See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Egjipt: “Ne të gjithë jemi Maikel Nabil”

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Revolucionin e Egjiptit 2011.

Dënimi i blogerit Maikel Nabil më 11 prill 2011, me 3 vjet burg nga gjykata ushtarake në një sesion të mbyllur për kritika ndaj armatës ka revoltuar përdoruesit egjiptianë të internetit, të cilët tanimë përdorin të drejtën e sapofituar të fjalës përderisa ndihen të kërcënuar.

Nabil u gjykua nga gjykata ushtarake, edhepse është vetëm qytetar civil. Organizatat për të drejta të njeriut që e mbrojnë atë pretendojnë se avokatët e tij ishin të mashtruar, dhe të tjerët kanë paralajmëruar se me këtë po vendoset një presedan i rrezikshëm:

@monasosh: Ata GËNJYEN! i thanë avokatëve se gjykimi u shtye dhe pasiqë ata shkuan kuptuan se ai veçmë ishte dënuar dhe dërguar në burg #MaikelNabil #Egyarmy

@adamakary: #MaikelNabil u dënua me 3 vjet burg. Ushtria premtoi të shtyejë vendimin deri nesër por e dënoi Maikel-in kur  avokatët e tij u larguan nga gjyqi

@jonamorem: Kjo është e pabesueshme! Të mashtrohen avokatët dhe të dënohet #MaikelNabil pas shpinës së tyre dhe të dërgohet në burg! Kjo është e paligjshme!!!

@jonamorem: Nëse dikush ka ende besim te ushtria pasiqë bëri mashtrim në dënimin e # MaikelNabil pas shpinës së avokatëve mesiguri është i marrë.  #jan25 #Egypt #fail

@merritk: Avokati i #MaikelNabil thotë se vendimi nuk është marrë në një sesion të hapur, që është një shkelje e rregullave të gjykatës ushtarake.#egjipt

@fustat: Pikësëpari, qytetarët civilë si #MaikelNabil dhe të tjerët nuk duhet të gjykohen në gjykatë ushtarake, fund!#EgyArmy #SCAF #Jan25

@zaynabon: #Ushtria gjykoi #MaikelNabil në gjykatë USHTARAKE për blogim ndërsa #Mubarak është duke u relaksuar në plazhë në #Sharm? Çka dreqin nuk është në rregull me këtë pamje?

@yassi2011: Jo vetëm #MaikelNabil. edhe #FreeAmr dhe shumë qytetarë të tjerë civilë janë gjykuar në gjykata ushtarake kohëve të fundit#Jan25 #Egypt #SCAF

Mubarak 2.0?

Mikael Nabil in Tahrir Square on January 30, 2011. Photo uploaded by Mena Nader on Yfrog.

Mikael Nabil në sheshin Tahrir më 30 janar 2011. Foto e ngarkuar nga Mena Nader në Yfrog.

Nabil u dënua vetëm dy ditë pas trazirave të përgjakshme në sheshin Tahrir, që vijuan pas protestës më të madhe të së premtes pas largimit të Mubarakut. Hidhërimi ndaj ushtrisë dhe tmerri nga rikthimi në taktikat e periudhës së Mubarakut ishte i dukshëm:

@cairowire: sot është një ditë e trishtë edhe për blogerët edhe për të drejtat e njeriut në Egjpt. #jan25 #MaikelNabil

@HebzyA: Kaq kishte nga liria e të shprehurit, transparenca dhe gjykimet e drejta #maikelnabil #jan25

@deena_adel: Më dëshpëron fakti se e drejta bazë e të shprehurit të lirë individual po kriminalizohet ende #NewEgypt.#MaikelNabil

@amiramikhail: Posa qava për herë të parë gjatë këtij revolucioni.#maikelnabil kjo është një goditje e madhe.

@HebzyA:Dënimi i  #maikelnabil është vetëm një goditje tjetër në fytyrë nga ushtria #jan25

@MaeSideB: Këto goditje në fytyrë po vazhdojnë. Keni bërë një punë të madhe që na keni mundësuar të humbim edhe at pak besim që na pat mbetur! #MaikelNabil

@bassemwahda: Ushtria egjiptiane mund lirisht të veshë mantelën e SS, mendimet e lira janë të shtypura dhe kritikat nuk lejohen! #MaikelNabil #liri

@bassemwahda: Blogerët arrestohen, avokatët mashtrohen, gjykimet dhe dënimet po bëhen të dyshimta…a ka ndryshuar DIÇKA? #maikelNabil #egypt

@BrokenArrow: #SCAF është vetëm regjimi i Mubarak-ut në steroide#egyarmy #jan25 #tahrir #MaikelNabil#NEWEGYPT

@cairowire: dikush mund të thotë se dënimi i #MaikelNabil vendos një presedan të rrezikshëm, por ky presedan ka qenë veçmë i vendosur nga regjimi i Mubarak-ut.

