Izrael: Adoleshentët shfrytëzojnë telefona celularë për tu takuar

Hijam Hixhazi-Omari dhe Rivka Ribak shkruajtën letër të quajtur “Lojë me zjarr: Në shfrytëzimin e telefonave celularë të adoleshenteve palestineze në Izrael.” Në kërkimin e tyre ata analizuan shprehitë e celularëve të adoleshenteve palestineze në Izrael. Shkrimi tregoi në detaje shfrytëzimin e celularëve te vajzat palestineze në Izrael, të cilat në momentin e kërkimit (2003-2006) shfrytëzonin telefona të cilët u’a kishin dhënë të dashurit e tyre të paligjshëm, pa njohuri të prindërve të tyre.

danah bojd në blogun Shift6 shkruan:

Djemtë palestinez u japin të dashurave të tyre telefona me qëllim që të ju mundësohet komunikimi me ata në mënyrë gjysmë-private, pa afërsi fizike e cila nuk është e lejuar. Në të njëjtën kohë, vajzat e dinë se prindërit e tyre nuk lejojnë që ata të kenë qasje në takime private me djem – ata mundohen shumë që ti fshehin celularët e tyre dhe përjetojnë shumë pasoja kur ata i zbulojnë. Përderisa djemtë i ofrojnë këta telefon si mjet për liri, ata shpesh vinë me çmim. Nga vajzat pritet që të shfrytëzojnë ata telefon vetëm për të biseduar me djemtë dhe të mos i shfrytëzojnë për raste të tjera. Në shkrim, Hixhazi-Omari dhe Ribak citojnë një vajzë e cila i tregon zhgënjimin e vet për këtë dhe thotë: “Nuk I ika burgut që përsëri të gjendem në burg tjetër”. Këta vajza krijojnë teknika magjepsëse për shfrytëzim të telefonave, fshehtësinë nga njerëzit dhe kërkim të kartelave për thirrje.

Pa dyshim, teknologjia celulare komunikuese në Lindjen e Mesme u mundësoj adoleshentëve të shmangin normat kulturore, duke u mundësuar qasje në kanale private komunikuese. Më tepër shembuj:

- Shkrimi i BBC për shfrytëzim të Blututhit në UAE (emiratet e bashkuara) për djemt të cilët publikisht u dërgojnë porosi private vajzave.
– Postime të mëhershme në GVO, hulumtimi i Adnan Garabisë për shfrytëzim të IM nga adoleshentë beduino-izraelit.

1 koment

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.