- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Uzbekistan: Blogerët kujdesen për lirinë e të shprehurit

Kategoritë: Uzbekistani, Aksioni humanitar, Ekonomi e Biznes, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Qeverisja, Zhvillimi

Kohët e fundit Stejt Departament i SHBA ka ranguar [1] Uzbekistanin midis “dhjetëshes së parë” të shteteve më autoritare në botë. Për kohën gjatë dy dekadave nga qeverisja e tij, kryetari I. Каrimov [2] dhe klani i tij e morën kontrollin e të gjitha sferave të jetës së vendit – politike, ekonomike dhe sociale. Shoqëria civile, e cila u shfaq dhe u shpërnda në vend pas rënies së Bashkimit Sovjetik, e ndjeu presionin e ashpër të regjimit të Karimovit, veçanërisht pas ngjarjeve në Andijon [3] në vitin 2005 të cilat rezultuan me sanksione ndërkombëtare për Uzbekistanin. Vendi ka pushtet të plotë ndaj mediave kryesore të shtetit. Edhe spe Karimov në fjalimet e tij publike mbështetet në vleftat demokratike, në vend nuk ka liri të të shprehurit. Megjithatë, sot, zëri transmetohet nëpërmjet mediave të reja – blogeve.

Njëri nga siber – aktivistët është Gerçik [4], i cili në blogun e vetë diskuton për problemet socio-politike në vend. Në postimin e tij të fundit, Gerçik shkruan [5] për arsyet që njerëzit mund ta lëshojnë Uzbekistanin dhe jep listë të problemeve shoqërore jetësore nga të cilat vuan bashkësia e tyre [ru]:

1. Ndërprerje të energjisë elektrike nëpër qytete nga dy e më tepër javë, bile edhe gjatë festive. Arsyeja: Çorganizim i punës së personelit të Departamentit të energjisë elektrike, e cila bën pagesën e rrymës, ata marrën mitë për “kthim” të njehsorit elektrik mbrapsht.
2. Furnizimi me energji elektrike është i kufizuar nga 4 orë në ditë në zonat fshatare;
3. Ka shume mangësi të gazit natyror për përdorim të gjerë, edhe përtej faktit se shteti është i pasur me gaz natyror;
4. Një qytetarë mesatar në Uzbekistan nuk mund ta ushqen familjen duke punuar ne Uzbekistan, kështu që njerëzit janë të detyruar të migrojnë;
5. Një familje mesatare e Uzbekistanit nuk është në gjendje ti paguaj shërbimet komunale;
6. Zyrtarët e shtetit janë mjaftë të pacipë të paraqesin gënjeshtra se një qytetar mesatar i Uzbekistanit fiton 200 USD në muaj;
7. Dhe këta zyrtar të shtetit përsëri janë të rizgjedhur për mandate të tretë!

Postimi, që reflekton realitetin e më shumë pjesëve në Uzbekistan, ka nxjerrë shumë komente nga njerëz tjerë, të cilët vuajnë nga problemet e njëjta. Një koment i atillë thotë [ru]:

Unë jetoj në periferi të Tashkent [kryeqytet]. Ndërprerja e ujit të ngrohët dhe gazit ishin rregullisht në kohën e dimrit. Energjia elektrike ndërpriteshe disa herë brenda një dite… Prindërit e mi jetojnë në Sirdarja. Ata nuk patën gaz gjatë gjithë dimrit. Bile edhe tani furnizimi është shumë i dobët. Njerëzit nuk kanë qasje te uji i pijshëm në shtëpitë e tyre dhe patjetër të shkojnë më larg për ujë.

Në një postim tjetër, Gerçik jep mendim [6] për politikën në Uzbekistan dhe u parashtron pyetje lexuesve, e cila ishte e vendosur nga një shokë i tij, i cili shiheshe qartë që mundoheshe që ti arsyetoj aksionet e regjimit të tanishëm [ru]:

Paramendoni një situatë: e keni ndërtuar rrugën e karrierës shumë kohë të gjatë. Përfundimisht, bëheni kryetar. Çka do të bëni? Do të tentoni ta përmirësoni jetën me përfitim pasurie të pamasë dhe bollëk nacional – shtëpi të mëdha luksoze, automjete të firmave më të njohura në botë, jahte, shtëpia në breg të detit dhe biznese të mëdha – ose, do të mundoheni ta përmirësoni situatën në vend me harxhim të të gjitha parave, të themi, zhvillimit të arsimit në vend?

Ky postim ngacmoj diskutim të nxehtë midis lexuesve. Çdonjëri nga ata e dha shikimin e vet të situatës.

Është rëndë për përgjigje të kësaj pyetje. Përse? Fillimisht, unë asnjëherë nuk do të bëhem president. Dhe së dyti, problemi nuk është vetëm te presidenti. Por, nëse unë bëhem president, fillimisht do të isha kujdes për vete. Kush do ta kishte bërë të kundërtën? Ma merr mendja asnjë.

Korezm shkruan [7] për takimin e paraprak kohës të qindra grave në qendrën e Urgenç. Ata u ankuan për zhvendosjen në tregun e qytetit, në lagjen e skajit të qytetit, edhe për shpërndarje të sendeve shitëse në vend të ri. Ashtu siç informon Korezm, protestuesit kërkonin dialog me guvernatorin. Sido që të jetë, kur ata u afruan deri në Hokimijat [ndërtesë administrative e qytetit] u ndaluan nga kolona e policëve [ru]:

Turma u ndalua nga kolona policore e njësiteve speciale…Edhe pse gratë nuk mbanin armë, policët mbanin helmeta dhe pancirë…Si rezultat, kolona e ndërpreu trafikun rrugor…Atmosfera ishte e acaruar. Një përgojim se polici ka rrahur njërën nga demonstratorët e bëri situatën edhe më të rëndë… Në afërsi kishte shtabe lëvizëse të organizuara të njësiteve speciale, të cilët, nëse gjendja do të tensionoheshe, do të jepnin urdhra për masa më të ashpra…Sidoqoftë, policia arriti ti shpërndajë protestuesit në grupe dhe deri në drekë arritën ta shpërndajë të gjithë turmën… Demonstruesit vendosën ta adresojnë problemin e tyre në TV stacionet lokale ose deri te korrespondentët e RFE/RL.