@ghalyshafik: Dënimi i  #MaikelNabil është kaq i tmerrshëm. Të gjithëve na përkujton në ditët e Mubarak-ut. #jan25 #egypt#tahrir

@zaynabon: Arrestimi dhe burgosja e blogerëve ishte një trend në periudhën e Mubarakut. Mubaraku tash ka perfunduar, por edhe ky trend i tmerrshëm duhet të përfundojë.  #Egypt #MaikelNabil

Shumë veta mendojnë se ky zhvillim është një kërcënim për tërë lirinë e të shprehurit online në Egjipt:

@sarahcarr:  Blogu i @maikelnabil nuk është asgjë e re. Ka pasur të tjerë që kanë publikuar thënie të ngjajshme (dhe më të këqija) online.

@monasosh: Baza mbi të cilën  #MaikelNabil është dënuar mund të vlejë edhe për shumë nga ne. #Jan25 #Egyarmy

@saralabib: Nuk po burgoset vetëm #MaikelNabil por po burgoset liria e çdo egjiptiani.!! # vdiq liria e fjalës

@ArabRevolution: Çka pason? Burgosje për një postim në Twitter? #MaikelNabil #Jan25#Egyarmy

@lilianwagdy: Puna është se nëse Maikel Nabil u dënua për një postim në blog, shumë prej nesh mund të kenë të njejtin fat për shkak të një tagu si #Të vejë në djall ushtria

@fazerofzanight: Këto janë flliqësira! #MaikelNabil u dënua me 3 vjet burg, më mirë të gjejmë një vend të mallkuar ku do të fshihemi sepse të gjithë jemi “të pafajshëm” për krimin e njejtë

@JoliePagaille: Për çka e dënoi ushtria egjiptiane @maikelnabil ? Për lirinë e të folurit? Atëherë besoj se edhe për ne do të vlejë e njejta për postimet e tona në Twitter!

@amira_salah: D.m.th tash të jesh një bloger është krim!!! Njerëz fshini fjalët e juaja kyçe të blogjeve nga biografia juaj!! #Turp#MaikelNabil

Solidaritet dhe thirrje për ndryshim

Ashtu siç ndodhi më herët me Kareem Amer, u paraqit një atmosferë tashmë e njohur, tema të solidaritetit dhe thirrje për ndryshim të vërtetë politik:

@amiramikhail: Ne të gjithë jemi #maikelnabil

@deena_adel: Unë nuk pajtohem me shumë pikëpamje të  #MaikelNabil, por do të luftoj deri në vdekje për të drejtën e tij për ti shprehur ato.#Egypt

@tarekshalaby: Edhe pse mendoj se  #MaikelNabil është i prishur në mendje, është prapë jashtëzakonisht e padrejtë të hidhet prapa grilave vetëm për shprehje

@rashaabdulla: Rasti i #MaikelNabi është një porosi e qartë për përdoruesit e internetit. Ne duhet ta mbrojmë lirinë e të shprehurit. Kjo nuk është e pranueshme.  #Egypt #Jan25

@AhmadMoez: Pas dënimit të #MaikelNabil, unë jam 100% për ushtarët që protestojnë në sheshin Tahrir me uniformë formale. Është koha për bashkim në #Egjipt.

@tammersalem: Tash më shumë se kurrë paraqitet nevoja për një këshill presidencial nga parti të ndryshme në vend të ushtrisë.  #egypt #maikelnabil #jan25

3awadalla: A i kujtohet këshillit ushtarak se pse ne u revoltuam në fillim? Nuk duam më persekutime!#MaikelNabil #Jan25

@AmrBassiouny: A dini çka? do të shkruaj një blog jashtëzakonisht anti-ushtarak. Të shohim a do të më arrestojnë. #Jan25#Egypt #MaikelNabil

@AmrBassiouny: MOS LEJONI tju frikësojë rasti i #MaikelNabil. Flisni lirshëm, mos fyeni, do të jeni të sigurtë. Të bëjmë një blog -anti ushtarak sonte për të thyer barierën e frikës. #Jan25

Nariman Youssef ka shkruar në një deklaratë dygjuhësore për mbështetje:

Maikel është një pacifist, një kundërshtues i ndërgjegjshëm dhe pjesë e lëvizjes së quajtur “Thuaj JO rekrutimit obligativ”. Ai në të kaluarën ka shkruar disa artikuj kontraverz duke mbështetur Izraelin, dhe gjatë revolucionit të 25 Janarit ai postoi një “mesazh për Izraelin për solidaritet për revolucionin egjiptian“.

Derisa shumica e organizatave dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut në Egjipt e mbrojnë atë, dhe ofrojnë mbështetje morale dhe praktike, disa vazhdojnë të jenë kundër tij për shkak të qëndrimeve të tij pro-izraelite. Ata që hyjnë në fuqi çdoherë i zgjedhin viktimat kontraverziale për raste të tilla kryesisht për të përçarë mendimin publik për disidentët në përgjithësi.

dhe pasqyroi postimin e tij, duke nxitur edhe blogerët e tjerë të bëjnë të njejtën.

