I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Blogerët Iranian shkruajnë letra deri te Krishti

Ndoshta duket joreale, por disa blogerë mysliman në bloget e tyre kanë shkruar letra deri te Krishti, në të cilat ankohen për fyerjet perëndimore ndaj myslimanëve, veçanërisht për filmin anti-islamik të ministrit holandez Gert Vilders, Fitna. Në ndërkohë, i riu islamik Basij protestonte para ambasadës së Holandës në Teheran, duke dënuar filmin Vilders.

kosoofbasiji.jpg

Kosov, drejtuesi i fotoblogeve në Iran, paraqiti disa fotografi nga demonstruesit. Një nga kushtimet e fotografisë më lartë do të thotë “Nëse mosmbajtja e ferexhesë do te thotë civilizim, atëherë kafshët janë më të civilizuara”.

Goldoktar, studente fetare femër, e filloi letrën e vetë deri te Krishti me “Tungjatjeta z. Isus Krisht”. Ajo vazhdon [Fa]:

“A e dini çka mendoj unë? Ku dhe kur filloi kjo fitn? Para disa vitesh ky film anti-islam filloi me produksionin. Para revolucionit islamik, asnjë nuk i kushtonte vëmendje islamit dhe të shenjtëve të tyre…Pas revolucionit islamik ndodhën edhe revolucione të tjera…Atëherë ata nuk dinin çka të bënin dhe për atë arsye filluan të bëjnë punë fëmijësh që të dëmtojnë imazhin e botës islame”.

Blogeri shton se disa filma, si “jo pa vajzën time” dhe “300”, duhet të kontestohen me filma nga myslimanët.

Мehdi shkruan [Fa]:

“Krisht, unë jam mysliman i cili të donë. Mos u mërzit për fyerjet e vëllait tënd profetit Muhamed. Të gjithë e dimë që ata njerëz nuk janë pasuesit tuaj. Ata nuk janë ata që mbajnë kryqin, por krijojnë lufta dhe vrasin njerëz”.

Blogeri pyet nëse është i koordinuar numri i madh i sulmeve nga ana e kinematografisë.

Pangare i shkruan Isusit [Fa]: “Na ndihmo që t’u kundërvihemi këtyre fyerjeve… E di që na përkrah dhe që mund ta lexosh zemrën time”.

Si shtesë e këtyre islamikëve, disa bloger të tjerë i ndanë ndjenjat dhe idetë e veta për filmin.

Arsham Parsi, udhëheqësi i aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve në Iran thotë [Fa}: “Ekzistojnë arsye racionale të shprehjes së ndonjë mendimi ose të ngacmimit të ndonjë ideje. E kam shikuar këtë film dhe shprehi protestën time ndaj tij”.

Paro Zadan shkruan:

“E shikoj dhe mendoj që është i pakuptimtë. Sa nga myslimanët janë ekstremist? Mendoj që myslimanët fillimisht duhet të bëjnë film më të cilën do të kontestohet ndikimi i Fitnës, dhe pastaj të tentojnë të dinë pse njerëzit nuk duken ashtu. Censurimi dhe kërcënimet vetëm e përforcojnë filmin. Në vend të xhihadit për vrarje të njerëzve, udhëheqësit tonë fetar duhet ët bëjnë xhihad që të njihet ana e mirë ë islamit”.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.