- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Argjentina: nxënësit e shkollës së mesme përdorin video onlajn për të raportuar çështjet e tyre

Kategoritë: Amerika Latine, Argjentina, Arsimi, Filmat, Lajm i fundit, Ligji, Media e qytetarëve, Protesta, Qeverisja, Të rinjtë

Screenshot from video by Inem 112

Përmes vendosjes së videos në JuTub, nxënësit argjentinas të shkollës së mesme morën vëmendjen masive të mediave [es] [1] për gjendjen e tyre të vështirë: si nevoja për ndërtimin e një objekti ku ata do të mësojnë. Aktualisht IPEM 112 “Cesar Iniguez Montenegro “, në Sebastian Elkano, fshat në veri të Kordobës, kryeqytet i provincës Kordoba te Argjentinës, kanë marrë mësime në një shkollë fillore. Për arsye se shkolla fillore ka dy ndrime, nxënësit e shkollës së mesme janë të detyruar të mësojnë në mbrëmje, sikur të ishte shkollë nate.

Prindërit e këtyre nxënësve kanë bllokuar këtë objekt në fund të Marsit, dhe ata kanë vendosur të mos lëvizin derisa të shohin makinerinë dhe fillimin e ndërtimit për ndërtën e premtuar, ose të paktën të marrën një datë formale. Herët ne këtë vit, u premtua se gjatë Marsit ata do ta kenë shkollën. Nxënësit e INEFT kanë marr klasa në shkencat shoqërore dhe komunikuese dhe paraqiten për TV kanalet lokale, dhe gjithë këtë përmbajtje e kanë vendosur në veb për të pushtuar audiencën e gjerë. Në fakt ajo ishte përmes JuTub kanalit të tyre [2] që ky lajm të shpërndahet në të gjithë Argjentinën.

Në videon vijuese në gjuhën spanjolle, prindërit flasin se si ata kanë pritur 20 vite që qeveria të ndërtojë shkollën IPEM 112, diskutojnë se si drejtori i shkollës fillore Karpani Kosta, ku nxënësit e shkollës së mesme i morën klasat, është pajtuar me okupacionin e qetë, dhe si ata do ta marrin përsipër krejtësisht shkollën e pacaktuar, derisa të shohin nisjen e ndërtimit në ndërtesën e premtuar.