Pashkët në Trinidad e Tobago duken (dhe shijonë) kështu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Solitary man (@barefoot.wanderer868) on

Pushimet e Pashkëve bien në fund të stinës së thatë të Trinidad dhe Tobagos – që do të thotë se ata që pushojnë në vend zgjedhin shumë aktivitete në natyrë. Këtu po përmbledhim disa prej tyre si dhe disa tradita të tjera të Pashkëve.

Admirimi i pemëve Poui

Kjo është koha e vitit që Tabebuia (ose Poui, siç quhet nga vendasit) lulëzon plotësisht, duke theksuar kodrat dhe rrugët me lule të verdha. Një lloj i Poui çel lule delikate rozë, që të kujtonë lulet e qershive të Japonisë. Pa marrë parasysh ngjyrën, pamja e një peme Poui në lulëzim të plotë të lë pa frymë, dhe çdo vit, përdoruesit e mediave sociale ndajnë fotografitë në Facebook dhe Instagram. Thjesht nuk do ishte atmosferë Pashkësh pa përsosmërinë e quajtur Poui!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Trinidad & Tobago (IZATRINI) (@izatrini_com) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Riaz Mohammed (@riaz_mohammed_) on

Shijo akull të grimcuar

Është një ushqim i shijshëm në çdo kohë të vitit, por ky kombinim me ngjyra të ndezura i akullit të grimcuar, shurupëve me shije të ndryshme dhe (shpesh) me qumësht të kondensuar, duket tepër freskues në periudhën e Pashkëve. Shitësit dalin në plazhe dhe te Parku i Mbretëreshës Savannah (hapësira kryesore e gjelbër e kryeqytetit) për të tërhequr klientët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by InSeason Tours Ltd. (@inseason.tours) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Natalake ???? (@iamnatalake) on

Të fluturosh lart

Një tjetër traditë e Pashkëve është fluturimi i balonave, në një konkurs të mbajtur çdo vit për Pashkë në Parkun e Mbretëreshës Savannah.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Petal Howell (@petal1hunned) on

Pjesëmarrësit në konkursin e fluturimit të balonave në të dielën e Pashkëve, në Parkun e Mbretëreshës Savannah. Foto nga Georgia Popplewell, CC BY-NC-SA 2.0.

Luhet kriket

Është gjithashtu një pamje e zakonshme në këtë kohë të vitit ekipet e kriketit, të zbukuruar me “të bardhë”, duke luajtur ndeshje miqësore në fushat sportive komunitare (gjithashtu, në Savannah).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Leuenberger (@leuenbergerchris) on

Kulaçët e shijshëm

Pashkët nuk do të ishin të tilla pa kulaçët e veçantë të nxehtë dhe kryq. Sa i përket besimit fetar, popullsia e Trinidad dhe Tobago është kryesisht e krishterë, dhe këto ushqime tradicionalisht janë ngrënë në Premten e Madhe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Peche Patisserie (@pechepatisserie) on

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.