Еgjipt: Bojkotoni botën

Njerëzit në botë shfrytëzojnë presion ekonomik duke protestuar kundra vendimeve politike me ftesë për të bojkotuar prodhime nga shtetet e caktuara. Me më shumë shtete të dhëna në listën e bojkotit, blogeri egjiptian Tarek e ndanë idenë vijuese jo të rëndomtë. Bojkotoni botën, thotë blogeri.
Tarek shkruan:

قاطعوا المنتجات الدنماركية بسبب الرسوم المسيئة
و المنتجات الهولندية بسبب الأفلام التي تسخر من الدين
و المنتجات الأمريكية بسبب معاملتهم الغير إنسانية للعرب
و المنتجات البريطانية بسبب تفتيشهم للبابا شنودة في المطار
و المنتجات الصينية بسبب عدم إيمانهم بأي من الديانات السماوية
و المنتجات المصرية لأن بعض الناس يسبون الدين لبعض حين يتشاجرون
لذلك و إيمانا بدور هذه المدونة في حماية الأديان السماوية و الأخلاق الحميدة
فإننا ندعوكم أن تقاطعوا العالم
قاطعوا العالم يا عالم

Bojkotoni prodhimet daneze për shkak të filmave vizatimor ofendues
Edhe prodhimet e Holandës për shkak të filmave me të cilët e tallin religjionin
Edhe prodhimet Amerikane për shkak të rasteve jonjerëzore me të cilat ata i trajtojnë arabët
Edhe prodhimet britanike për shkak të kontrollimit të papës Shenuda në aeroport
Edhe prodhimet kineze për shkak se ata nuk besojnë në asnjë religjion monoteist
Edhe prodhimet egjiptiane për shkak se disa njerëz shajnë religjionet e tjerëve kur fillojnë diskutime
Kjo është arsyeja e dalë nga ky blog për të mbrojt religjionet monoteiste dhe zakonet e mira,
Ju bëj thirrje të gjithëve ta bojkotojmë botën!
Bojkotojeni të gjithë botën.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.