Deri më tani më shumë se 2,700 persona janë bashkuar në  grupin e Facebook-ut” Lirojeni Maikel Nabil” . Disa orë pas dënimit të Nabil është krijuar një profil në Twitter i dedikuar për të. (@MaikelNabilNews).

Objektive të dobëta dhe porosi të qarta

Situata e vështirë e Nabil-it, pasqyron dënimin katërvjeçar të blogerit Kareem Amer në vitin 2007. Amer u akuzua për fyerje ndaj Mubarak-ut dhe islamit, dhe kreu dënimin e tij plotësissht edhe pse pati një kampanjë ndërkombëtare për ta liruar atë më herët. Ai përfundimisht u lirua nga burgu në nëntor 2010 -disa muaj para revolucionit të janarit- duke pretenduar si shkak tortura dhe keqtrajtim.

Aktivisti për të drejtat e njeriut Ramy Raoof ka shkruar në Global Voices Advocacy për mesazhin që vjen nga persekutimi i Nabil-it:

Gjatë viteve të fundit, aktivistët dhe gazetarët egjiptianë kanë thyer shumë tabu përmes platformave të mediave. Ushtria dhe forcat militare ishin një nga tabutë kryesore gjatë periudhës së Mubarak-ut dhe ende paraqet një “vi të kuqe” në mediat jashtë linje [..]

Ushtria në Egjipt po dërgon një mesazh të qartë se ata nuk pranojnë kritika dhe akuzat kundër Nabil mund të ishin bërë shumë lehtë kundër çdo përdoruesi tjetër egjiptian të internetit dhe kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut për ti ndaluar ata të merren me shkeljet e të drejtave të njeriut të bëra nga oficerët ushtarakë.

Kolumnisti i mërguar egjiptian Mona Eltahawy dhe shumë të tjerë gjithashtu janë të mendimit se ushtria ka zgjedhur qëllimisht një objektiv të lehtë për të dërguar mesazhin e saj objektiv:

@monaeltahawy: #MaikelNabil është Karim Amer-i i ri. Maikel u dënua me 3 vjet për “fyerje të ushtrisë”. Karim u dënua me 4 vjet për  “fyerje të Islamit dhe presidentit.”

@monaeltahawy: Blogerët #MaikelNabil dhe Karim Amer: objektive të dobëta sepse shkrimet e tyre për ushtrinë(Maikel) dhe religjionin(Karim) i bënë ata famëkeq. #Egypt

@jonamorem: Shumë që tani janë të shokuar nga dënimi i Maikel Nabil nuk e kanë mbështetur atë për shkak të pikëpamjeve të tij proizraelite! Dhe tani gjithaçka është e humbur në #Egjipt. Mrekulli! #jan25

@3awadalla:Me burgosjen e #MaikelNabil, ushtria po vendos një shembull për ata që e kritikojnë dhe gjithashtu po hakmerret ndaj Maikel-it. #Jan25

@3awadalla: Ushtria e ka ditur se mund të përdor kartën e Izraelit herëdokur për #Maikelnabil dhe se ne do të humbim mbështetjen publike.

@mosaaberizing: Oficerët ushtarakë po vërtetojnë në mënyrë indirekte se kanë patur mosmarrëveshje me #MaikelNabil. “Historia e tij është mjaft e gjatë”.

@hebamorayef: Gjenerali i SCAF, Otman, thotë se thirrjet e blogerit Maikel Nabil kundër rekrutimit të obliguar do të kenë “ndikim” në rininë egjiptiane #MaikelNabil

Sidoqoftë, dënimi i Nabil mund të ketë efektin e kundërt mbi rininë sesa atë që ushtria dëshiron ta ketë:

@deena_adel: Unë as nuk e pata lexuar postimin e Maikel Nabil, “Ushtria dhe populli nuk kanë qenë asnjëherë në të njejtën anë” derisa dëgjova se është arrestuar për atë #EgyArmy #fail

@Egyptocracy: A nuk po kupton ushtria se me dënimin e #Maikel Nabilit ata vetëm po theksojnë edhe më tepër fjalët e tij?#EgyArmy #Egypt #Jan25 #Tahrir

Para se të vendosej dënimi, Nabil shkroi nga qelia e paraburgimit [ar],duke nxitur bashkëqytetarët e tij të marrin përsipër barrën e lirisë së posagjetur:

@jonamorem: LEXON #MaikelNabil nga burgu: “Liria ka një çmim, unë po e paguaj çmimin nga burgu dhe ju paguani tuajin nga jashtë!” http://is.gd/uSfMUT #jan25

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Revolucionin e Egjiptit 2011.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.