Taxhikistan: Ndarje e padrejtë e pasurisë

Pothuajse është e pamundur për të pasur një biznes fitimprurës në Taxhikistan përderisa zbatoni të gjitha rregullat e vendosura nga shteti. Njerëzit me të madhe tallen duke thënë së mënyra më e mirë për të qenë i pasur është të bëhesh njeri qeveritar ose i afërm i qeverisë. Ndoshta ajo është e vërtetë, për shkak se ju jep një pamje “imunitet” të kontrollimit, konkurrencë dhe zhvillim të mundshëm – sa më e lartë të jetë pozita, aq më shumë mund të fitohet. Euroazia e re përmbledh kërkimin e agjensionit Avesta Njuz për njerëzit më të pasur në Taxhikistan:

Nëse je njeri i pasur që jeton në Taxhikistan, ajo do të thotë se ose jeni (1) zyrtarë qeveritar, (2) zyrtarë qeveritar i mëhershëm, (3) biznesmen i cili u shmanget tatimeve, (4) yllë i estradës, ose (5) kontrabandist – droge. Nëse nuk je zyrtarë qeveritar, por je i pasur do me thënë se ke “krisha” (“shpinë”, gjegjësisht mbrojtje nga ndonjë zyrtarë qeveritarë).


Raporti tregon – kurse ajo është relativisht e saktë – se edhe për tub ë yll i popullarizuar i estradës duhet të kesh përkrahje jo zyrtare nga ndonjë anëtarë i qeverisë. Në një shkresë tjetër Euroazia e re diskuton për biznesin në Taxhikistan:

“Krisha” jote mund të jetë kriminel, zyrtarë i lartë i qeverisë, veçanërisht në agjensionin e zbatimit të ligjit ose udhëheqës ushtarak. Më mirë është të kesh “krisha” nga agjensioni i zbatimit të ligjit ose nga qeveria sepse kriminelët dhe komandantët e mëparshëm ushtarak tani më nuk janë me ndikim aq të madh në Taxhikistan [tani].

Tojvar jep mendim [taj] për “listën e taxhikistanëve më të pasur”:

Përfaqësuesit qeveritar në Taxhikistan asnjëherë nuk e zbulojnë pasurinë e tyre dhe deklarojnë se jetojnë nga rroga e tyre zyrtare mujore – 200 dollarë – edhe pse kjo nuk është e mjaftueshme në kryeqytet. Pyetja ime: Pse ata të kenë aq pasuri, ndërsa unë të jem emigrant me punë më Rusi?

Të jemi të sinqertë, duhet të pranohet se ata që tani për tani kënaqen me fitimet, i ndjek rrezik i vazhdueshëm për ta humbur biznesin me çdo ndryshim të mundshëm të ndarjes së pronave midis elitave; pa marr parasysh se sa ndikim ka mbrojtësi yt në strukturat qeveritare, mund ta humbasësh edhe imunitetin edhe pronën. Javën e kaluar, njëri nga biznesmenët më të zhvilluar në Taxhikistan – Maruf Orifov ishte i dënuar nga gjykata e lartë me 8,5 vjet burgim dhe iu konfiskua prona për shkak të mitos dhe shmangies së tatimit. Ai ishte pronar më i madh i zinxhirit të shitjes me pakicë “Orima” në Dushanbe.

Xhon Musara në Taxhikistan zhurnal përshkruan eksperiencën e tij të tregtisë në Orima, derisa Ravshan mendon [rus] se vendimi i gjykatës së lartë ishte shumë i ashpër dhe do të ndikon në mënyrë negative në klimën e investimit në vend. Në çdo rast, shumica në Taxhikistan dyshojnë se ky gjykim nuk është asgjë tjetër përveç një sulmi me qëllim që të merret ndonjë biznes i huaj i fitimshëm. Taxhekonomi e ndanë [rus] këtë opinion dhe elaboron:

Intriga kryesore këtu është – kush do ta privatizon Orimën? Sa me të vërtetë procesi ishte i montuar me qëllim që të merret zinxhiri “Orima”, pronari i ardhshëm (ose mbrojtësi i tij) mund të llogaritet si truri i këtij procesi të montuar. Përderisa procesi me të vërtet është i montuar, kush do të kishte aq shumë fuqi dhe mjete për manipulim të organeve për zbatim të ligjit?

1 koment

  • tung bre qa po bonbre a je mir tan bre qa po thu bre vall nuk po te kuptoj bre me qito sen bre haver se te kish kuptu bre po me lexu bre po pritoj bre veq ma te qart jen bre rexha mitro esht haver bre aaaaaaaaaaaaa

Anulo përgjigjen

Shto komentin tënd -> rexha

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.