Nga Brazili në Kosovë deri në Filipine, qytetarët e mbyllur protestojnë nga dritaret e tyre

Brazilianët e karantuar protestojnë nga shtëpitë e tyre gjatë fjalimit televiziv të Presidentit Jair Bolsonaro në 24 Mars. Foto: Pamje nga video nga Deutsche Welle/YouTube.

Shikoni mbulimin e veçantë të Global Voices për ndikimin global të COVID-19.

Ka shumë mundësi që të jeni në vet-izolim nëse jeni duke e lexuar këtë. Një në çdo tre njerëz në tokë është nën një lloj distancimi shoqëror në ndërkohë që qeveritë përpiqen të ngadalësojnë përhapjen e COVID-19, i cili ka marrë më shumë se 100,000 jetë që kur koronavirusi u zbulua për herë të parë në Kinë në Dhjetor 2019.

Bllokadat janë vëzhguar nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilat i bëjnë thirrje qeverive të bëjnë kujdes në kufizimin e lirive civile në këto rrethana të jashtëzakonshme. Por kufizimet paraqesin një paradoks për përgjegjshmëri për këtë çështje: Si mund të sigurohen qytetarët që zyrtarët të mos keqpërdorin fuqitë e tyre të reja emergjente kur protestat publike paraqesin një rrezik të menjëhershëm për njëri-tjetrin?

Për fat të mirë, njerëzit kanë gjetur alternativa. Nga Kosova në Spanjë, nga Brazili gjer në Filipine, goditjet e tenxhereve nga ballkonet dhe dritaret e tyre, shfaqen si një mënyrë e sigurt ndaj COVID-19 për të tërhequr vëmendjen e politikanëve.

Sigurisht, demonstrime të tilla nuk janë asgjë e re. Siç është dokumentuar nga historiani Emmanuel Fureix, kjo lloj proteste është parë për herë të parë në Francë në 1830. Në atë kohë, kur republikanët që kundërshtonin monarkinë e Louise-Philippe përdornin enët e kuzhinës për të bërë zhurmë, si shenjë proteste, që quhej charivari.

Kjo metodë e rezistencës më vonë arriti në pjesë të tjera të botës. Në vitin 1961, gjatë luftës së pavarësisë së Algjerisë, një protestë u bë e njohur si “nata e tenxhereve.” Protesta të tjera popullore të këtij lloji ndodhën në Kili në 1971, gjatë administratës Allende, në Quebec gjatë protestave studentore të 2012, dhe në Turqi në 2013, gjatë protestave të Parkut Gezi. Sot është veçanërisht e popullarizuar në Amerikën Latine, ku njihet si cacelorazo, dhe panelaço në Brazil.

Në Kosovë, nga dritaret e tyre qytetarët u lutën autoriteteve që të vënë jetët para politikës

Në Kosovë, qytetarët goditën enë dhe tigan nga ballkonet dhe dritaret e tyre çdo natë gjatë një javë për të shfaqur pakënaqësi me situatën aktuale politike – një luftë për pushtet në koalicionin qeverisës për masat emergjente.

Protestat nuk e ndaluan kryeministrin të humbasë një mocion mosbesimi më 25 mars, duke e bërë qeverinë e Kosovës të parën në botë që të binte në lidhje me krizën e koronavirusit..

LAJME – Televizioni i Kosovës transmeton drejtpërdrejt protestën e njerëzve nga ballkonet, ndërsa votimi fillon për të rrëzuar qeverinë.

Me përjashtimin e qeverisë së Kosovës, vendimi për të formuar një qeveri të re ose për shpërndarjen e parlamentit të vendit dhe thirrjeve për zgjedhje të parakohshme i bie Presidentit Hashim Thaçi, përfituesi kryesor i shkarkimit të kryeministrit. Sidoqoftë, mbajtja e zgjedhjeve në mes të një pandemie duket e pamundur, duke lënë disa çështje të rëndësishme në ajër:

Mocioni kaloi, qeveria u rrëzua, e ekspozuar ndaj një pasigurie ekstreme, të karantinuar, duke luftuar Covid-19, duke krijuar një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Një listë e gjatë e çështjeve që mundojnë cdo qytetar mesatar të Kosovës.

