- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

“Froni i Shpatave” dhe ndryshimet klimatike: Përgatituni, vera po vjen!

Kategoritë: Idetë, Media e qytetarëve, Mjedisi, Politika, The Bridge
[1]

Foto: Nga PXhere, për përdorim publik. https://pxhere.com/en/photo/780571

Nga Cassia Moraes

Imagjinoni një botë ku klanet politike luftojnë për pushtet duke injoruar një kërcënim që nuk është parë më parë dhe që mund të asgjësojë shoqëritë, pa marrë në konsideratë kufijtë e krijuar nga njeriu.

Ky tregim mund të përshkruajë sezonin e tetë dhe të fundit të “Game of Thrones” (Froni i Shpatave), që u shfaq më 14 prill, e ku fati i Westeros do të vuloset, ndërsa ushtria e të vdekurve përfundimisht kalon përmes Murit. Ai gjithashtu mund të përshkruajë gjendjen aktuale të politikës botërore, ku figura të tilla si Donald Trump dhe Jair Bolsonaro luftojnë kundër multilateralizmit në momentin që na nevojitet më së shumti. Shkëputjet politike të vëmendjes, si muret e miliarderëve dhe kremtimi i diktaturave të së kaluarës zënë vendin kryesor të axhendave të tyre, ndërsa kërcënimet reale – dhe potencialisht të pakthyeshme – të paraqitura nga ndryshimet klimatike janë tashmë të pranishme.

Në serinë e HBO, Shtëpitë e Mëdha dështojnë në adresimin e rrezikut më të keq që Westeros ka pasur ndonjëherë, dhe në jetën reale, skenari nuk është shumë i ndryshëm. Ata që kanë qenë historikisht kontribuesit kryesorë për ndryshimet klimatike nuk po ndërmarrin veprime për të ulur aktivitetet e tyre, ndërsa vendet në zhvillim si Kina, emetuesi kryesor i gazrave të efektit serrë, përdorin përgjigjen e dobët nga vendet e zhvilluara si një justifikim për të shtyrë marrjen e masave. Megjithëse parimi i përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara, përforcon qëndrimin e vendeve në zhvillim, ata gjithashtu do të jenë humbës nëse nuk arrijmë të luftojmë ndryshimin e klimës si një komunitet global. Ndoshta metafora e këmbësorëve të bardhë e bën më të lehtë për të kuptuar pse. Nëse Westeros humb luftën kundër këmbësorëve të bardhë, nuk do të ketë fron për Cersei-n ose për këdo tjetër.

Pra, pse është kaq e vështirë për shumicën e Westerosëve që t'i përgjigjen katastrofës së afërt që vjen nga veriu i Murit? Dikush mund të thotë se është e vështirë të kuptosh diçka që nuk e ke parë kurrë dhe që bie në kundërshtim me përvojat e paraardhësve. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse Jon Snow rrezikoi jetën e tij dhe të ardhmen e Westeros për të kapur një këmbësorë të bardhë “të gjallë” (nëse ekziston një gjë të tillë). Si Don Kishoti i shfaqjes, Snow beson se ai mund të kapë inercinë politike duke e hedhur problemin në fytyrat e vendimmarrësve. Në fund të fundit, kush do ta mohonte ekzistencën e një krijesë nëse pothuajse po ju kafshonte?

Është interesante të merret në konsideratë se si do të silleshin njerëzit nëse nuk do të kishte më dyshime për ekzistencën ose rrezikshmërinë e këmbësorëve të bardhë. Ekzistojnë tre përgjigje bazë, të cilat kanë analogë në krizën aktuale të ndryshimeve klimatike:

1. Qasja e zgjidhjes së problemeve

Ndoshta nuk besuat më parë në këmbësorët e bardhë (ose në ndryshimet klimatike) ose nënvlerësuat rrezikun që ata paraqitnin. Por faktet e fundit ju detyruan të rishihni pozitën tuaj dhe gjithçka që keni konsideruar të rëndësishme deri më tani. Kjo ndodhi me Daenerys Targaryen, i cili vendosi të pushonte në përpjekjet e saj për fronin, për t'u marrë me një çështje më të ngutshme dhe të pakthyeshme. Jaime Lannister gjithashtu thyen besnikërinë e tij të patundur ndaj motrës së tij, Cersei dhe bashkohet me armikun e mëparshëm për të luftuar për mbijetesën e gjithsecilit. Jon Snow shkon edhe më tej dhe i mëson armikut se si të vrasë një këmbësor të bardhë, duke zbuluar një sekret ushtarak për të mirën e përbashkët. Në jetën reale, veprime të tilla si lirimi i të gjithë patentave të Teslas nga Elon Musk [2] na kujtojnë se nuk ka përparësi konkurruese që do të mbijetonte në një botë të paralizuar.

