Trashëgimia kulturore dhe qentë endacakë kërcënohen nga gara e Formula 1 në Baku

Promovimi i Formula 1 Socar Azerbaijan Grand Prix 2019

Me pamje nga Deti Kaspik, gara e Formula 1 e Azerbajxhanit, ndodh përgjatë pistës në Baku, duke u dhënë tifozëve një pamje të arkitekturës moderne si dhe ndërtesave historike rreth qytetit industrial. Përfshihuni në Formula 1 si dhe në qytetin Baku me F1 Paketat Zyrtare të Biletave dhe eksperiencave. Ato përfshijnë biletat e garave, qasjen në stilin e jetesës me ture të pistave, një shëtitje ekskluzive dhe më shumë!

Faqja zyrtare në internet e Formula 1 Grand Prix reklamon kështu një garë në Baku më 28 prill, për të cilën shumë në kryeqytetin e Azerbajxhanit thonë se po kompromenton një nga atraksionet kryesore – Qytetin e Vjetër.

Ky është viti i dytë që Baku organizon një garë F1. Qeveria autoritare e Azerbajxhanit i konsideron ngjarjet sportive si mundësi të shkëlqyera për reklamimin e vendit, pais mikpriti Eurovizionin në 2012 dhe Lojrat Evropiane në 2015. Baku do të mikpresë më 29 maj edhe finalen e Europa League, turneu i dytë më prestigjoz evropian i futbollit.

Por ndërsa F1 ka përfshirë ndërtesat historike në zemër të Baku si pjesë e ofertës për tifozët vendas dhe të huaj, banorët e Baku në mediat sociale po protestojnë ndaj asaj që duket se është punë rinovuese e dobët e Qytetit të Vjetër.

Përdoruesi i mediave sociale, Ibrahim Emre bëri thirrje për t'i dhënë fund Formula 1 në Baku:

Stop Formula 1! Së bashku ne duhet të themi jo mbajtjes së garës së Formula 1 [në Azerbajxhan]. Ne duhet të themi jo, sepse nuk ka sigurime shëndetësore, nuk ka sistem kanalizimi, kur bie shi i tërë qyteti përmbytet, etj. Më e rëndësishmja, miliona njerëz jetojnë në varfëri dhe janë të papunë. Për shkak se u mungojnë mjetet financiare, të rinjtë heqin dorë nga ëndrrat e tyre, e ardhmja e tyre. Duke investuar 150 milion manat ne mund të kemi arsim falas. Dua të them, çdo vit, ne investojmë në Formula 1, por jo në sistemin tonë arsimor? Pse? Sepse këto ngjarje prezantojnë vendin tonë në botë. Një vend duhet të jetë i njohur për ekonominë, arsimin, ushtrinë, kujdesin shëndetësor, dhe jo nga këto ngjarje të pakuptimta.

Emre është vetëm një nga banorët e Baku në Facebook që shprehin shqetësimin e tyre. Disa madje i kërkuan falje qendrës historike të qytetit.

Përshëndetje Qyteti i Vjetër, si je? E di që je mërzitur. Tymi nga mishi i pjekur në skarë ju mbyt, ndërsa ne na verbon. Ne e duam bukën më shumë se ty. Ne uleshim te muret e tua. Por tani, për ta bërë këtë, duhet të hyjmë në një lloj ndërtimi [duke iu referuar restoranteve që janë hapur përgjatë mureve të qytetit të vjetër]. Ne po të mbysim ty. Sepse ne nuk të duam. Aqlay (gur ndërtimi) është më i përshtatshëm për ne. Qutab [bukë e mbushur me kripë] është më e dashur. Qebapi është më i dashur se historia jote. Sepse një stomak është më i dashur se një vëlla … Me shumë respekt, Tural Yusifov, një historian i trajnuar.

Më poshtë është një video që përmbledh rikonstruksionin e qytetit.

E vërteta e kujt?

Dega e të rinjve e partisë në pushtet të Azerbajxhanit shpejtoi të hidhte poshtë lajmet se pjesët e qytetit të vjetër u shkatërruan. Ajo shpërndau videon e mëposhtme me titullin: “Për të gjithë ata që përhapnin informata të rreme për prishjen e mureve të vjetra brenda ‘Qytetit’, këtu është një përgjigje që vjen si një shuplakë”.

“Shuplaka” për kritikët që video i referohet është një intervistë me Rahib Azeri, i cili është kreu i shërbimit të informacionit në departamentin e historisë dhe arkitekturës së qytetit të vjetër, një organizatë qeveritare.

 

View this post on Instagram

 

Gündüz Ağayev İçərişəhəri təsvir edir…

A post shared by N!DA Vətəndaş Hərəkatı (@nidavh) on

Fotoja më poshtë tregon dallimin në gurët e përdorur gjatë rikonstruksionit:

 

View this post on Instagram

 

Azərbaycan hakimiyyətinin tarixə hörmətlə yanaşmadığı təzə xəbər deyil. İçərişəhərdə, Sovetskidə bir çox tarixi abidələr ya zədələnib, ya da tamamilə sökülüb. Four Seasons otelinin tikintisi zamanı aşkarlanmış orta əsrlərə aid tunel orada araşdırma aparmaq və onu qorumaq əvəzinə betonlanıb. Tarixi abidələr mərmər parklar, bahalı otellər və restoranlarla əvəzlənir. Aşağıdakı şəkildə İçərişəhərin qala divarlarının daşlarının əvəzlənməsini görmək mümkündür. Nədən ötrü? Yeni restoranlar tikmək, mövcud restoranları genişləndirməkdən ötrü. Tarixə olan münasibəti Azərbaycan hakimiyyətinin səviyyəsini göstərir. Tarixi tikililər hakimiyyət üçün heç bir məna daşımır, sadəcə köhnə daşlar və evlərdirlər. İçərişəhərdə və ölkənin digər yerlərində tarixi abidələrin, tikililərin zədələnməsi və sökülməsi dayandırmalıdır!

A post shared by N!DA Vətəndaş Hərəkatı (@nidavh) on

Trashëgimia është një çështje e rëndësishme në Azerbajxhan, ku investimi në ndërtim i fitimeve nga nafta ka një përparësi shumë më të madhe se sa kujdesi për ndërtesat e vjetra.

Mbrojtësi i të drejtave Aslan Ismayilov shpërndau videon e mëposhtme për të nxjerrë në pah se Azerbajxhani mbetet prapa vendeve të tjera në kujdesin për zonat historike.

Rrezikohen edhe qentë e rrugës

Së bashku me Qytetin e Vjetër, edhe qentë endacakë po kërcënohen.

Më 16 prill, një trevjeçar u kafshua nga një qen rruge në Baku, duke e kthyer përsëri në një çështje kombëtare.

Një ligjvënës në parlamentin bëri thirrje që të vriteshin të gjithë qentë e rrugës, duke cituar praktikat sovjetike me dashamirësi.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve që u mblodhën jashtë ndërtesës së bashkisë, u shpërndanë shpejt nga policia.

Dhuna ndaj kafshëve të rrugës shoqëroi ndërtimet për Lojrat Evropiane në vitin 2015 dhe madje u mbulua nga media ndërkombëtare. Tani, historia po përsëritet.

Jo se historia është shumë në mendjet e tifozëve të F1 që kanë paguar nga rreth 52-4000 euro për biletat e tyre.

Çmimi i mësipërm siguron një “aventurë” tre-ditore, duke pozicionuar shikuesit “mbi pistë” dhe “me pamjet më të mira të garantuara”. Kostoja e garës për Qytetin e Vjetër mund të jetë edhe më e lartë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.