Në Spanjë, një cazerolada kundër mbretit

Më 19 Mars 2020, pasi Mbreti i Spanjës Felipe VI, mbajti një fjalim të transmetuar në mbarë vendin duke kërkuar unitet për t'u përballur me COVID-19, njerëzit dolën në dritaret dhe ballkonet e tyre për të kërkuar që babai i tij, Juan Carlos I, t’i dhuronte sistemit shëndetësor publik 100 milion euro gjoja se i ka në një llogari bankare zvicerane, dhënë nga Mbreti i Arabisë Saudite.

Spanjë: Goditje masive e tenxhereve dhe tiganëve në protestën kur Mbreti filloi një fjalim televiziv drejtuar kombit. Njerëzit e mbyllur dalën në ballkonet e tyre për të refuzuar korrupsionin e Kurorës. Mund të them vetëm # NiVirusNiCorona. # Cacerolada

Vetëm disa ditë më vonë, një protestë e ngjashme u mbajt kundër kryeministrit Pedro Sánchez dhe qeverisë së tij, duke kritikuar trajtimin e tij të pandemisë COVID-19:

Goditje e enëve dhe tiganëve për një kohë. DORËHEQJA e Pedro Sanchez, në Capitán Haya, Madrid.

Më 1 Prill, e djathta dhe ekstremi i djathtë përsëri u bënë thirrje mediave sociale nën sloganin #cacerolada21h për një protestë nga ballkonet kundër trajtimit të qeverisë për krizën COVID. Sidoqoftë, kjo thirrje përfundoi duke pasur pak ose aspak sukses në disa pjesë të Spanjës.

Një muaj protesta gjatë natës kundër Presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro

Që nga 17 Mars, tenxhere dhe tigane po bëjnë jehonë nga familjet braziliane rreth orës 8:30 pasdite, çdo natë, protestohet për mënyrën se si Presidenti Jair Bolsonaro po administron politikat për të përballuar pandeminë COVID-19 në një vend me 200 milion njerëz:

“Bolsonaro jashtë!” thonë në qendër të qytetit São Paulo.

Nata e parë e protestave u zhvillua një ditë para datës origjinale që ishte planifikuar përmes rrjeteve sociale. Në qytetet që shtriheshin nga veriu në jug të vendit, madje edhe në lagje që godisnin të njëjtat pajisje kuzhine që kërkonin heqjen e presidentit të majtë Dilma Rousseff katër vjet më parë, njerëzit bërtisnin: “Jashtë, Bolsonaro!”

Natën tjetër, më 18 mars, vetëm gjysmë ore pasi filluan protestat, Bolsonaro u përpoq ta shndërronte këtë akt rezistence duke ju bërë thirrur njerëzëve të godisnin enë dhe tigan në mbështetje të qeverisë së tij::

- Lajmet e Sotme (TV Globo) dhe Revista (Veja) publikojnë në mënyrë aktive PROTESTEN E TENXHEREVE DHE TIGANEVE sonte në orën 20:30 kundër Presidentit Jair Bolsonaro.
– Por, i njëjti shtyp, i cili pretendon se është i paanshëm, NUK I BERI PUBLICITET një tjetër PROTESTE TE TENXHEREVE DHE TIGANEVE, në orën 21 NE MBESHTETJE TE QEVERISE SE JAIR BOLSONAROS.

Presidenti brazilian ka qenë duke minimizuar efektet e pandemisë, duke e cilësuar COVID-19 “një grip të vogël” dhe duke i cilësuar masat e mbulimit mediatik dhe të masave të izolimit social të miratuara nga qeveritarët e shteteve si “histerike”. Në disa shtete, autostradat janë bllokuar, autobusët ndërshtetëror janë pezulluar, ngjarjet janë anuluar dhe shkollat janë mbyllur.

