Media shtetërore hungareze sulmon një gjimnaziste që kritikoi qeverinë

Blanka Nagy duke folur në një demonstratë në janar 2019. Foto nga Márk Tremmel, CC BY-NC-SA 2.5.

Ky artikull u shkrua nga Tamás B. Kovács dhe u përkthye nga Anita Kőműves për organizatën jofitimprurëse mbi gazetarinë investigative, Atlatszo. Ky version i redaktuar publikohet sipas marrëveshjes së partneritetit me Global Voices.

Mediat pro-qeveritare hungareze kanë nisur sulme të reja ndaj Blanka Nagy, një gjimnaziste që ka folur kundër qeverisë në disa protesta që nga fundi i vitit 2018.

Nagy ka duruar kritikat mbi inteligjencën e saj, madje edhe ngacmimet seksuale, me një media që e ka quajtur atë “të përdalë”.

Ajo i ka hedhur në gjyq për shpifje, dhe e ka fituar, tri media pro-qeveritare që pretendonin se ajo ishte duke dështuar në shkollë: Lokál, Ripost dhe Origo. Megjithatë, pasi Nagy fitoi gjyqin ndaj Origos, media nisi një sulm tjetër, duke botuar notat e shkollës. Nagy i tha Atlatszos se ajo po shqyrton përsëri të padisë Origos mbi këto lajme.

Blanka Nagy u bë e njohur në Hungari dimrin e kaluar pasi mbajti një fjalim në një protestë anti-qeveritare, në të cilën ajo kritikoi politikanë të njohur që përdorin fjalor të papërshtatshëm. Fjalët e saj të ashpra rezononin me shumë përdorues të rrjeteve sociale dhe një video e fjalimit të saj u bë virale.

Rreth dy muaj pasi videoja e saj u bë virale, mediat pro-qeveritare dhe ekspertët si Zsolt Bayer nisën një seri sulmesh kundër saj. Mediat thonin se ajo po mbeste në klasë në shumë lëndë dhe se kishte shumë mungesa. Ata gjithashtu e quajtën atë një “aktore të patelentuar” dhe një “të përdalë”.

Avokati i saj i dorëzoi kopjet e listës së notave në gjykatë për të dëshmuar se ajo nuk po e ngelte në klasë – kështu që transkriptet iu dhanë dhe avokatëve të Origos. Kjo media vendosi të publikonte të dhëna nga transkriptet e saj, duke pretenduar se Nagy pothuajse ngeli në lëndën e historisë semestrin e kaluar dhe se po ngelte edhe në disa lëndë të tjera gjithashtu.

Kur mediat pro-qeveritare të Hungarisë gënjyen rreth protestueses adoleshente Blanka Nagy, ajo i paditi për shpifje dhe fitoi. U urdhëruan të korrigjojnë lajmet, por refuzuan dhe dyfishuan (sulmet). TV2 i kushtoi një segment të tërë lajmesh talljes për notat e saj, duke përmendur dokumentet e gjykatës, por jo vendimin e saj.

“Avokati im dhe unë po shqyrtojmë padinë e medias që nxori transkriptin e shkollës”, tha Nagy në një intervistë për Atlatszo. Ajo thotë se Origo nuk kishte të drejtë të publikonte transkriptet. Adoleshentja dhe avokati i saj mendonin madje se Origo nuk kishte të drejtën të shihte fare transkriptet kur ata i dorëzonin në gjykatë.

“Dhe pretendimet e tyre të fundit nuk janë të vërteta,” tha ajo. “Unë nuk jam mbetëse në histori, por është e kundërta e asaj që thonë. Unë kam një notë shumë më të mirë sesa një 2. Çfarë ata thonë është mashtrim. Do të më vinte turp nëse ishte e vërtetë pasi kam një mësues historie mes paraardhësve të mi “, tha ajo.

“Unë mendoj se i gjithë ky agresion verbal kundër meje është shumë i çuditshëm, por nuk më shqetëson. Vetëm dëshmon se radhët më të larta të partisë qeverisëse Fidesz janë trembur nga unë. Fakti se vetë Zsolt Bayer më sulmoi mua dhe mediat pro-qeveritare janë duke përdorur pretekste të rreme për të hedhur baltë mbi mua, e dëshmon këtë”, shtoi ajo.

Blanka Nagy: “Fidesz është një murtajë e pështirë, e pabesë, e shëmtuar dhe infektuese. Kjo bandë e neveritshme e hajdutëve, kjo qeveri e oligarkëve po mbush xhepat për daljen në pension, ndërsa ju do të vuani në varfëri si pensionistë”. Ajo tha të vërtetën. KJO është Hungaria.

Shpifja dhe dizinformimi janë armë të zakonshme të mediave pro-qeveritare hungareze. Disa figura të opozitës janë përgjigjur duke i paditur për dëmtim imazhi. Sipas të dhënave të fundit nga Atlatszo, institucionet më të shquara të propagandës kanë humbur dhjetëra raste dhe janë urdhëruar nga gjykatat për të nxjerrë korrektime teë lajmeve teë tyre 109 herë gjatë vitit 2018.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.