- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Pashkët në Trinidad e Tobago duken (dhe shijonë) kështu

Kategoritë: Karaibet, Trinidad & Tobago, Feja, Fotografia, Media e qytetarëve, Mjedisi, Sporti, Ushqimi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Solitary man (@barefoot.wanderer868) [1] on

Pushimet e Pashkëve bien në fund të stinës së thatë [2] të Trinidad dhe Tobagos – që do të thotë se ata që pushojnë në vend zgjedhin shumë aktivitete në natyrë. Këtu po përmbledhim disa prej tyre si dhe disa tradita të tjera të Pashkëve.

Admirimi i pemëve Poui

Kjo është koha e vitit që Tabebuia [3] (ose Poui, siç quhet nga vendasit) lulëzon plotësisht, duke theksuar kodrat dhe rrugët me lule të verdha. Një lloj i Poui çel lule delikate rozë, që të kujtonë lulet e qershive të Japonisë. Pa marrë parasysh ngjyrën, pamja e një peme Poui në lulëzim të plotë të lë pa frymë, dhe çdo vit, përdoruesit e mediave sociale ndajnë fotografitë në Facebook [4] dhe Instagram. Thjesht nuk do ishte atmosferë Pashkësh pa përsosmërinë e quajtur Poui!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Trinidad & Tobago (IZATRINI) (@izatrini_com) [5] on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Riaz Mohammed (@riaz_mohammed_) [6] on

Shijo akull të grimcuar

Është një ushqim i shijshëm në çdo kohë të vitit, por ky kombinim me ngjyra të ndezura i akullit të grimcuar, shurupëve me shije të ndryshme dhe (shpesh) me qumësht të kondensuar, duket tepër freskues në periudhën e Pashkëve. Shitësit dalin në plazhe dhe te Parku i Mbretëreshës Savannah [7] (hapësira kryesore e gjelbër e kryeqytetit) për të tërhequr klientët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by InSeason Tours Ltd. (@inseason.tours) [8] on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Natalake ???? (@iamnatalake) [9] on

Të fluturosh lart

Një tjetër traditë e Pashkëve është fluturimi i balonave, në një konkurs [10] të mbajtur çdo vit për Pashkë në Parkun e Mbretëreshës Savannah.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Petal Howell (@petal1hunned) [11] on

[12]

Pjesëmarrësit në konkursin e fluturimit të balonave në të dielën e Pashkëve, në Parkun e Mbretëreshës Savannah. Foto nga Georgia Popplewell, CC BY-NC-SA 2.0.

Luhet kriket

Është gjithashtu një pamje e zakonshme në këtë kohë të vitit ekipet e kriketit, të zbukuruar me “të bardhë”, duke luajtur ndeshje miqësore në fushat sportive komunitare (gjithashtu, në Savannah).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Leuenberger (@leuenbergerchris) [13] on

Kulaçët e shijshëm

Pashkët nuk do të ishin të tilla pa kulaçët e veçantë të nxehtë dhe kryq. Sa i përket besimit fetar [14], popullsia e Trinidad dhe Tobago është kryesisht e krishterë, dhe këto ushqime tradicionalisht janë ngrënë në Premten e Madhe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Peche Patisserie (@pechepatisserie) [15] on