- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Media shtetërore ruse nuk pranon të intervistojë drejtoren ekzekutive të kompanisë së makinave, pasi zbulon se është grua

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Rusia, Gratë e çështjet gjinore, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, RuNet Echo
[1]

Imazhi prej kartoni i drejtores ekzekutive Irina Reyder në zyrat në Rusi të BlaBlaCar. Foto: Irina Reyder në Facebook [1]

Irina Reyder, drejtorja ekzekutive e filialit rus të shërbimit për përdorimin e përbashkët nga disa persona të makinave në udhëtim, BlaBlaCar, thotë se asaj iu anulua ftesa për një intervistë në kanalin shtetëror Channel One kur redaktori i programit mori vesh se ajo ishte grua.

Reyder shkroi [2] rreth incidentit në faqen e saj në Facebook. Ajo thotë se po dëgjonte telefonatën mes redaktorit të Channel One dhe shefit të marrëdhënieve me publikun të BlaBlaCar dhe e regjistroi bisedën:

Р (редактор передачи “Доброе утро”): Формат будет такой: корреспондент едет за рулем и берет интервью у вашего эксперта.

PR (PR – менеджер BBC): Да, отлично.

Р : А кто будет спикером?

PR: Наш генеральный директор Ирина Рейдер.

Р : Ой….у вас же был замечательный парень ..

С: Да, у нас был генеральный директор Алексей Лазоренко, а сейчас Ирина Рейдер.

PR : Да, я знаю, что в прошлом году у вас сменился генеральный директор. Но Ирина как спикер не подходит. Понимаете, у зрителя есть стереотипы… Ну, там, хороший юрист – это мужчина. Или автомобильный эксперт – мужчина, но не женщина. Может быть вы, Сергей, сможете дать нам интервью?

E (një redaktor për programin Mirëmëngjes): Ja formati: reporteri ynë është duke ngarë një makinë ndërsa interviston ekspertin tuaj.
PR (zyrtari PR për BlaBlaCar): Po, shumë mirë.
E: Dhe kush do të jetë eksperti?
PR: Drejtorja jonë Irina Reyder.
E: Oh … keni patur një djalë fantastik më përpara, apo jo?
PR: Po, kemi pasur Alexey Lazorenko si CEO, tani është Irina Reyder.
E: Po, e di për ndryshimet në udhëheqjen tuaj vitin e kaluar. Por Irina nuk më bën punoë si eksperte. Shih, audienca jonë ka stereotipe të caktuara … Ju e dini, kur flitet për një avokat të mirë, zakonisht është një burrë. Ose dikush që di shumë për makinat – një burrë, por jo një grua. Ndoshta ju, Sergej, mund të na jepni intervistën?

Kur shefi i marrëdhënieve me publikun i tha redaktorit se nuk kishin ekspertë meshkuj në kompani, thotë ajo, ky i fundit premtoi se do ta merrte dhe një herë në telefon pasi të konsultohej me producentin. Në një telefonatë tjetër, më vonë, i tha përfaqësuesit të BlaBlaCar se formati i materialit kishte ndryshuar dhe se do të intervistoheshin përdoruesit e shërbimit.

“Çfarë mendoni ju? Ekspertët e rinj do të jenë mjaftueshëm të aftë?”, iu drejtua Reyder me sarkazëm ndjekësve të saj.

Në një koment për TJournal [3], një faqe për teknologjinë dhe mediat sociale, zyra e shtypit e Channel t One nuk e mohoi vërtetësinë e bisedës, por këmbënguli se qasja nuk ishte seksiste. Megjithatë, shpjegimi i tyre nuk ofroi mbështetje të fortë për këtë pretendim:

Два корреспондента — молодой человек и девушка – планируют продемонстрировать мужской и женский подход к экономии. При этом девушка советуется с мужчинами-экспертами, а молодой человек — с экспертами-женщинами. Поскольку девушка планирует экономить на поездках, ей предстоит разговаривать с представителем сервиса поиска попутчиков (да, по задумке этого сюжета, а не из-за гендерного неравенства, он должен быть мужчиной).

Dy gazetarë, një djalë i ri dhe një grua, synojnë të tregojnë dallimin në mes të qasjes mashkullore dhe femërore ndaj kursimeve. Reporterja e re do të intervistojë ekspertë meshkuj, ndërsa djali do të intervistojë gratë. Për shkak se qëllimi i gazetares është të kursejë kur merr shërbimet e makinave, ajo do të flasë me një përfaqësues të shërbimit (po, për shkak të strukturës së raportimit, jo pabarazisë gjinore, duhet të jetë një burrë).

Si qasja e gruas ndaj kursimeve është e ndryshme nga ajo e një burri, Channel One nuk e shtjelloi argumentin. Por publiku nuk u bind dhe përgjigjja e rrjetit televiziv u prit me kritika.

Drejtoresha e BlaBlaCar, Irina Reyder, tha se iu anulua ftesa për në emisionin Mirëmëngjes në Channel One nga redaktori kur ata kuptuan se ajo ishte grua. Është shumë e çuditshme që ka ende aspekte të çmendurisë së Channel One që ne nuk i dimë.

Pavarësisht reagimit të ashpër me të cilin u ndesh Channel One në internet, Rusia ende ka një rrugë të gjatë për të bërë në aspektin e barazisë gjinore. Rusia renditet e 75-ta mes 149 vendeve të anketuara nga Raporti Global i Gjinisë [5] 2018 i Forumit Ekonomik Botëror, duke shënuar pikë pozitive për qasjen e barabartë në kujdesin shëndetësor dhe arsimin për gratë, por me mungesa në legjislacionin për mbrojtjen e të drejtave [6] të tyre. Feministët rusë dhe mbështetësit e tyre shpesh përdorin mediat sociale dhe satirën [7] për të nënvizuar zakonet dhe praktikat seksiste.