Më herët këtë muaj, një 23-vjeçare pretendoi se ajo ishte rrahur dhe përdhunuar nga një profesor 54-vjeçar i Universitetit të Ankarasë, teksa ajo ishte duke punuar si veterinere në një klinikë private, ku profesori ishte bashkëpronar.
Në dëshminë e saj, vajza e re, emrin e së cilës mediat lokale nuk e dhanë por e identifikuan me inicialet C. B., pohoi se profesori Hasan Bilgili i ofroi të hanin darkë dhe më pas të pinin.
Më pas ajo shpjegoi se çfarë ndodhi kur refuzoi ofertën:
Ai më puthi me forcë. Ai më përplasi kokën tre-katër herë në dysheme. Humba ndjenjat. Kur i hapa sytë, ora shënonte 1:30 e mëngjesit.
“Mos u anko”
Personi i parë që vajza pa kur u zgjua ishte partneri i biznesit i Bilgilit, një kirurg veterinar i quajtur Serkan Durmaz.
Ai i tha asaj:
Diçka ka ndodhur mes teje dhe atij. Mos u anko. Këto gjëra do të sjellin telashe.
Gjinekologu Huseyin Senyurt, te i cili u dërgua nga Bilgili dhe Durmaz, kishte një mesazh të ngjashëm:
Edhe nëse ankohesh, asgjë nuk do të ndodhë. Vetëm merr këtë ilaç.
Hasan Bilgili u arrestua pasi C.B e paditi.
Duke qëndruar në bankën e të akuzuarve në një seancë dëgjimore, ai i quajti deklaratat një komplot kundër tij dhe përmendi statusin si një njeri i martuar.
Universiteti i Ankarasë lëshoi një deklaratë nëpërmjet Twitter:
Üniversite dışında özel bir
klinikte yaşanan cinsel saldırı
haberi ihbar kabul edilerek,
saldırı faili olduğu iddia edilen
öğretim üyesi hakkında
soruşturma başlatılmış ve
adı geçen açığa alınmıştır.— Ankara Üniversitesi (@AnkaraUni) 6 Nisan 2019
Lajmi për sulmin seksual në një klinikë private jashtë universitetit u paraqit dhe nisën hetimet ndaj sulmuesit të dyshuar. Personi i lartpërmendur është pezulluar.
Nuk është hera e parë
Hasan Bilgili ishte akuzuar edhe më parë për keqtrajtimin e grave.
Sipas gazetës Hürriyet, si Hasan Bilgili dhe vëllai i tij Ali Bilgili, një profesor i farmaceutikës në të njëjtin universitet, u akuzuan se kishin ngacmuar studentet në vitin 2007 dhe u përballën me drejtësinë.
Gjykatësi urdhëroi që Ali Bilgili të pezullohej nga puna universitare si rezultat i akuzave, ndërsa Hasan Bilgilit iu reduktua paga. Të dy gjithsesi u kthyen në pozicionet e tyre.
Në vitin 2016, Hasan Bilgili ishte subjekt i akuzave të mëtejshme për sulm seksual, këtë nga një studente vizitore që studionte në departamentin e tij veterinar.
Protesta e studentëve: Nuk do të heshtim
Një ditë pasi rasti i përdhunimit u bë viral në Twitter, studentët e Universitetit të Ankarasë filluan një protestë ndaj mosveprimit të autoriteteve mbi ankesat e mëparshme të ngacmimeve seksuale.
Gjatë protestës, studentët thërrisnin “ne nuk duam një mësues përdhunues”.
Protestat patën jehonë në mediat sociale.
Öğrencilerden eylem: “Tecavüzcü hoca istemiyoruz”
Ankara Üniversitesi'nde profesörlük yapan Hasan Bilgili, genç kadın hekimi darp ederek cinsel saldırıda bulundu. Olay üzerine üniversite öğrencileri bugün bir eylem gerçekleştirerek “sessiz kalmak suça ortak olmaktır” dedi. pic.twitter.com/2jeWEQqRCY
— Yol TV (@YolTV) 8 Nisan 2019
Studentët thanë: “Qëndrimi në heshtje do të thotë të jesh pjesë e krimit”.
