See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Filma të shkurtë nga Çile: Mikro dhe Mini filma në veb

Prej Çile kemi tre shembuj të krijimit të videove onlajn: fillimisht, kandidati për president nga Çile i shfrytëzon përparësitë e veglave për video onlajn për të dhënë dokumentare dhe intervista për veb shpërndarje, tjetra, dy producent të pavarur të filmave të shkurtë me video te të cilët tregohet varfëria, paaftësia, zakonet e vjetra të cilat nuk vdesin lehtë dhe pse jo? Dashuria.

Marselo Triveli, i përmendur më herët në Global Voices për interesin e tij personal për projektin përkrahës kompjuter për çdo fëmijë në Çile, si pjesë e kampanjës së tij presidenciale. Videoja tjetër ishte vendosur në JuTub kanalin e tij, ndërsa flet për situatën në të cilën jetojnë fëmijët në rrugët e Santiago de Çile, ku droga dhe vjedhja janë përditshmëri të tyre. Videoja ka nëntitull në anglisht, ndërsa origjinalin në spanjolisht mund ta shikoni në këtë link.

Gjithashtu vlogeri Xhose Kordova Lianos krijon video pyetësorë të cilat janë të rëndësishme për atë: ai fitoi në garën onlajn video “Genera” kundra keqpërdorimit me filmin e tij të shkurtë “Pëshpëritje”, i cili pavarësisht nga pengesa gjuhësore, përcjell porosi për efektet e keqpërdorimit psikik e cila mund të kuptohet nga njerëzit e gjithë botës. Dy videot e tij vijuese morën pjesë në garën onlajn të videove 1 minutë, në këtë rast, Teleton në Çile: videoja e prekshme, e tij “Mësomë” përcjell porosi me qëllim që të mësojnë fëmijët të mos diskriminojnë, duke ilustruar me pamje të thjeshtë të figurave të fëmijëve të ndërtuara nga letra, përderisa “Kufizimi” është skenar qesharak e cila tregon se për të qenë i dobët me “mendim praktik” është shumë kufizuese se sat ë mos jesh në gjendje të lëvizësh pa ndihmë.

Origjinali i videos së tretë të josecordovallanos, në të cilin unë vërtet u kënaqa, është “Doket e këqija” e cila i bën për të qesh tendencat aktuale mosbesuese për mbrojtje. Vijon e nëntitulluar në anglisht:

Videoja e fundit, e JuTub shfrytëzuesit Paton1212 është thjeshtë e quajtur “Të dua”. Mund ta shikoni në fund të këtij postimi ose drejt në burimin e tij.


Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.