- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kinezi 11-vjeçar i cili kujdeset për ambientin jetësor dhe reciklimin e qarkut elektrik

Kategoritë: Azia Lindore, Kina, Media e qytetarëve, Mjedisi

Blogu “Krosrouds” [1], i cili vështron në përgjegjësinë sociale të korporatës në Kinë, e tërhoqi vëmendjen tonë me një shkrim për djalin 11 vjeçar i cili kujdeset për ambientin jetësorë [1] në jugperëndim të Kinës. Djali i ri i dha vetes detyrë për ta kërkuar burimin e ndotjes së lumit dhe ashtu e tërhoqi vëmendjen e gazetarëve dhe personave zyrtarë.

Tetorin e kaluar, Çen luante në bregun e lumit Xhialing me prindërit e tij dhe gjeti mbeturina në lumë. Kjo e bëri që ta gjej se prej nga kanë ardhur ata. Pas 6 muajsh kërkim në kohën e lirë të tij, Çen shkroi raport për ndotjen e lumit dhe sugjeroi disa masa për ta pastruar.

Riç gjithashtu shkruan [2] për 11 vjeçarin rrethues duke thënë:

Ky është edhe një rast për atë se si unë mendoj që Kina një ditë do të zhvilloj marrëdhëniet drejt pastrimit të ambientit të vetë. Individualisht, dhe kolegjialisht, do të motivohen që të bëjnë hetime për ndotjen, përcjellje të hulumtimeve, tu bëjnë presion qeverisësve lokal dhe bizneseve.

Në ndërkohë, China Environmental News Digest postoi një shkrim [3] për riciklimin që mund të jetë i dëmshëm për rrethin; çmontimin e qarkut elektrik. Shkrimi thirret në një kërkim të ri për riciklimin e elektronikës në Kinë nga Universiteti Hong Kong Baptist. Hetimi ka treguar se në një qytet në juglindje të Kinës, një punëtori familjare për riciklim ka pasur nivel të lartë të metaleve të rrezikshme, dhe se njerëzit përhapnin pluhur të fëlliqur përderisa shkonin rreth e përqark.