Ankara Üniversitesi Veteriner Fakültesi'nde öğretim üyesi olan Prof. Dr. Hasan Bilgili kendisine ait hayvan hastanesinde çalışan veteriner Ç.'ye tecavüz etmesinin ardından Ankara Üniversitesi Veteriner fakültesi öğrencileri protesto ederek basın açıklaması yaptı. pic.twitter.com/GvTCcVXoDr
— ali haydar çelebi (@ali_haydar_1234) 8 Nisan 2019
Pasi profesori në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Ankarasë, Dr. Hasan Bilgili, përdhunoi B.Ç, që punonte në klinikën e tij veterinare, studentët organizuan një protestë dhe lëshuan një deklaratë për shtyp.
Barazia gjinore u anashkalua
Tema e dhunës seksuale është temë delikate në Turqi që kur Këshilli i Arsimit të Lartë (YÖK) në mënyrë kotroversiale u tërhoq në shkurt nga ‘Certifikata e Barazisë Gjinore’, një dokument që e detyron atë për zbatimin e parimeve të barazisë gjinore.
Presidenti i rregullatorit të arsimit të lartë tha se arsyeja e tërheqjes ishin disa aspekte të dokumentit që i cilësoi si “të papërshtatshme për vlerat tona”.
Kolektivi Universitar i Grave, një grup i themeluar në vitin 2007 nga studentet e universiteteve, tha për Global Voices se kampuset universitare turke po bëhen gjithnjë e më shumë vende frike për shumë gra.
“Studentet në fakultete paralajmërojnë njëra-tjetrën që të mos hynë vetëm në dhomat e mësuesve”, tha një zëdhënëse për GV.
#TecavüzcüProfesör
İki kardeş aynı üniversitede profesör.İkisi de tacizci.Adlarına açılan birden fazla dava var.Yıllardır ceza almadan bulundukları konumda öğencilerle iç içe yaşıyorlar ve suç işlemeye devam ediyorlar.
Yeter artık. Suçlulara cezalarını verin. pic.twitter.com/fwH6OlKfcB— Gülay Mubarek (@pipetlielmasuyu) 6 Nisan 2019
#ProfesoriPërdhunues Dy vëllezërit janë profesorë në të njëjtin universitet. Ka më shumë se një rast kundër tyre. Ata kanë qenë mes studentëve prej vitesh pa u dënuar dhe vazhdojnë të kryejnë krime. Boll më. Ndëshkoni këta kriminelë.
Njësia Mbështetëse e Universitetit të Ankarasë kundër Ngacmimit Seksual, e themeluar në vitin 2011 pas rritjes së rasteve të abuzimit seksual në universitete, është zotuar të vazhdojë hetimin e ankesave dhe për t'i çuar rastet para drejtësisë.
Por koordinatorja e njësisë Gülriz Uygur, një profesore e drejtësisë në universitet, thotë se viktimat e abuzimit shpesh detyrohen të heshtin.
“Studentet nuk mund të ankohen për abuzimin seksual me të cilin janë përballur, kërcënohen me nota dhe kanë frikë”, tha Uygur për gazetën Hurriyet.
Akuzat për sulme seksuale në institucionet e arsimit të lartë turk këtë vit nuk janë shënuar vetëm në kryeqytet.
Një universitet në qytetin më të madh të vendit Stamboll, Universiteti privat Koç, u përfshi në një skandal në mars pasi një student i akuzuar për abuzimin seksual të një studenteje nuk u përball me asnjë dënim tjetër, përveç pezullimit tre mujor.
Koç Üniversitesi tacizin ve şiddetin üstünü kapatıyor ve biz #KampüsteGüvendeDeğiliz pic.twitter.com/CpyhmLrQA3
— Berfin Saman (@bsamann) 25 Mart 2019
Universiteti Koç po fsheh dhunën dhe abuzimin. #notsafeatcampus
Në të njëjtin muaj studentët në Universitetin Dokuz Eylul në qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmir, protestuan kundër kreut të departamentit të sociologjisë, profesorit İbrahim Kaya, për të cilin ata pretendonin se kishte abuzuar në mënyrë sistematike studentet që nga viti 2014.
Studentet shkruan slogane, përfshirë “Ne nuk duam një abuzues” mbi muret e institucionit. Tani ato po përgatiten të ngrenë padi penale kundër Kaya.