- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Damask: Shkatërrimi i qytetit të vjetër

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Siria, Art e Kulturë, Historia, Idetë, Indigjenët, Protesta

Damasku [1]mburret që është qyteti më i vjetër i banuar në botë. Historia e Damaskut daton nga viti 8000 para erës sonë. Në çdo skaj në rrugët e saj antike ndjehen era të ndryshme historike. Qyteti i cili përballoi gjithçka, nga tërmetet deri te dyndjet, gati 10 mijë, tani është nën kërcënin për “modernizim”!

Sasa nga Sisria njus vajr [2], hartoi seri shkrimesh për situatën në qytetin e vjetër të Damaskut, dhe përpjekjet për mbrojtje dhe rruajtje të qytetit.

Pjesa e parë [3] e serisë së shkrimeve merret me planin e vitit të kaluar për shembjen e lagjes antike Al-Amara me qëllim që të zgjerohen rrugët jashtë mureve në qytetin e vjetër. Plan i shqetësoi Sirianët dhe gjithkund organizuan protesta përderisa ngadalë nuk u qetësuan, tani për tani.

Tregtarët ishin të shqetësuar për shkak të këtyre planeve, kurse ishin të lansuar edhe Fejsbuk dhe Bloger kampanjat, që solli deri te peticioni [4]. Gazetarët përfundimisht morën veshtë për projektet të cilat më tej u bën lajme ndërkombëtare [5]. U bë një bombë e papritur disa muaj përpara se Damasku ta fillonte vitin si qyteti kryesor i kulturës arabe; UNESKO u kërcënua se do ta tërheq statusin e Damaskut si trashëgimtare botërore përderisa nuk bëhet diçka më tepër për qytetin e vjetër.

al-Amara, Damascus
Bab al-Faradis [6], al-Аmara,Damask

Pjesa e dytë [7] është dedikuar ruajtjes së rrugës Medat Pasha (rrugë e quajtur rruga e drejtë [8]) një ndër rrugët më të gjata dhe më të vjetra në Damaskun e vjetër. Sasa e pranon rëndësinë e këtij projekti për shkak së rruga ishte e mbyllur një kohë të gjatë, por i vjen keq për planifikimin e keq dhe të rrëmujshëm të pjesëve kulturore nga tregu antik, si për shembull tavani antik nga koha otomane i cili ka domethënie të veçantë të cilën ai e sqaron:

Tavanet me kënaçe në Medat Pasha dhe Souk Al-Hamidije datojnë nga riparimi Otoman i tregjeve arabe. Në kohën e revolucionit kundra okupimit Francez, ata ishin të dëmtuar nga armë zjarret. Ashtu mbetën gati njëqind vjet. Shenjat e ndriçimit të diellit të cilat përshkojnë tregjet e errëta janë shumë të bukura, dhe çdo ditë të kujtojnë në luftën e Sirisë për pavarësi.
Por, me shekuj tavani i vjetër i Medat Pashës, i cili ishte i stolisur nga historia, u ndërrua me një të ri të bardhë.

Medhat Pasha Str., Damascus
Rruga Medat Pasha (rruga e quajtur e drejtë) [8], me tavanin e saj antik nga kënaçja

Pjesa e tretë [9] ka të bëjë me lagjen antike Saruxha, mëhallë e cila në të kaluarën ishte e shkatërruar me qëllim që të ndërtohet hapësirë për pallate banuese. U ndërprenë planet që të shembet edhe pjesa tjetër e mëhallës, ndërsa vendimi që të vazhdohet më tej ose jo do të sillet në fund të vitit, thotë Sasa:

Deri vonë, organizata e cila kujdeset për qytetin vjetër – dhe punon mirë me Unionin Evropian, ndërmori përgjegjësi për Saruxha. A do të ndryshoj fati i Saruxha?
Në disa muaj të kaluar, ata përsëri ri shtruan pjesë të zonës (me më shumë më pak paqartësi se sa në Medat Pasha).
A do të thotë kjo që më nuk do të ketë shkatërrime?
Dokumentet e paraqitura nga qeveria e modernizimit në qytetin e vjetër tregojnë se do të sillet vendim për të ardhmen e Saruxha deri në fund të vitit.

Saroujah, Damascus
Saruxha, Damask

Si mbajtja e kulturës së përbashkët përreth qytetit të vjetër, duket që zgjidhja e vetme për tu ruajt ai janë përpjekjet e bashkësisë qytetare, e cila kori sukses në kthimin e planeve katastrofë në al-Amara, dhe akoma mund të ketë shpresë në fund të tunelit.