- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Ekuador: Lidhje e unionit Kriejtiv Komons

Kategoritë: Amerika Latine, Ekuadori, Arsimi, Ligji

Në kohën e ngjarjes së mirë reklamuar, Ekuadori iu bashkëngjit vendeve tjera të cilat ofrojnë shpërndarje pa pagesë të informative dhe përmbajtjeve nën licencë të quajtura Kriejtiv komons [1]. Delegacione nga Kolumbia, Argjentina, Meksiko, Çile, Venezuela, Peru, Brazil, Ekuadori, El Salvadori, Kostarika, Honduras, Republika Dominikane dhe Kuba arritën një ditë para ngjarjes për të marrë pjesë në CREAD-in e dytë Andres kongres dhe VIRTUALEDUKA samiti i dytë, ku ata bisedojnë për kualitetin e mësimit nga distance. Gjithashtu prezantues ishin 26 eksperte nga 4 kontinente, nga Europa, Azia, Amerika dhe Afrika.

Lëshimi i Kriejtiv komons – Ekuador ishte planifikuar të jetë pjesë e këtij takimi dhe ishte organizuar nga Universiteti Teknik Loja (UTPL), anëtarë i KREAD. Pas disa muaj angazhim, mentorët Xhuan Xhose Puertas Ortega dhe Karlos Korteja Lojola përfundimisht e panë rezultatin e punës së tyre të rëndë.

GVO i ndoqi ngjarjet nëpërmjet postimeve nga Eduardo Avila të cilat u paraqitën këtu [2] dhe këtu. [3].

Kriejtiv komons 3.0 [es] [4] në Ekuador është juridiksioni i 45-të nga e gjithë bota, e cila e pranoi licencimin nën Kriejtiv komons dhe sipas deklaratës për shtyp ata janë “të interesuar për promovimin e prodhimeve kulturore dhe kërkimeve, dhe prandaj, e ngritëm iniciativën e licencës si alternativë e “të gjitha të drejtat e mbrojtura” të të drejtave autoriale. Për ta arrit këtë, kaluam nëpër proces të adoptimit të licencave internacionale të legjislacionit tonë dhe punuam bashkë me unionin tonë dhe përfaqësues të shquar nga fusha e të drejtave autoriale, me qëllim të arrijmë prezantim publik në lëshimin e tij. “Më shumë mund të lexohet në dorëshkrimin e ri (pdf [5]).

Ekuadorianët të cilët nuk mundën të marrën pjesë në lëshimin e Kriejtiv komons – Ekuador, mundën ti ndjekin ngjarjet përmes veb faqes së Universitetit Teknik Loja, UTPL i hapur [es] [6], i cili mban më shumë informata. Për disa video nga i gjithë progresi për të cilin investuam, ju lutemi, vizitoni kanalin JuTub [7] të universitetit..

Siç theksuam në fillim, shumica e blogerëve ekuadorian e përkrahën këtë process, i cili filloi me 10 mars të vitit 2008. Nelson Piedra bashkë me Paulo gjallë bloguan ceremoninë, e cila ishte e ndjekur nga mijëra njerëz jo vetëm në Amerikën Latine, por nga e gjithë bota. Ja reagimet e para nga blogosfera lokale:

Angel Gulan [es] [8], bloger dhe gjithashtu anëtarë i bashkisë Saraguro [9] thotë se Kriejtiv komons – Ekuador ishte përgjithësisht e suksesshme:

Con total satisfacción se cumplió el lanzamiento de Creative Commons Ecuador, para ver la cronología del evento aqui en el blog de Nelson Piedra.

Përmbushja totale u arrit me lëshimin e Kriejtiv komons, kapitull Ekuador; të shikohet kronologjia e ngjarjeve këtu në blogun e Nelson Piedra.

Bloger dhe shfrytëzues i Kriejtiv komons, Palulo [es] [10] ishte i shpejtë që ta çliroj përmbajtjen e blogut të tij:

Todos los creadores de arte, blogs, etc. de Ecuador están llamados a compartir sus creaciones o ceder ciertos derechos de ellas, todo en bien por crecer juntos y generar más conocimiento.

Krijues të artit nga Ekuadori, bloger dhe të ngjashëm. Çdonjëri nga ata është i ftuar ti shpërndaj krijimet e veta ose të dorëzojnë të drejta të caktuara për ata, krejt me qëllim që të bashkohemi dhe të japim më shumë njohuri.

Blogu i sektorit për informata teknologjike edukative [11] të universitetit nacional Loja, thotë:

…Estamos por buen camino con lo de otros paises llevan en lo relacionado a la Web 2.0, e-learning, EVA, etc……..Un deber como docente es compartir con todos ustedes nuestra experiencia.

Na shkon mirë, njëjtë si vendeve të tjera të cilat kërkojnë nga veb 2.0, e-mësimi, VLE, etj…Obligimi i mësuesit është ta shpërndajë përvojën e tij me të gjithë.

ccec.jpg
Logo-ja e lëshuar nga Kriejtiv komons 3.0-Ekuador.