- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Rasti i parë kur Rusia zbaton ligjin mbi “lajmet e rremë” ndaj një media, mund të jetë një lajm i rremë

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Rusia, Censura, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, RuNet Echo, GV Advocacy

Nga Bruce Mars nëpërmjet Pexels.com

Ligji i Rusisë për “lajmet e rreme” [1], i cili hyri në fuqi në fund të marsit, mund të testohet shpejt me rastin e parë – por përkufizimet e tij janë të paqarta dhe madje ligjvënësit kryesorë të Rusisë janë ende të paqartë rreth mekanizmave të zbatimit.

Lajmi, në dukje i rremë, u përhap në fillim të prillit 2019, kur mediat njoftuan se klasat e jogës në burgjet ruse mund të ndalohen:

Klasat e jogës në burgjet e Moskës do të ndalohet për shkak të “kërcënimit nga homoseksualiteti”. Senatorja rus Elena Mizulina bëri thirrje për ndalimin, pasi një teolog orthodoks tha se “joga shkakton nxitje seksuale të pakontrollueshme që mund të çojë në homoseksualitet” #LGBT #Russia

Lajmi u raportua fillimisht nga Moskovsky Komsomolets, një tabloid popullor. Autorja Eva Merkacheva, shkroi [6] se sistemi i burgjeve të Rusisë kishte pezulluar klasat e jogës për të burgosurit, pasi zyra e prokurorit të përgjithshëm mori një letër shqetësuese nga senatorja konservatore Yelena Mizulina [7].

Mizulina, shkruhej në artikull, përmendi komunikimin me teologun orthodoks Alexander Dvorkin [8], një aktivist anti-kult. Ai, sipas Komsomolets, foli për rreziqet e indoktrinimit të burgosurve në një “kult të shëmtuar pseudo-hinduist” dhe “zgjimit seksual të pakontrolluar” të shkaktuar nga joga.

Vlen të përmendet se Eva Merkacheva, reporterja e Komsomolets, nuk është një vëzhguese e paanshme në këtë rast: ajo vetë ka bërë fushatë për hapjen e klasave të jogës në institucionet e paraburgimit të Rusisë dhe ka shkruar një libër mbi jogën për të burgosurit, që u botua pas publikimit të lajmit. Kjo solli thashethemet se e gjithë historia mund të ishte një mënyrë marketingu për të promovuar librin e saj.

Pas kësaj, nënkryetari i sistemit të burgjeve të Rusisë tha se në fakt nuk kishte plane për të ndaluar klasat e jogas, duke vlerësuar programin eksperimental që ka përmirësuar dukshëm shëndetin e të burgosurve dhe mirëqenien e përgjithshme aty ku klasat e jogës nisën në vitin 2018.

Rusia rikthen jogën në burgje pas aludimeve se ajo kthent të burgosurit në homoseksualë

Senatorja Mizulina më 8 prill u kundërpërgjigj duke thënë se lajmi sipas të cilit ajo kërkonte ndalimin e jogës, ishte i rremë.

Govorit Moskva, një stacion radiofonik i Moskës, shkroi në Twitter:

Mizulina e quan të rremë lajmin se ajo kërkon ndalimin e jogës në institucionet e paraburgimit. Senatorja ka në plan të ankohet së shpejti te Roskomnadzor [mbikëqyrësi i medias ruse].

Govorit Moskva i bashkangjiti postimit një kopje të letrës së Mizulinës për kryeprokurorin Yuri Chaika. Në të vërtetë, ajo nuk përmban asnjë kërkesë për të ndaluar jogën – por është vetëm një kërkesë për të hetuar pretendimet se të burgosurit ishin përfshirë në studimin e “kundalini-joga” (thonjëzat janë vendosur nga Mizulina) dhe për të përcaktuar nëse kjo ishte e ligjshme. Kundalini [14] është një shkollë legjitime e jogës, e njohur për intensitetin e saj fizik dhe fokusimin e thellë në sistemin nervor.

Zyra e shtypit e Mizulinas i ofroi agjencisë ruse të lajmeve TASS komentet e saj [15] mbi ngjarjen. 

Это типичный пример распространения фейковых новостей. В моем письме в адрес генерального прокурора не содержалось никаких требований “запретить проведение занятий йогой в СИЗО и уж тем более “запретить йогу.”

Ky është një shembull tipik i përhapjes së lajmeve të rreme. Letra ime për zyrën e prokurorit të përgjithshëm nuk përmbante kërkesa për ‘ndalimin e jogës në paraburgim’, e lëre më ‘ndalimin plotësisht të yogës ‘.

Zyra e shtypit e Mizulinas gjithashtu vuri në dukje se senatorja po planifikon ta raportojë këtë rast të lajmit të rremë në Roskomnadzor.

Media shkroi se ky mund të jetë rasti i përurimit të ligjit mbi lajmet e rreme, i rishikuar kohët e fundit e që ka qenë subjekt i talljeve dhe kritikave publike [16], por shpejt u bë e qartë se as vetë senatorja nuk e ka idenë për dispozitat e ligjit të ri.

Sipas këtij ligji, individët, zyrtarët ose organizatat e akuzuara për përhapjen e lajmeve të rremë “të maskuara si shpallje publike të vërteta”, që promovojnë destabilitet publik ose shqetësime të tjera serioze mund të gjobiten deri në një milion rubla (pak më shumë se 15,000 dollarë), nëse nuk heqin përmbajtjen brenda një dite. Ligji gjithashtu parashikon masa [17] përmes të cilave Roskomnadzor, mbikëqyrësi i mediave të Rusisë, të urdhërojë ISP-të që të bllokojnë faqet me përmbajtjen të kundraligjshme.

Por Mizulina nuk ka dorëzuar një peticion në Roskomnadzor dhe madje edhe nëse do e kish bërë një gjë të tillë, nuk është përgjegjësi e Roskomnadzor për t'u marrë me të, tha [18] zëdhënësi i agjencisë për Kommersant. Ligji thotë se është përgjegjësi e zyrës së prokurorit të përgjithshëm të pikasë lajmet e rreme “të maskuara si shpallje publike të vërteta”. Vetëm kur kryeprokurori e konsideron një mesazh si potencialisht të dëmshëm ndaj rendit publik, mund të urdhërohet Roskomnadzor për të bllokuar dhe censuruar përmbajtjen në faqe – nëse media nuk pranon ta heqë artikullin në fjalë. Mbetet të shihet nëse Merkaçeva shpërndau “me vetëdije dhe me qëllim lajmin e rremë me rëndësi publike”, siç e përcakton ligji.

Pra, nuk ka gjasa që ankesat e Mizulinas ndaj Moskovsky Komsomolets dhe mediave të tjera të cilat kanë ribotuar lajmin do të tërheqin vëmendjen. Rasti i parë kur Rusia zbaton ligjin mbi “lajmet e rremë” ndaj një media mund të jetë një lajm i rremë.