, do t'ju a kthejmë atë!”)
Avokatja guatemalase Renata Avila (një anëtare e komunitetit të Global Voices) raportoi nga dita e katërt e dëgjimit rreth çështjes së fundit që përfshinte trajtimin e Asanzh në sistemin gjyqësor:
Summary of #Assange extradition case today: the accused cannot “hear” the arguments and the Judge refuses to fix it: he just wants to sit next to his lawyers. Globally reasonable. She refused. She even threatened to extend the process. Due process? Or punishment by process?
— Renata Avila (@avilarenata) February 27, 2020
Përmbledhja e rastit të ekstradimit #Asanzh sot: i akuzuari nuk mund të “dëgjojnë” argumentet dhe Gjykatësja nuk pranon ta rregullojë atë: ai vetëm dëshiron të ulet pranë avokatëve të tij. Tërësisht e arsyeshme. Ajo refuzoi. Ajo madje kërcënoi se do ta zgjasë procesin. Procesi i duhur? Apo ndëshkim nga procesi?
- Renata Avila (@avilarenata) 27 shkurt, 2020
Kjo pason pretendimet e mëparshme nga raportuesi i posaçëm i OKB-së, Nils Melzer, se Asanzh ”është torturuar dhe vazhdon të torturohet” në burgun Belmarsh.
Ka me qindra faqe në Facebook si Free Julian Assange dhe dhjetra mijëra poste në Instagram që peticionojnë për lirimin e tij.
Çelsi Mening tentoi të vriste veten
Ndërkohë, Çelsi Mening u njoftua të ketë tentuar vetëvrasje në burgun amerikan në të cilin ajo po mbahet, pasi refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve përpara një jurie të madhe rreth Asanzh:
This is devastating news. Chelsea Manning should be freed immediately! #FreeChelseaManning #FreeAssangeNOW https://t.co/P2c8QWghPa
— Ayrton Evans ⏳? (@AyrtonEvans_) March 12, 2020
Ky është një lajm shkatërrues. Çelsi Mening duhet të lirohet menjëherë! #FreeChelseaManning #FreeAssangeNOW https://t.co/P2c8QWghPa
— Ajrton Evans⏳? (@AyrtonEvans_) 2 mars, 2020
Në një zhvillim të mëvonshëm, një gjykatë ka urdhëruar lirimin e saj pasi juria e madhe është shpërbërë. Wikileaks është përgjigjur:
The WikiLeaks Grand Jury running 10+ years has been disbanded. Chelsea Manning and Jeremy Hammond have been released from its coercive machinations. Now drop all charges against #julianassange and release him. pic.twitter.com/qoHuUvvFcg
— WikiLeaks (@wikileaks) March 13, 2020
Juria e madhe e WikiLeaks që vepronte për më shumë se 10 vjet është shpërbërë. Çelsi Mening dhe Xheremi Hamond janë liruar nga makineritë e saj shtrënguese. Tani hiqni të gjitha akuzat ndaj #julianassange dhe lirojeni atë. pic.twitter.com/qoHuUvvFcg
-WikiLeaks (@wikileaks) - 13 Mars 2020
Peticion online
Filip Adams nga Brisban filloi një peticion online në vitin 2018 i cili ka mbi 365,000 firma. Peticioni i drejtohet Ministres së Jashtme të Australisë, Maris Pejn dhe Kryeministrit Skot Morison për të mbrojtur Asanzhin: ”Xhulian Asanzh është një shtetas australian dhe si i tillë, është përgjegjësi bazë e qeverisë australiane për të mbrojtur dhe siguruar që të drejtat e tij të njeriut të mos shkelen dhe deri tani, qeveria australiane ka dështuar.”
Transmetuesi i radios dhe personalitet i medias me të njëjtin emër, është gjithashtu në anën e Asanzh duke u kërkuar të gjithëve të bëjnë më shumë:
In The Weekend Australian Magazine today by @PhillipAdams_1
“It is we who are guilty of treason, treason against our principles. Not Julian Assange “#FreeAssangeNOW #DontExtraditeAssange pic.twitter.com/zRjxPtBqSA
— People For Assange (@people4assange) February 28, 2020
Në revistën javore australiane, sot nga @PhillipAdams_1
”Jemi ne fajtorët për tradhti, tradhti kundër parimeve tona. Jo Xhulian Asanzh” #FreeAssangeNOW #DontExtraditeAssange pic.twitter.com/zRjxPtBqSA
— People For Assange (@people4assange) 28 shkurt, 2020
Seanca e ekstradimit rifillon në maj.