2. Opsioni i tërheqjes

Ashtu si personazhet e përmendura më lart, Euron Greyjoy kishte pikëpamjen e tij mbi botën dhe prioritetet ndryshuan nga takimi me një këmbësor të bardhë. Megjithatë, ai zgjodhi të mos bashkohej me koalicionin e udhëhequr nga Daenerys. Pasi Jon Snow konfirmoi se këmbësorët e bardhë nuk mund të notojnë, Euron vendosi të braktisë Cersei dhe të gjithë të tjerët dhe të kthehet në ishullin e tij, ku beson se do të jetë i sigurt nga ushtria e të vdekurve. Ai madje këshillon Daenerys të bëjë të njëjtën gjë, duke thënë se të dy mund të sundonin botën kur kriza të përfundonte.

A do të kishte mbetur ndonjë gjë për të sunduar atëherë?

Për t'u kthyer në analogjinë e ndryshimeve klimatike dhe bashkëpunimin shumëpalësh, vendet si Shtetet e Bashkuara ose Brazili mund të kenë më pak rrezik se Tuvalu dhe ishujt e tjerë të Paqësorit. Por është një iluzion të besohet se ata do të jenë imune ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Askush nuk është.

3. I ftohti nuk më bezdisi asnjëherë

Cersei beson se ajo mund të mbajë-apo edhe të rrisë-fuqinë e saj, ndërsa pjesa tjetër e botës ngrin deri në vdekje. Ajo jo vetëm që refuzon të bashkohet me rezistencën – ajo po planifikon gjithashtu t'i sulmojë ata dhe të shtojë përfitimet afatshkurtra. Vendet si Rusia dhe Arabia Saudite gjithashtu po bllokojnë bashkëpunimin ndërkombëtar [3] për hir të industrive të tyre të lëndëve djegëse fosile. Por, përderisa industritë sigurojnë të ardhura afatshkurtra në PBB-në e tyre, lëndët djegëse fosile nuk do të mbrojnë popullatat e këtyre vendeve nga efektet në rritje të ndryshimeve klimatike.

Një ngjashmëri midis këmbësorëve të bardhë dhe ndryshimeve klimatike është mos parashikimi i sulmeve të tyre. Të dyja kërcënimet janë disi të huaja për njerëzit dhe nuk ka shumë kohë për t'u përgatitur. Pas pothuajse 25 vjetësh diskutimi se çfarë duhet bërë në konferencat vjetore të OKB-së (COPs), udhëheqësve botërorë tani po u bëhet presion nga nxënësit e shkollave [4] që të mos flasin dhe të fillojnë të veprojnë. Brazili madje hoqi dorë nga presidenca e COP këtë vit, duke mbyllur kështu derën për investime të reja dhe mundësi bashkëpunimi.

Froni i Shpatave (Game of Thrones) ilustron se çfarë mund të ndodhë nëse nuk i kushtojmë vëmendje thirrjeve të fëmijëve. Kur Daenerys humbet një nga dragonët e saj te Mbreti i Natës, ndikimi i ushtrisë së të vdekurve intensifikohet menjëherë. Kjo ngjarje e vetme ndryshon skenarin tërësisht, duke sjellë kërcënimin për dënim me vdekje të të gjithëve.

Ndikimet e ndryshimeve klimatike gjithashtu mund të intensifikohen papritmas: një nivel i ardhshëm i ngrohjes mund të shtyjë klimën globale në një situatë alarmante, duke shkaktuar ndryshime të paparashikuara dhe të pakthyeshme në sistemet fizike. Është i paqartë niveli i ndryshimit për procese të ndryshme, por rritet në mënyrë dramatike për temperatura mbi 1-3°C. Këto procese mund të intensifikohen me kalimin e kohës. Duke pasur parasysh se shumica e aspekteve të ndryshimeve klimatike do të vazhdojë gjatë shekujve dhe rritja e temperaturës mund të rezultojë në nxitjen e ngrohjes edhe më shumë, politikat lehtësuese duhet të përfshijnë parimin e masave paraprake për të shmangur ndryshimet katastrofike dhe të pakthyeshme në sistemin klimatik të tokës.

Cassia Moraes është themeluese dhe drejtore ekzekutive e Liderëve Rinorë të Klimës (YCL). Ajo ka një diplomë MPA në Praktikën e Zhvillimit nga Universiteti i Kolumbias dhe është anëtare e bordit të Lemann Fellows të Qendrës Globale Kolumbia të Rio de Zhaneiros. Mësoni më shumë [5] për programin e 2019-ës të Liderëve Rinorë të Klimës (YCL).