Iran: Faqe e re për racizmin kundër afganëve
Disa blogues shprehën indinjatën e tyre kur mësuan se afganët që jetojnë në Isfahan të Iranit, nuk u lejuan nga autoritetet që të dalin në park më 1 prill 2012, për ta festuar ditën e 13-të të Vitit të Ri të Nevruzit. Është tradicionale që kjo ditë të shënohet duke dalë jashtë për piknik.
Edhe pse një zyrtar në Isfahan mohoi [persisht] që afganët të kenë qenë qëllim i një ndalese të tillë, në Facebook u krijua një ngjarje për t'i inkurajuar iranianët ta luftojnë racizmin. Në logon e kësaj faqeje thuhet, “Të gjithë jemi afganë”. Pothuajse 4.000 njerëz e përkrahën këtë fushatë.
Sipas disa raportimeve, përveç një numri të madh të emigrantëve dhe të refugjatëve afganë, mbi një milion refugjatë afganë të paevidentuar, jetojnë momentalisht në Iran.
Bloguesi iranian Sepid dhe Siah (që do të thotë Bardhë e Zi) thotë [persisht]:
Vëlla dhe motër ime afgane, unë jam i turpëruar. Jam i turpëruar për shkak se vendi im, ku ju jeni strehuar, nuk është një nikoqir i mirë për ju… Por, çka mund të pres prej disa njerëzve në pushtet, të cilët përpiqen t'u nënçmojnë me vite, ata tashmë i kanë nënçmuar iranianët. Por, unë jam i turpëruar që vetë populli im nuk ju kupton.
Khorshidneshan shkruan [persisht]:
Racismi është njëra nga karakteristikat e iranianëve. Problemi nuk qëndron vetëm te Republika islamike dhe ndonjë zyrtar torollak në Isfahan, i cili ua ndalon afganëve të mblidhen në park. Problemi vjen prej nesh, popullit [iranian], për shkak se ne i përkrahim ata dhe nuk protestojmë… Diskriminimi kundër tyre nuk është ndonjë gjë e re. Është shumë e vështirë ose e pamundur që afganët të marrin letërnjoftim iranian edhe sikur të jetojnë me vite të tëra në Iran ose, edhe sikur të martohen me ndonjë iranian(e).
Në blogun Shahin Shar, thuhet [persisht], t'i japim fund sot racizmit kundër afganëve në Iran. Bloguesi ka publikuar disa fotografi, ku shihet, në një rast, se si afganëve u është ndaluar të lahen në një pishinë.
Për shkak të censurës së madhe në Iran, ndoshta edhe asnjëherë nuk do ta kuptojmë se çka në të vërtetë ka ndodhur atë ditë në park. Në ndërkohë, mund të jemi të sigurt se shumë iranianë e dijnë se ka diskriminim të vazhdueshëm ndaj afganëve, dhe ata dëshirojnë të hapin një faqe të re.
Kategoritë

Komento
Ngjarjet Kryesore Botërore
Bëhu pjesë e Global Voices!
Të fundit
- ‘Mos u kthe, se do të zhdukesh’: nëna Ujgure i lutet vajzës së saj jashtë vendit 17 dhjetor 2020
- Qeveria e re në Uruguaj i jep përparësi sigurisë, me koston e lirisë së shprehjes? 16 dhjetor 2020
- Historia e intelektualëve të Amerikës Latine që gjatë Luftës së Ftohtë, gjetën ngushëllim në Pragën komuniste 14 dhjetor 2020
- Historia e Haggadah-s së Sarajevës, libër mesjetar hebre që i mbijetoi inkuizicionit, holokaustit dhe luftërave jugosllave 12 dhjetor 2020
- Si përfundoi të favorizojë diskutimin racistë në social mediat kineze Një përkthim jo korrekt nga “Black Lives Matter “? 25 nëntor 2020
- Akti i Sigurisë Kombëtare të Pekinit hyn në fuqi në Hong Kong 24 nëntor 2020
- Fatkeqësia e pathënë e grave të burgosura në Afrikë, Amerikë dhe Azi gjatë pandemisë 26 tetor 2020
- Rrëmbimi i gazetarit ngre shqetësime rreth lirisë së medias në Pakistan 25 shtator 2020
- Thyerja e ciklit të dhunës në familje, më e vështirë gjatë karantinës së Ekuadorit 28 korrik 2020
- Nacionalistët në Maqedoninë e Veriut përdorin mbylljen e kufirit për të përhapur konfuzion dhe mosbesim 25 qershor 2020