- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Afganistan: Punëtoria e parë në Kabull

Kategoritë: Azia Qendrore e Kaukazi, Afganistani, Aktivizmi dixhital, Arsimi, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Teknologjia

Asociacioni i blogerëve Afgan [1](Afgan Penlog) i tejkaloi vështirësitë financiare dhe pengesat e llojit të ndërprerjes së rrymës dhe për herë të parë në historinë e saj organizoi trajnimin e blogeve. Punëtoria (workshop) u mbajt në Kabul me 3-4 prill, në bashkëpunim me Nasim Fekrat [2] dhe Masume Ebrahimi [3] [fa], dy blogerë aktiv afgan.

Afghan blogging workshop [4]
Dymbëdhjetë gazetarë, mësues dhe shkrimtarë mësuan se si të krijojnë tekst blog, videoblog, fotoblog dhe morën këshilla të dobishme, si për shembull si të përdorin RSS.
Në fund të punëtorisë, u krijuan disa bloge në gjuhët dari, pashtu dhe gjuhën angleze. .Fekrat deklaroi, “Pres shumë kërkesa nga studentët e Universitetit të Kabullit dhe gazetarë të cilët dëshirojnë të mësohen të shkruajnë bloge, por problemet financiare janë pengesë kryesore.” Fekrati tani më mendon për organizmin e punëtorisë së dytë për shkak se ka më shumë për tu shpërnda dhe për tu mësuar.

Nasim Fekrat at the Afghan blogging workshop [4]
Nasim Fekrat ndihmon n; mbajtjen e punëtorisë.
Nasim Fekrat thotë [5] [Fa]:

Kjo eksperiencë ishte shumë e dobishme. Mësova shumë. Shumica e njerëzve të cilët morën pjesë në këtë punëtori ishin gazetarë, akademik, shkrimtarë dhe të tjerë të cilët mund të ndihmojnë të rigjallërojë kultura jonë dhe intelekti i shoqërisë së lodhur afgane. Organizimi i një punëtorie të këtillë ishte njëri nga qëllimet e mia prej shumë kohësh. Përfundimisht, kjo u bë realitet në falënderim të Geomap dhe Masume Ebrahimi.

Afghan blogging workshop [4]
Më shumë fotografi dhe raporte mund të gjinden në Lëvizjen qytetare të Afganistanit [4].
Manzara i cili në këtë punëtori mësoi të blogojë, shkruan [6] për shfrytëzimin e internetit që të përparojë e drejta e fjalës dhe shtypit.Moktar Pedram, gazetar, eksperiencën e tij e ndanë [7] me ne:

Kisha frikë të futem në botën e internetit dhe blogimit…Ndoshta ajo ishte pengesë teknike. Por, kjo punëtori për një ditë e gjysmë e ndërroi perceptimin tim…Nuk do të ishte e vërtetë nëse them se të gjitha problemet e mia me internetin u zgjodhën këta dy ditë, por megjithatë unë vendosa të filloj blogun tim, i cili tregon se sa efektive ishte kjo punëtori.

Safeh thotë [8][Fa] se blogimi është punë e re në Afganistan dhe se akademikët dhe mësuesit vetëm sa e zbulojnë.

Zartosht shkruan [9] [Fa] se punëtoritë e tilla mund të jenë hapi më i rëndësishëm i gazetarisë në Afganistan.