Një vështrim mbi objektivat e energjisë së rinovueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe

Një stacion për ngrohjen diellore në Abu Dhabi i quajtur “Shams 1″. Foto nga: Masdar nga Flickr

Në janar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) publikoi një raport që përshkruante tendencat e tregut të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (KBGJ) dhe analizën mbi sektorin e energjisë së rinovueshme. Emiratet e Bashkuara Arabe, thuhej në raport, kanë deri në 79 për qind të kapacitetit të instaluar diellor fotovoltaik në KBGJ. Vendi gjithashtu “arriti të tërheqë disa projekte diellore me kosto të ulët fotovoltaike pa ofruar subvencione”.

Pra, çfarë janë duke bërë Emiratet e Bashkuara Arabe për të rritur energjinë nga burimet e ripërtëritshme dhe si është përmbushja e qëllimeve të vendosura?

Energjia diellore

Deri në vitin 2016, Emiratet e Bashkuara Arabe prodhonin energji përmes diellit dhe biogazit, si më poshtë:

Dhe kjo është sa megavat energji elektrike prodhonte emirati i Abu Dabit përmes energjisë diellore deri në vitin 2016:

Megjithatë, Dubai hapi parkun e parë diellor në vitin 2013, kështu që deri atëherë nuk u prodhua energji elektrike nga dielli:

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë instaluar kapacitete fotovoltaike (PV) dhe për energjinë diellore të përqëndruar.

Si pjesë e Strategjisë për Energjinë e Pastër, për të gjeneruar 75 për qind të energjisë së Dubait nga burimet e pastra deri në vitin 2050, do të zbatohet Energjia Diellore e Përqendruar (CSP) projekti më i madh në një vend të vetëm në botë, i cili pritet të fillojë prodhimin e energjisë brenda pesë viteve.

Ndërkohë, Sharjah, emirati i tretë më i madh në vend, synon të ndërtojë një “qytet të qëndrueshëm” me energji diellore, rreth 11 kilometra nga aeroporti ndërkombëtar. Qeveria e Umm Al Quwain, një emirat tjetër, gjithashtu po ndjek një plan për të ndërtuar një park diellor prej 200 megavatësh në Falaj al Mu'alla.

Përmbushja e objektivave

Në shtator 2016, Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan dhe ratifikuan Marrëveshjen e Klimës së Parisit e cila synon të zbusë dhe kufizojë ndryshimet klimatike. Megjithatë, objektivat e vendosura nga Emiratet e Bashkuara Arabe po konsiderohen si “të pamjaftueshme” nga disa organizata. Për shembull, Climate Action Tracker thotë se përkushtimi ndaj klimës i Emirateve të Bashkuara Arabe për vitin 2021 është “nuk është në përputhje me mbajtjen e ngrohjes nën 2°C, e jo më për kufizimin në 1.5°C siç kërkohet nga Marrëveshjen e Parisit”.

Përveç kësaj, Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu subvencionojnë çmimet e naftës së papërpunuar dhe të gazit natyror edhe pse benzina dhe nafta janë subjekt i TVSH-së prej 5%. Gjithashtu, çmimet e karburanteve në Emiratet e Bashkuara Arabe janë shumë më të ulta nga mesatarja globale. Deri në prill të vitit 2019, çmimi i benzinës globale ishte 1.14 dollarë për litër, ndërsa çmimi në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte 0.57 dollarë për litër.

Kjo qartësisht nuk është e mjaftueshme për të reduktuar ndjeshëm dhe në mënyrë drastike përdorimin e lëndëve djegëse fosile në vend.

Opsionet e tjera të energjisë së ripërtëritshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në 2017, sipas IRENA, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin kapacitete të instaluara për energjinë nga era në masën 0.85 megavat.

Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu investojnë shumë te bioenergjia. Për shembull, Masdar (një kompani e energjisë së ripërtëritshme) nënshkroi një marrëveshje në vitin 2017 me kompaninë e menaxhimit mjedisor Bee'ah për të krijuar impiantin e parë të energjisë nga mbeturinat në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo do të jetë në Qendrën e Menaxhimit të Mbetjeve në Sharjah.

Priscilla Joseph, pjesë e BactoWatt, një nismë që synon bioenergjinë nga ujërat e zeza i tha Global Voices:

Përveç energjisë diellore, ekziston edhe kërkesa në rritje për bioenergjinë, veçanërisht për teknologjinë që konverton mbeturinat në energji në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tani për tani është vetëm në fazat fillestare, por shpresojmë që së shpejti ta kthejmë teknologjinë e bioenergjisë në një produkt komercialisht të qëndrueshëm.

Emiratet e Bashkuara Arabe synojnë të përmbushin 30 për qind të nevojave të saj të energjisë nga energjia e pastër deri në vitin 2030. Aktualisht, Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë të kenë 0.54 për qind të energjisë së tyre të pastër, dhe kjo përfshin energjinë e rinovueshme dhe atë bërthamore.

Në të gjithë botën, IRENA caktoi objektivin që 65 për qind e energjisë të merret nëpërmjet burimeve të rinovueshme deri në vitin 2050. Megjithatë, IRENA parashikoi se në tendencat aktuale, bota mund të përmbushë vetëm 25 për qind të këtij qëllimi.

Priscilla Joseph e shqetësuar tha: “Ne me të vërtetë duhet të gjejmë një mënyrë për të kapërcyer hendekun te 40 për qind”.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.