- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Venezuelë: Simpsonët nuk janë më të mirëseardhur

Kategoritë: Amerika Latine, Venezuela, Art e Kulturë, Media e gazetaria, Qeverisja, Të rinjtë

Si duket qeveria e Venezuelës nuk shqetësohet shumë nga shou i Met Groning, “Simpsonët” [1]. TV shou Amerikan, shumë i njohur në 10 vitet e fundit dhe më tepër, jo shumë vonë ishte i ndaluar nga rrjetat private në Venezuelë, me urdhër të qeverisë. Kinse agjencia për kontroll të mediave ka pranuar disa ankesa se pse emitohet në ora 11 paradite. Duket e çuditshme që pas popullarizimit me dekada, dikush mund të ankohet në këtë shou në Venezuelë. Si do që të jetë, ndalimi erdh si lajm shpërthyes dhe u bë skandal sipas mendimit publik, jo për atë që ndodhi përnjëherë, por më tepër për atë që në vend të tij tash emitohet Baywatch.

Actitud [es] deklaron [2]:

Simpsonët konsideroheshin si shumë të vrazhdë dhe për këtë arsye u ndërpre shfaqja e tyre në Venezuelë. Parashtrohet pyetja se pse ky vendim u soll pas kaq kohe, sepse ky shou i popullarizuar shfaqet shumë vite me radhë.

Nga Argjentina, me “Blogus”, vjen një mendim më agresiv: [3]

Mjaft ishte Shavez! Është e pabesueshme se si ti transformohesh në karikaturë qesharake nga filmat vizatimorë, ashtu që të gjitha idetë socialiste u bënë Staliniste, ti e kontrollon shtypin, njëjtë sikur ishte i censuruar në kohën e regjimit diktatorial. Mjaft më! Ne, si latino-amerikan, e dimë se çka ju ndodh atyre të cilët besojnë në vete se janë shpëtimtarë të botës; ata duhet të përgjigjen herët apo vonë. Apo e mësove mësimin me referendumin në të cilin humbe? Jo, Shavez, jo Simpsonët! A e kupton që shou në realitet e kritikon shoqërinë perëndimore? Nëse nuk dëshiron që standardet e familjes tënde të jenë si ata të Homerit, lejoi shoqërisë dhe fëmijëve të vendosin.

Blogu Noticias y entretenimiento [es] gjithashtu përgjigjet: [4]

Çka?!?!

Instituti qeveritar i cili rregullon mediat na bind që shou “kishte ndikim të keq” tek të miturit.

Fëmijët nga Venezuela nuk do të mund ti shikojnë Simpsonët. Qeveria e Shavez i detyroi të tërheqin Homerin, Marxh, Bart, Lisa dhe Megi nga programi televiziv (rrjeti privat). Shou tani më ka zëvendësim: shpëtimtarët tërheqës me kostume banje të lagura të Baywatch (Oh! Kjo do të ketë ndikim të mirë!)

Periodista digital [es] thotë: [5]

President i Venezuelës kishte guxim të përzihet në televizion, për të mirën e fëmijëve. Ai mendon se shou kishte “ndikim të keq ndaj fëmijëve” deh vendosi qe fëmijët duhet të argëtohen me plasjet e jashtëzakonshme të Baywatch, një shou “pak i diskutueshëm”.