Firma e dëbuar kineze e nxjerrjes së diamanteve rikthehet pa zhurmë në Zimbabve

Një pistë e fshehtë avionësh u ndërtua në një fushë diamanti të sekuestruar nga ushtria e Zimbabves në 2007. Ky vend prej kohësh përballet me shfrytëzimin e minierave të diamantit nga kompanitë e huaja. Foto nga Aristocrat's Hat nëpërmjet Flickr CC BY-NC-ND 2.0.

Kthimi pa zhurmë i ndërmarrjes së dëbuar minerare kineze Anjin Investments në fushat e diamanteve në Zimbabven lindore shkaktoi shqetësim për shfrytëzimin e burimeve nën administrimin e presidentit Emmerson Mnangagwa, thanë ekspertët e burimeve natyrore.

Shteti riaktivizoi licencën e Anjin pas presionit të madh të Pekinit mbi Hararen dhe kompania ka filluar punën këtë muaj.

Rikthimi i Anjin në menaxhimin e fushave të diamantit: ana e fshehtë e Zimbaves hapet për axhendën e biznesit

Historia e shfrytëzimit nga Anjin

Anjin Investments është një kompani e përbashkët e Ndërmarrjes së Jashtme Ekonomike të Anhui (Afec) dhe Matt Bronze Enterprises, e krijuar nga ministria e mbrojtjes e Zimbabves e Forcat e Mbrojtjes.

Anjin Investments dhe kompanitë e tjera të diamanteve u ndaluan të punonin në minierat e diamantit në Marange nga qeveria e ish presidentit Robert Mugabe në vitin 2016, pas akuzave se nuk paguan taksat.

Marange është një zonë e pasur me diamante, që ndodhet 400 kilometra në lindje të kryeqytetit Harare brenda provincës Manicaland.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe parlamentit theksuan se Anjin kurrë nuk kishte paraqitur fatura financiare për punën në miniera.

Sipas një raporti parlamentar, në periudhën 2010-2015, Anjin prodhoi rreth 9 milionë karatë, që gjeneronin rreth 332 milionë dollarë amerikanë. Nga kjo, 62 milionë dollarë amerikanë i shkuan qeverisë si pagesë detyrimi dhe 86 milionë dollarë u shpenzuan për përgjegjësitë sociale të korporatës. Për shkak të lidhjeve ushtarake, Anjin Investments ndërtoi një kolegj për çështjet e mbrojtjes me një kosto prej 98 milionë dollarësh amerikanë.

Ajo ishte një nga shtatë kompanitë që u lejuan të operonin në fushat e diamanteve në Marange përpara konsolidimit të minierave në 2016.

Ndërmarrjet e tjera përfshinin Mbada Diamonds, Diamond Mining Corporation, Jinan Investments, Burimet Marange, Kusena dhe Gye Nyame. Qeveria zotëronte 100% të aksioneve në Burimet Marange dhe 50% në gjashtë entitetet e minierave të diamanteve në Marange.

Këto kompani u detyruan të bashkohen për të krijuar Zimbabwe Consolidated Diamond Company (ZCDC), por Anjin ishte kundër kësaj.

Anjin dhe Jinan u prekën nga bashkimi, duke zemëruar autoritetet kineze që e konsideruan këtë lëvizje si një sulm ndaj të drejtave të pronësisë dhe një shkelje të marrëveshjes së investimeve të përbashkëta me qeverinë.

Ky zhvillim solli gjithashtu përkeqësimin e marrëdhënieve midis ish-presidentit Robert Mugabe dhe kinezëve, të cilët kishin qenë miqtë e tij “të të gjitha kohërave”.

Injorimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Kur Anjin u largua nga Marange, ata nxorrën në rrugë qindra punëtorë pa u dhënë pagat e prapambetura dhe paketat financiare për ndërprerjen e marrëdhenieve të punës. Kompania u akuzua nga punonjësit e saj për racizëm dhe shfrytëzim të punëtorëve.

Anjin rekrutoi së fundi disa punonjës në fshatin Chibuwe, me ndihmën e këshilltarëve lokalë, të cilëve u është kërkuar të japin emra për kompaninë që kjo e fundit të përzgjidhte, sipas Farai Maguwu, drejtor i Qendrës për Qeverisjen e Burimeve Natyrore:

Mungesa e transparencës në lidhje me kthimin e Anjin, shtron këto pyetje, kush i autorizoi ata që të punojnë në minierat në Marange? Pse u anashkaluan institucionet qeveritare formale? Anjin bashkohet me ZCDC, e cila gjithashtu ka plaçkitur Marangen dhe ka kryer abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut pa ndonjë përfitim të prekshëm për komunitetin.

Fshati Chibuwe ndodhet brenda Manicaland, pranë Marange, në fund të luginës Ruaj.

Omen Dube, drejtor provincial i minierave për Manicaland, nuk kishte dijeni për praninë e Anjin kur u kontaktua për koment.

Onesmo Moyo, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Minierave dhe Zhvillimit, gjithashtu deklaroi se nuk dinte gjë, duke thënë se Anjin nuk ka leje të operojë në Marange. Moyo tha: “Anjin është një nga kompanitë me të cilën jemi në negociata, por nuk është marrë vendimi për kthimin e saj”.

Rikthimi i Anjin Investments në Marange, qeveria e Zimbabves tregon injorancën e saj

A do të përsëritet historia?

Vendimi i qeverisë për të ripërzgjedhur Anjin Investmentsë bashku me kompaninë ruse Alrosa, si dy kompanitë e huaja të nxjerrjes së diamantit, shqetësuan ata që luftojnë korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në Zimbabve.

Megjithëse kinezët kanë lidhje të ngushta me Zimbabven, në rastin e Anjin Investment, qeveria duhet të vendosë interesat kombëtare mbi çdo gjë, thotë Mukasiri Sibanda, nga Shoqata Ligjore për Mjedisin në Zimbabve (ZELA):

Si mundet një kompani diamantesh punon nga 2010 deri në 2015 dhe nuk jep pasqyra financiare të audituara, një kërkesë themelore integriteti?

Mes viteve 2005 dhe 2016, gati gjysma e të gjitha investimeve të huaja kineze shkuan në sektorin e nxjerrjes, sipas Quartz Africa. Një e treta e këtyre fondeve kanë ardhur në Afrikë, me numrin më të madh të minierave kineze në Afrikën e Jugut, Zambia, Zimbabve dhe Republika Demokratike e Kongos.

Sektori i minierave ka qenë nxitësi kryesor i investimeve kineze në Zimbabve dhe pjesën tjetër të Afrikës.

Minierat e diamanteve në fakt ishin burimi i shqetësimeve në rritje të Kinës për strategjinë e indigjenizimit nga regjimi i Mugabes, sipas të cilës kërkohej që 51% e pronësisë së bizneseve të huaja, t'i përkishte vendasve.

Qendra për Menaxhimin e Burimeve Natyrore në Harare, tha se Kina duhet të sigurojë që kompanitë e saj në Zimbabve, e Anjin në veçanti, të zbatojnë ligjet e vendit dhe të marrin licenca sociale nga komunitetet ku ata synojnë të veprojnë.

Maguwu shtoi:

Është gjithashtu e rëndësishme për Kinën që të sigurojë që kompanitë e saj janë transparente dhe të përgjegjshme ndaj popullsisë lokale dhe qeverisë së Zimbabves.

Investimet e Anjin përfshijnë hedhjen e 20 milionë dollarëve amerikanë për rinisjen e punës në minierat e diamantit. Tërheqja e fondeve pritet të bëhet brenda majit 2019.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.