- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Projekti argjentinas dokumenton artin e rrugës nga e gjithë Amerika Latine

Kategoritë: Amerika Latine, Argjentina, Art e Kulturë, Historia, Media e qytetarëve
[1]

Nga Instagrami i ACL.

Arte Callejero Latinoamérica (Arti i Rrugës Amerika Latine ose ACL) është një projekt në Argjentinë që përdor mediat sociale për të mbështetur dhe dokumentuar artin e rrugës nga e gjithë Amerika Latine.

Sipas faqes së internetit [2], projekti ka lindur në kontekstin e Depresionit të Madh Argjentinas [3] 1998-2002, kur papunësia arriti në 20 për qind dhe trazirat e plaçkitjet ishin një gjë e zakonshme. Kriza bëri që katër presidentë [4] të jepnin dorëheqjen në një hapësirë kohore prej vetëm dhjetë ditësh në vitin 2001 dhe qeverinë që të mos paguante dot borxhet, hera e parë në histori në këto përmasa. Deri në vitin 2003, varfëria u rrit nga 26,7% në vitin 1999 në 51,7% [5].

Arte Callejero filloi t'i kushtonte vëmendje përgjigjeve vizive dhe artistike të krizës në rrugët e Buenos Aires dhe t'i dokumentonte në një faqe interneti. Gjatë viteve, ajo nisi organizimin e ekspozitave e gjithashtu nxiti shpërndarjen në platformat e mediave sociale.

Themeluesi i projektit është Ivan Andrada [6], një artist nga Argjentina. Ai i tha Global Voices nëpërmjet Instagram-it se ka organizuar ekspozita të artit të rrugës në Kili dhe Meksikë dhe se shpesh udhëton nëpër rajon për të promovuar ACL.

Këtë vit, ACL është duke festuar 15 vjetorin me një festival të artit rrugor [7] në Buenos Aires, nga 24 prilli deri më 25 maj. Festivali përmban ekspozita, debate dhe shfaqje dokumentaresh me artistë të rrugës nga Amerika Latine.

Faqja e Facebook-ut [8], YouTube, dhe arkiva e Instagram-it janë një thesar i artit të rrugës nga rajoni, në të gjitha format e tij. Prania më e theksuar është në Instagram [1], ku kanë rreth 10,000 ndjekës. Llogaria e tyre gjithashtu ripublikon fotot e muraleve të përdoruesve të tjerë të Instagramit.

Krijimi i mëposhtëm, i fotografuar në Buenos Aires dhe i ripunuar nga ACL, tregon një imazh të poetit kilian Pablo Neruda. Teksti pasqyron opinionet e fundit të lexuesve për të shkuarën misogjeniste [9], madje edhe të dhunshme [10] të laureatit të çmimit Nobel.

View this post on Instagram

Repost de @stickerartec – Visto en #Belgrano #BuenosAires Autor: @quehacesmapache . . #PabloNeruda #Neruda #DaddyYankee #StreetArt #ArteCallejero #artecallejerolatinoamerica #Pegatina #Calco #Urban #UrbanArt #ArteUrbano #Street #Sticker #StickerCulture #CulturaSticker [11]

A post shared by #FestivalACL2019 [1] (@arte.callejero.latinoamerica) on

Në të shkruhet: “Sonte mund të shkruaj reshtat më misogjenistë. Pablo Neruda, bashkëpunim me [këngëtarin regeton] Daddy Yankee.” E parë në Belgrano, Buenos Aires.

Shumë nga postimet e ALC theksojnë punimet vizuale me mesazhe të forta politike. Ky mural në San Paolo, Brazil, që tregon bashkëthemeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, është një nga shembujt:

View this post on Instagram

Repost de @buenocaos – Nem via Twitter. Tio Zuck mandando a real nas ruas de São Paulo. Revolucionários de cartolina ✊ Zuckerberg is sending some messages in the streets of São Paulo: "Revolution will not be through Facebook, Instagram nor WhatsApp". Paperboard revolutionaries 👊 #streetart #urbanart #wheatpaste #pasteup #lambelambe #lambe #arteurbana #zuck #facebook #instagram #whatsapp #revolucionáriosdecartolina [12]

A post shared by #FestivalACL2019 [1] (@arte.callejero.latinoamerica) on

Murali: “Revolucioni nuk do të ndodhë nëpërmjet Facebook”
Diçitura: “As nëpërmjet Twitter.”

Gjithashtu në Brazil, ky mural përshkruan presidentin e vendit Jair Bolsonaro:

View this post on Instagram

repost de @ricardogelli – Não ao racismo, a misoginia, ao sexismo, a homofobia, a xenofobia… não ao fascismo. Não ao terror. Viva a democracia! ♥️ #elenão #elenunca #elejamais [13]

A post shared by #FestivalACL2019 [1] (@arte.callejero.latinoamerica) on

Diçitura: “Jo racizmit, misogjinisë, seksizmit, homofobisë, ksenofobisë … Jo fashizmit, jo terrorit. Jetë të gjatë demokracisë!”

Postimi i mëposhtëm ka të bëjë me kohën e diktaturës ushtarake argjentinase [14] (1976-1983) kur rreth 30,000 njerëz u zhdukën nga shteti dhe bashkëpunëtorët e tij.

View this post on Instagram

repost de @dexpierte_colectivo – 43 años del golpe de Estado que inició la dictadura militar y con ella, una represión sistemática, inédita en la historia Argentina. No olvidamos #Odiosuguerra #pasteup #sinolvido D.E.X.P.I.E.R.T.E [15]

A post shared by #FestivalACL2019 [1] (@arte.callejero.latinoamerica) on

Murali: “76-16, 40 vjet, kurrë më” dhe “E njëjta e kaluar, i njëjti armik, e njëjta mundësi: çlirimi”
Diçitura: “43 vjet që nga grushti i shtetit që solli diktaturën ushtarake dhe me të, një shtypje sistematike, të pashembullt në historinë e Argjentinës. Ne nuk e kemi harruar”.

Postimi i mësipërm është bërë nga kolektivi artistik argjentinas Agra [16]. Ata e vunë në internet, që të tjerët nga rajoni mund ta ripublikonin. Kështu bëri Dexpierte Colectivo nga Kolumbia, që e vuri në një mur të kryeqytetit, Bogota.

Një shembull tjetër i postimeve të ALC vjen nga Meksiko Siti, me një imazh që kujton kalimtarët për ngjarjet e vitit 1968 [17], kur policia vrau qindra vetë në protestat studentore [18]:

View this post on Instagram

repost de @emm_g.g – #Memories #tlatelolco #tlatelolco68 #mexico [19]

A post shared by #FestivalACL2019 [1] (@arte.callejero.latinoamerica) on