Bolsonaro ka dhënë tre fjalime televizive drejtuar popullit që kur Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e shpalli COVID-19 një pandemi në 11 Mars. Mesazhet e tij janë përshkruar si konfuze  dhe të crregullta, ndonjëherë duke kritikuar drejtpërdrejt udhëheqësit e shteteve dhe të tjerët që bëjnë thirrje për “bashkim”.

Në dy javët e fundit, presidenti brazilian ka shkuar aq larg sa që bëri thirrje për rihapjen e shkollave dhe tregtisë, në mbrojtjen e “izolimit vertikal”, të tipit të imponuar vetëm për njerëzit në grupe me rrezik të lartë dhe si presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke mbrojtur një përdorim të gjerë të chloroquine-s kundër COVID-19, pavarësisht mungesës së provave të mjaftueshme shkencore për efektivitetin e saj.

I rrethuar nga ndihmësit dhe kamerat, Bolsonaro gjithashtu ka shkuar disa herë në rrethina rreth kryeqytetit Brasília, duke folur dhe shtrënguar duart me mbështetësit. Në ekskursionin e tij të fundit më 10 Prill, ai deklaroi: “Askush nuk do të frenojë të drejtën time për të ardhur dhe për të shkuar”.

Aleatët dhe drejtuesit e Kongresit Kombëtar e kanë kritikuar atë për kundërshtimin e rekomandimeve të OBSH.

#Protestëngashtëpia në Filipine

Kadamay, një grup i varfër urban në Filipine, organizoi aksione proteste kundër zhurmës për të nënvizuar shpërndarjen e ngadaltë të ndihmës qeveritare për ushqimin. Urdhri i bllokimit, megjithëse synonte të përmbante shpërthimin e COVID-19, gjithashtu ndërpreu ushqimin e shitësve të rrugës dhe punëtorëve të tjerë nga sektori informal:

Mungesa e një plani të qartë se si të shtrihet ndihma për familjet e varfëra e shtyu Kadamay të organizojë protestën, e cila përfshinte zhvendosjen e kaldero (tenxhereve) bosh në shtëpi. Slogani në Twitter #ProtestongaShtëpia u thirr me 22 Mars, pasi fushata fitoi mbështetje nga interneti në vend. Policia u përgjigj duke akuzuar Kadamay-n se ishte anti-Filipinas.

Protesta gjithashtu kërkoi që qeveria të kryejë testime masive për COVID-19, dhe të përcaktojë përparësi dërgimin e ndihmës për komunitetet e prekura.

Gratë argjentinase bëjnë zhurmë kundër dhunës në familje

Në Argjentinë, tingujt e enëve të kuzhinës u dëgjuan gjithashtu në protesta kundër rritjes së dhunës ndaj grave  gjatë karantinës. Mijëra gra ishin të përfshira në këto protesta, të cilat gjithashtu kërkuan uljen e pagave të politikanëve:

Këtë të hënë natën, u dëgjua një cacerolazo në lagje të ndryshme të Buenos Aires. Nën sloganin #Ruidazo, të cilat gjithashtu kërkuan uljen e pagave të politikanëve:

Mbroni të prekurit në Uruguaj

Goditja e tenxhereve dhe tiganëve ishte gjithashtu metoda që shumë uruguaianë e përdorën për të thirrur masa të mbrojtjes sociale për më të prekurit gjatë krizës COVID-19, megjithëse të tjerët u përpoqën ta kundërveprojnë atë duke luajtur himnin kombëtar dhe duke duartrokitur:

Me himn dhe të gjitha #SuenaUruguay #uruguay #montevideo #cacerolazo

Ashtu sikur që qytetarët e mbarë botës janë të bashkuar në luftën kundër pandemisë COVID-19, duket që sot kur protestat në rrugë janë të pamundura, ata gjithashtu bashkohen për të protestuar duke goditur tenxhere dhe tigan.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.