Për tu liruar nga censurimi, aktivistët nga bota arabe janë anuar fuqimisht në veglat onlajn për ti përcjell porositë e veta dhe ta paraqesin atë çka ata e shkruajnë si brutalitet i shtetit ndaj qytetarëve. Për grevën e javëve të kaluara me 6 prill në Egjipt u hap bisedë në grupin e Fejsbuk, e cila deri më tani ka tërhequr 71,200 anëtarë. Tani blogeri egjiptian GEMYHOoOD (Ar) na tregon për një anti-grevë të grupit Fejsbuk, e cila ka rreth 1,000 përkrahës..
GEMYHOoOD shihet qartë që nuk është i kënaqur që përkrahësit e presidentit Hosni Mubarak e gjetën rrugën e tyre deri në Fejsbuk dhe thotë:
الواضح ان ماسحى الجوخ و كلاب مبارك عرفوا ان الفيس بوك حلو و جميل و تقدر من خلاله تجمع الشباب الفاضى و مش لاقى حاجة يعملها و زى ما اتجمع 70 الف مع الاضراب يقدروا يجمعوا 70 الف ضده
Është e dukshme që hipokritët dhe qentë e Mubarak gjetën që Fejsbuk është i këndshëm dhe nëpërmjet tij ju mund ti bashkoni njerëzit e ri të papunësuar të cilët nuk kanë tjetër çka të bëjnë, dhe njëjtë sikur 70,000 njerëz që janë mbledhur për grevë ata mund në një vend të mbledhin 70,000 të tjerë kundra tij.
فجأة الاقى اعلان مدفوع الاجر على يسار موقع الفيس بوك تشجب و تندد بالشغب و العبث بالامن القومى المصرى و تدعو للاشتراك بمجموعة على الفيس بوك ضد فكرة الاضراب و ما حدث خلاله من عبث فى أمن مصر القومى
Menjëherë mund të shihet një publicitet i paguar në anën e majtë të faqes së Fejsbuk, i cili i dënon shkatërruesit dhe shqetësuesit e sigurisë nacionale Egjiptiane dhe ftesa për pjesëmarrje në Fejsbuk grupin kundra idesë për grevën dhe për atë çka ndodhi në kohën e grevës dhe e shqetëson nacionalitetit Egjiptian.
وصف المجموعة وفقا لما كتبوه فى الفيس بوك
من الفيس بوك خرجت دعوة اضراب 6 ابريل ومن فيس بوك ايضا يجب ان تخرج حملة ادانة لتخريب ممتلكات الناس و قطع الطرق وترويع الامنين – ان ما حدث فى المحلة حطر على الجميع وخطر على الأمن القومى المصري ويتحمل مسئوليته بشكل مباشر القوى السياسية التى سخنت الاوضاع بدون ان تكون لديها اى قدرة على السيطرة على الوضع كما يتحمل نتيجتها ايضا الأمن الذى قام بالبطش بالناس بلا هوادة فاستفز الجميع
Grupi e përshkruan veten në Fejsbuk dhe thotë:
Thirrja për grevë me datë 6 prill erdhi nga Fejsbuk, dhe nëpërmjet të Fejsbuk duhet të vije edhe kampanja për ndëshkimin e shkatërrimit të pronave të njerëzve dhe terrorizmin e njerëzve të qetë. Ajo çka ndodhi në Al Amhala është rrezik për çdokënd, por edhe për sigurinë nacionale Egjiptiane. Forcat politike veçanërisht e mbajnë përgjegjësinë e situatës e cila ka dalë nga duart pa mos mund të kontrollohej. Forcat e sigurisë gjithashtu duhet të akuzohen prej kur ishin brutal ndaj njerëzve pa diskriminime.