- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Vendimi historik i gjykatës ushtarake libaneze: Homoseksualiteti nuk është krim

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Libani, Media e qytetarëve, Të drejtat e LGBT, Të drejtat e njeriut

Protestuesit mbajnë pankarta pro-gay gjatë marshimit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Bejrut, Liban. Foto nga Beirut By Dyke. [1] E përdorur me leje.

Më 30 mars 2019, një gjykatë ushtarake libaneze vendosi që homoseksualiteti nuk është një krim [2] dhe refuzoi të ndjekë penalisht katër individë të akuzuar për ‘krimin’. Ky vendim historik është rasti i parë për një gjykatë ushtarake që refuzon të barazojë homoseksualitetin me një krim, edhe pse ka pasur precedentë [3] në gjykatat civile.

Pavarësisht vendimit, ushtria shkarkoi katër individët e përfshirë në këtë rast.

Në kodin penal libanez, neni 534 parashikohej ndjekja penale e homoseksualëve. Aktivistët e të drejtave LGBTQ + dhe jusristët kanë punuar papushim për të shfuqizuar këtë nen.

Neni 534 ndëshkon “marrëdhëniet seksuale në kundërshtim me rregullat e natyrës” me deri në një vit burgim. Për shkak se përcaktimi i homoseksualitetit nuk shprehet në mënyrë eksplicite, gjyqtarët më progresivë ishin në gjendje të interpretojnë ligjin dhe të shfajësojnë ata që ndiqeshinn për veprime të tilla, si sodomia (marrëdhënie seksuale jo normale).

Foto e postimit të Lidhjes së Dijetarëve Myslimanë, para se të fshihej. Titulli i tij: “Marrëdhëniet seksuale jo normale janë krim.” Gjithashtu i kërkohet gjykatës të rishqyrtojë vendimin ndaj shfajësimit të 4 personave.

Megjithatë, autoritetet libaneze dhe shumë udhëheqës fetarë nuk janë pro këtyre vendimeve, duke mbështetur ndjekjen penale dhe dënimin e personave të komunitetit LBGTQ + të Libanit. Për shembull, Lidhja e Dijetarëve Myslimanë (Ulemas) bëri një postim në faqen në Facebook duke pretenduar se “Sodomia është një krim.”

E njëjta Lidhje kërcënoi se do të protestonte nëse Beirut Pride 2017 (Parada e Krenarisë) zhvillohej. Ajo u organizua në një format më të kufizuar [3] dhe u anula në vitin 2018 [4], pas disa aktiviteteve.

Ushtria tani planifikon të apelojë vendimin në mënyrë që katër personat e përfshirë në këtë rast, të dënohen për “krimin”.

Precedenti i parë për një gjykatë apeli u shënua pas aktgjykimit të një gjykate të shkallës më të ulët në korrik 2018. Një tjetër Gjykatë Apeli më 14 nëntor, 2018, liroi tre burra të akuzuar për krime të lidhura me homoseksualitetin [5]. Në këtë rast, një nga individët, një sirian, u torturua gjatë arrestimit, gjë që u përmend nga gjyqtari i çështjes.

Axhenda Ligjore, një organizatë joqeveritare në Liban, theksoi [6]:

وفيما تضمن قرار المحكمة حيثيات هامة على صعيد حماية الفئات المهمشة، فإن أحد أعضائها (وهو القاضي ربيع معلوف) ارتأى الذهاب أبعد من ذلك، وذلك في المخالفة التي دوّنها في أسفله. وقد تميزت المخالفة في جانبين: الأول، التأكيد صراحة على عدم جواز تجريم المثليّة في لبنان، والثاني، التأكيد على وجوب إبطال إجراءات التحقيق في محاولة لمواءمة أصول المحاكمات الجزائية مع الحقوق الأساسية، لا سيما الحق بالخصوصية والحماية من التعذيب.

Sa i përket dënimit të gjykatës për implikimet e rëndësishme në mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara, një nga anëtarët e saj [gjyqtari Rabih Maalouf] vendosi të shkojë më tej në shkeljen e përmendur më poshtë.

Vepra u karakterizua nga dy aspekte: Së pari, të konfirmojë në mënyrë eksplicite se kriminalizimi i homoseksualitetit nuk është i lejueshëm; dhe së dyti, të theksohet se procedurat e hetimit duhet të anulohen në mënyrë që procedurat penale të jenë në harmoni me të drejtat e njeriut, në veçanti të drejtën për privatësi dhe mbrojtjen nga tortura.

Beteja e LGBTQ+ për normalitet vijon

Pengesat e anëtarëve të komunitetit LGBTQ + për një jetë normale në Liban nuk janë thjesht ligjore. Siç u raportua nga Global Voices, personat LGBTQ + përballen me diskriminim të madh social e praktikat mjekësore të vjetëruara, siç është terapia e konvertimit [7], e konsideruar si një formë torture nga shumica e profesionistëve të shëndetit seksual.

Pavarësisht nga natyra diskriminuese e praktikave të tilla, Shoqata Mjekësore Libaneze për Shëndetin Seksual (LebMASH) raportoi në konferencën e saj të tretë [8] në mars 2019 se mjekët libanezë vazhdojnë të refuzojnë në mënyrë rutinore trajtimin e njerëzve LGBTQ +:

حتى اليوم يوجد أطباء وممرضون ومعالجون نفسيّون يرفضون تقديم الخدمات الصحية والرعاية لمجتمع الميم معرضين أفراد هذا المجتمع للتمييز

Edhe sot ka mjekë, infermierë dhe psikologë që refuzojnë të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe kujdes për njerëzit nga komuniteti LGBTQ +, madje i diskriminojnë ata.

Shoqata gjithashtu tha se 60% e mjekëve libanezë besojnë se homoseksualiteti është një sëmundje, në përputhje me qëndrimet e dukshme të shoqërisë në përgjithësi. Sipas një ankete të vitit 2015 [9] nga Qendra e Burimeve Gjinore dhe Seksualitetit (GSRC) dhe Fondacionit Arab për Liri dhe Barazi (AFE): “64.6% mendojnë se homoseksualët nuk duhej të pranohen në shoqëri, dhe shumica – 75.9% – nuk janë dakord që shoqëria të njohë homoseksualitetin si normal, me më shumë se gjysmën -51.5% – që ishin të vendosur në qendrimin e tyre”.

Përkundër këtyre pengesave, ka pasur pak progres [10] drejt barazisë në ligj dhe ndaj pranimit në shoqëri. Siç u përmend më lart, gjyqtarët në gjykatat civile kanë dhënë vendime të ngjashme në të kaluarën.

Për më tepër, në vitin 2013, Shoqata e Psikiatrëve të Libanit e bëri atë vendin e parë arab që denonconte [11] faktin se homoseksualiteti është një çrregullim mendor. Por Indeksi i Censurës raportoi në vitin 2014 [11]: “Në një vend të mbytur nga sektarizmi, debatet për homoseksualitetin injorohen lehtësisht në emër të fesë dhe homoseksualët akuzohen për nxitjen e shthurjes”.