- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Dita Panxhea: Me 10 maj video për ta ndryshuar botën

Kategoritë: Afrika Sub-Sahariane, Amerika e Veriut, Amerika Latine, Azia Jugore, Azia Qendrore e Kaukazi, Europa Perëndimore, Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Afganistani, Brazili, India, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Ruanda, SHBA, Tanzania, Aksioni humanitar, Aktivizmi dixhital, Art e Kulturë, Filmat, Idetë, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Muzika, Qeverisja, Refugjatët, Të drejtat e njeriut, Zhvillimi

PangeaDay logoMe 10 Maj 2008 në orën 18:00 GMT, do të emitohen 24 filma në kohën e ngjarjes 4 orësh. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje është që dita Panxhea [1] do të emitoj nga 6 lokacione të ndryshme të botës, në 7 gjuhë të ndryshme dhe do të shikohet edhe përmes internetit, televizionit, telefonave celularë me një qëllim të vetëm: që të njoftohemi me jetën e të tjerëve dhe të fokusohemi në punët e ngjashme, në vend se në punët e ndryshme, të cilat do të na mundësojnë të punojmë së bashku për të arritur paqe. Iniciativa erdhi nga dëshira e krijuesit egjiptian të filmave Xhehan Nojaim [2]. Si fitus i TED [3] iu shpërnda çmimi për dëshirë më vlerë prej 100 000$. Dita Panxhea është dëshira e tij, për ndryshim të botës dhe të krijoj një ditë ku të gjithë njerëzit e botës do të shoqërohen përmes filmit. Këtu mund ta shikoni fjalimin e tij nga viti 2006 kur e mori shpërblimin [4].

Për shkak se Dita Pnxhea është për ti bashkuar njerëzit, u bë thirrje deri te publiku për ti vendosur videot e tyre në video kanalin e ditës Panxhea [5], ku mund të shikohen 1037 video të cilat janë vendosur si përgjigje e kësaj thirrje [6].

Si shembull, njëra nga videot e vendosura është për një student të arriti nga Tanzania, i cili e tregon tregimin e tij për jetën e tij të përditshme dhe se si ai dëshiron ti mësoj fëmijët pa strehë për artin. Vijon tregimi për Çado [7] nga xhejmsstefenbroun [8]:

Logjistika e ditës Panxhea [1] frymëzon frikë: nga Kairo, Londra, Los Anxheles, Mumbai dhe Rio de Zheneiro, filma, muzikë gjallë dhe folës do të bashkohen për ta frymëzuar të gjithë botën. Filmat u zgjodhën nga më shumë se 25 000 filma nga 100 vende. Të gjithë këta filma shpërndajnë disa karakteristika, si mundësia e tyre e inspirimit, transferojnë dhe mundësojnë ta jetojmë jetën nëpërmjet syve të tjerëve. Mbretëresha Nor nga Jordania [9] do të jetë njëra nga folësit së bashku me muzikantin dhe aktivistin Bob Geldorf [10], Kristian Amanpor [11] nga CNN dhe rok grupin Iranian Hipernova [12]. Përderisa në këta vende njerëzit do të afrohen, gjithkund në botë mund të lajmërohen grupe njerëzish dhe të tregojnë se edhe ata do të përfshihen: mund të marrin pjesë në ngjarje të hapur [13] në qytetin tonë ose edhe vetë të organizoni tuajin [14].

Megjithatë, dita Panxhea nuk është vetëm për të qenë së bashku për ata 4 orë. Idea e kësaj ngjarje është që të inspirohen njerëzit të bisedojnë dhe të bëjnë ndryshime. Gjithashtu u mundëson tjerëve të marrin pjesë jo vetëm si shikues. Përmes Nokia, partneri i organizimit, disa krijuesve ambicioz të filmave nga lokacione të ndryshme nëpër botë u janë dhënë telefona celularë të cilat mbajnë incizim të videove, me qëllim që ti incizojnë tregimet e tyre. Gjithashtu, njerëzit mund të vendosin video të veten për ta marr telefonin celularë Nokia N95 8GB. Ky bashkëpunim na paraqiti refugjat nga Mianmar në India i cili incizon të qeshura të fëmijësh, familje iraniane e cila jeton në kamp të refugjatëve në Afganistan të cilët e kanë të incizuar videon e tyre për shpresë dhe Indian në Bangalor i cili incizoi prerjen e druve në Banjan…dhe fëmijë të cilët mbjellin dru të ri. Këta dhe video të tjera mund të shikoni në këtë veb faqe [15].

Ka shumë aspekte më të cilët mund të merrni pjesë. Mos e lëshoni shansin që të bëheni pjesë e kësaj ngjarje dhe informoni edhe të tjerët për ngjarjen.