Iran: Eksploziv misterioz në xhami

Në Iranin Jugor, në eksplozivin në xhaminë e qytetit Shiraz, me 12 prill, humbën jetën më së paku 12 njerëz dhe u plagosën rreth 200 persona. Fars, një veb faqe gjysmë-zyrtare lajmëroi se eksplozivi I fuqishëm ishte nga një bombë. Më vonë disa zyrtatrë Iranian insistonin në atë se eksplozivi ishte ngjarje fatkeqësie. Imami i xhamisë beson se ajo ishte sulm me bombë nga ana e aktivistëve ushtarak të paidentifikuar, dhe viktimat i quajti “martirë.

Blogerët Iranian e mbuluan këtë tregim dhe i shpërndanë mendimet e tyre për këtë ngjarje të përgjakshme dhe thashethemeve përreth saj.

Nеcas thotë [Fa]:

Për mua si Iranian, censurimi i këtyre lajmeve në mediat iraniane është shumë domethënës. Deri në orën 2 të mëngjesit nuk kishte lajme për këtë eksploziv në televizionin Iranian. Stacioni i njëjtë lajmëroi tregime për mbajtjen peng në shkollë ose në vetëshërbime në SHBA dhe filloi të spekuloj përreth saj. Pastaj do të thonë se SHBA imponon censurimi në mediat e veta. Në Iran, 12 orë pas eksplozivit, u dha lajmi, dhe ata deklaruan se eksplozivi nuk ishte i shkaktuar nga bomba. Ata nuk i quajnë viktimat martirë, por thjeshtë njerëz të vdekur.

Videoja e këtij eksplozivi është shikuar më shumë se 60,000 herë në JuTub. DIsa minuta pas eksplozivit të shfaqur në video, një zë u thotë njerëzve të largohen, dhe gjithashtu thotë “Dëshira jonë është të bëheni martirë…”:

Parçam e kritikon [Fa] TV Iraniane për arsye se nuk i përmendi lajmet në lidhje me eksplozivin. Blogeri thotë, ndoshta ju do të mendoni se arabët patjetër të jenë pronarët e vërtetë të Iranit, përderisa lajmet e Irakut dhe Palestinës tregohen menjëherë, por jo edhe tonat.Qendra religjioze mësimin e vetë e fokusoi në besim në Bahi dhe Vahabism.

Baçeja Kat shkruan [Fa] për qendrën religjioze Rahpojan Vesal. Blogeri thotë që një klerik i r ii cili ishte i plagosur në luftën mes Iranit dhe Irakut, me emrin Muhamed Anxhavinexhad ishte themeluesi. Edhe pse pjesa më e madhe e publikut llogariten si njerëz të rinj në mes 15 dhe 20 vjetësh, disa llogarisin se mësimi është vjetruar, dhe tallen se pasuesit e tyre flenë në varre të zbrazëta në varreza. Blogeri shton se anëtarë të grupit religjioz janë kandiduar për zgjedhjet komunale por kanë fituar vetëm një vend nga gjithsejtë 11 në Këshillin Qytetar.

1 koment

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.