See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Еkuador: Mbrojtja dhe çështja private në internet

sofware-libre.jpg

Fotografia nga Presidencia de la República del Ecuador dhe nën mbrotje të autorizuar

Ekuadori deri më tani vazhdimisht paraqiteshe në titujt kryesor në vitin 2008. Fillimisht, ranë reshje të mëdha të shiut dhe një pjesë e madhe e vendit u mbulua nga uji. Pastaj, diskutimi për sovranitetin nacional dhe fqinjit të tij, Kolumbinë , ishin tema të shpeshta në lajme. Në fund, shpallja se forcat revolucionare të armatosura të Kolumbisë (FRAK) kanë strehimore në vend, qeverinë e Ekuadorit e vuri në situatë të papërshtatshme [es]. Megjithatë, diçka që nuk u publikua në media, ndërsa gjithashtu ishte për tu brengosur, është pyetja për sigurinë dhe fshehtësitë e internetit, si dhe incidentet e deritanishme të hakerimit

Hakerimi i faqes së presidencës ndodhi në mes të shkurtit, ndërsa ishte kryer nga një haker i cili haptas talleshe [es] me sigurinë e sistemit qeveritar dhe garantonte se do të sulmoj edhe portale të tjera të mediave. Karlos Xhumbo [es], i cili punon në këtë profesion , sqaron se ky nuk është rasti i parë i llojit të këtillë në Ekuador dhe se problemet e kësaj natyre mund të zgjidhen:

Fácil de ubicar y detectar con prevención, el problema está en los responsables de las seguridades de estos espacios gubernamentales, deben saber qué hoy en día las verdaderas batallas se libran en el ciberespacio…. se tiene que aprovechar la reforma a la ambigua Ley de Seguridad Nacional que se debatirá en la Asamblea Constituyente, introduciendo nuevos artículos que conlleven a la protección de los recursos naturales y para la lucha contra el Ciberterrorismo, una amenaza creciente en América Latina debido al poco esfuerzo de los países en dedicar su esfuerzo en diseñar y planificar estrategias para contrarrestar estas amenazas latentes, mientras tanto, una cultura de Ciberseguridad puede convertirse en un elemento indispensable para el desarrollo de los pueblos con menor desarrollo.

Është lehtë të vendosësh dhe të identifikojnë me parandalim, problemi është te përgjegjësit e sigurisë së këtyre entiteteve qeverisëse, ata duhet të dinë se në kohët e sodit betejat e vërtetat realizohen në siber-hapësirat… Ata duhet ti shfrytëzojnë reformat e sjella me ligj, me të cilat përcillen rregulla të reja për mbrojtje të burimeve natyrore dhe luftë kundër siber-terrorizmit, i cili është në rritje të vazhdueshme në Amerikën Latine për shkak përpjekjeve të vogla të vendeve për dizajnim dhe planifikim strategjik për kundërshtim të këtyre sulmeve të fshehta. Në ndërkohë, kultura për siber-siguri mund të mbetet element i domosdoshëm në shpërndarjen e vendeve më të vogla.

Njerëzit dhe blogerët ishin të shqetësuar për këtë incident dhe Palulo [es] për kohën e vizitës së tij në Ekuadorin jugor u mundua të merr përgjigje teknike nga ekspertët e Universitetit Teknik nga Loja. Ai intervistoi dy profesionistë të cilët kishin njohuri të shkëlqyeshme të aplikacioneve ASP dhe hakerimit të ISS serverëve. Këta janë mendimet e Fausto Loja:

La servidores ISS pueden ser atacados por fallos en el sistema operativo utilizado para gestionarlo. En el caso de la página de la Presidencia se utiliza Windows, que no es tan seguro, y eso se manifiesta en la publicación de parches de seguridad (service packs) por parte de Microsoft; además “cuando los desarrollos no son hechos por quienes sepan de seguridad, pueden dejar muchas puertas abiertas”, y esto puede provocar que personas se introduzcan en las aplicaciones y hagan alteraciones,…

ISS serveri mund të sulmohet nga baget në sistemin operativ me të cilin udhëheq ai. Në këtë rast, faqja e presidentin shfrytëzon Windows, i cili nuk është shumë i mbrojtur, që është e shfaqur në publikimin e pjesës mbrojtëse (service packs) nga Microsoft, veç kësaj “çka nëse shpërndarja nuk bëhet nga ata të cilët i dinë faktet, siguria mund të len shumë dyer të hapura”, me çka mundësohet qasje te aplikacionet dhe kryen modifikime…

Disa nga këta kundërvajtje janë të zakonshme në Ekuador, por jo kur kompanitë e lejojnë hyrjen e të dhënave private. Kompani e madhe telefonike në vend lejoi që njerëzit të kenë qasje në informatat e ndjeshme për shfrytëzuesit e saj. La Bitakora de Kalu [es], paralajmëron:

Precisamente eso sucede ahora mismo con Pacifictel, uno de los operadores estatales de telefonía fija del Ecuador. Cualquiera está en capacidad de llegar a conocer no solamente el nombre, el número de cédula o la dirección de un abonado a partir de su número telefónico, sino incluso los números telefónicos a los cuales ha llamado, la duración de las llamadas y otros detalles más [..] Sin duda que para el propio abonado esta información le puede ser útil, pero Pacifictel debería crear un perfil con usuario y contraseña para que cada abonado pueda ingresar a un entorno donde se provea esta información, de lo contrario -tal como sucede ahora- todas tus llamadas -y las de tu vecino/a- efectuadas y recibidas pueden ser espiadas por cualquier persona que tenga un simple acceso a Internet.

 

Kjo ndodhi me Pacifiktel, një nga operatorët e vendit në Ekuador. Çdonjërit i është e lejuar që të shikoj jo vetëm emrin, numrin e letër njoftimit ose adresën e banimit për çdonjërin parapagues të caktuar të numrit të telefonit, por është i lejuar edhe shikimi i thirrjeve telefonike, kohëzgjatja e tyre dhe detaje të tjera [..] Sigurisht që për vet shfrytëzuesin kjo informatë mund të ishte e dobishme, por Pacifiktel duhet të krijoj profil përdorues për çdo parapagues që të ketë qasje deri te ajo informatë, dhe jo si në rastin e deritanishëm që çdonjëri me qasje të internetit të ketë qasje në thirrjet e juaja.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.