Des violences policières, il y en a tous les samedis. Les gens qui sont blessés et mutilés ne sont pas des casseurs, mais des manifestants.
Dhuna policore është një ngjarje e rregullt e së shtunave. Djemtë që lëndohen nuk janë huliganë, por protestues.
Këto janë fjalët e David Dufresne, një gazetar i pavarur, i cili është i zemëruar nga përdorimi i tepruar i forcës nga policia franceze që nga fillimi i lëvizjes së jelekverdhëve (gilets jaunes). Dufresne ka mbajtur një bilanc të të lënduarve nga dhuna policore dhe ai e përshkruan kështu motivimin e tij:
Je m’y suis intéressé, tout début décembre, quand j’ai vu que circulaient sur les réseaux sociaux des images épouvantables de mutilés. Parce que c’est bien de mutilés que l’on parle : je recense 23 personnes qui ont perdu un œil, cinq qui ont perdu une main.
Jam përfshirë, pikërisht në fillim të dhjetorit, kur pashë këto fotografi të tmerrshme të të lënduarve, që qarkullonin në mediat sociale. Dua të them të plagosur: Unë kam numëruar 23 njerëz që kanë humbur një sy, dhe pesë që kanë humbur një dorë.
Për të denoncuar dhunën, David Dufresne hapi një faqe interneti, në partneritet me gazetën e pavarur Mediapart. Ironikisht e quajtur “Përshëndetje Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë” (duke iu referuar një shprehjeje në Twitter për të raportuar përmbajtje të paligjshme ose fyese në polici), platforma e tij specifikon viktimat që nga fillimi i lëvizjes së jelekverdhëve.
Faqja jep detaje mbi lëndimet sipas kategorive. Nga 550 raportet e kataloguara, më shumë se 222 kanë lëndime në kokë, me të paktën 20 raste të humbjes së syrit dhe pesë humbje të krahut. Nga viktimat, 419 ishin demonstrues, 57 gazetarë, 37 të mitur, 19 kalimtarë të rastit dhe 18 personel mjekësor.
Në Twitter, Dufresne ndan fotografitë e dërguara nga të lënduarit. Nganjëherë ekstreme, fotot tregojnë plagë të rënda të shkaktuara nga policia gjatë protestave.
Violences policières : on est à au moins 260 signalements de @davduf. @CheckNewsfr recense 93 blessés graves dont 13 qui ont perdu un œil. Un gilet jaune est annoncé dans le coma. De nombreux journalistes ont aussi été blessés. Une constante : le silence du gouvernement pic.twitter.com/D7ZNHoAURZ
— David Perrotin (@davidperrotin) January 14, 2019
Dhuna policore: Tani kemi të paktën 260 raportime nga @davduf. @CheckNewsfr numëron 93 të plagosur rëndë, 13 prej të cilëve kanë humbur një sy. Një protestues jelekverdhë thuhet se është në koma. Shumë gazetarë janë plagosur gjithashtu. Një gjë mbetet e pandryshuar: heshtja e qeverisë.
Dhuna dhe represioni ngrenë pyetjen: Pse kaq shumë protestues po humbin sytë ose duart në këto demonstrata?
Një armë e debatueshme
Forcat franceze të rendit kanë përdorur një armë të caktuar të quajtur “armë me plumba më pak vdekjeprurës” (lanceur de balle de défense ose LBD në frëngjisht). Prodhuar në Zvicër, e i projektuar fillimisht për të parandaluar vrasjen ose plagosjen serioze të një objektivi, kjo armë është kontroversiale. Kundërshtarët thonë se kjo armë është tërësisht e pasigurt.
Në periudhën 2004-2013, për lëndimet serioze të rreth 30 personave u fajësua përdorimi i LBD-së – i njëjti numër që nga fillimi i lëvizjes së jelekverdhëve që nga nëntori 2018 e deri më tani.
Në janar, mjekët nënshkruan një peticion për të ndaluar përdorimin e LBD-së. Laurent Thines, neurokirurg dhe shefi i pavionit në spitalin Besançon, tha:
Un projectile de type LBD4O, par exemple, lancé à plus de 90m/sec (324 km/h) a une force d’impact de 200 joules: c’est comme si on vous lâchait un parpaing de 20kg sur le visage ou la tête d’une hauteur de 1m !
Një projektil i tipit LBD40, për shembull, i lëshuar me mbi 90 metra në sekondë ka një forcë impakti 200 xhuls: kjo është sikur të hidhni në fytyrë ose në kokë një bllok 20 kilogramësh betoni nga lartësia një metër!
Në parim, LBD duhet të përdoret vetëm në zonën e “kraharorit, shpinës e gjymtyrëve të sipërme ose të poshtme”, sipas Eric Morvan, drejtori i përgjithshëm i policisë kombëtare.
Për fat të keq, saktësia nuk është gjithnjë siç duhet e si pasojë shkaktohen lëndime të shumta.
Thines tha:
Prerja e një gjymtyri, shpërfytyrimi, trauma e fytyrës ose e dhëmbëve, dëmtimi ose humbja e syve, fraktura e kafkës, hemorragjia e trurit, që çon në një prognozë të dyshimtë të mbijetesës dhe që çon në dëmtime neurologjike – të gjitha këto gjymtime të kujtojnë fytyrat e dëmtuara të viktimave nga bombardimet e Luftës së Parë Botërore … Kaq shumë jetë janë sakrifikuar në këtë mënyrë …
Policia franceze ka përdorur gjithashtu granata plastike për të vendosur rendin. Mbushur me trinitrotoluene (TNT), shpërthimi i tyre hedh fragmente metalike me një efekt që mund të shkaktojë plagë dhe të të shurdhojë.
Franca është një nga vendet në Evropë që përdorin LBD, së bashku me Poloninë, Hungarinë, Turqinë dhe Greqinë.
Një lëvizje protestuese që nuk shuhet
Protestat e jelekverdhëve nisën në Francë si një reagim pas rritjes së taksave të karburantit, por u transformuan shpejt në protesta javore. Çdo të shtunë, protestuesit dalin në rrugë për të kërkuar politika të reja taksash, rritjen e fuqisë blerëse, referendum të qytetarëve dhe dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron.
Që nga nëntori, gjatë demonstratave janë shënuar raste të shumta të dëmtimit të pronës në disa qytete. Dhjetë vetë kanë humbur jetën “indirekt” në aksidentet rrugore të lidhura me demonstratat. Në Marsejë, një grua vdiq pasi u godit nga një granatë shpërthyese.
Edhe pse Ministria e Brendshme pranon se ka 2,200 të plagosur, përfshirë dhjetë me “dëmtim të pariparueshëm të syrit”, qeveria vazhdon me strategjinë e saj për ruajtjen e rendit. I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Aude, në jugperëndim të Francës, në janar 2019, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner pohoi se “asnjë polic” nuk kishte “sulmuar ndonjë jelekverdhë”.
Në shkurt, Castaner justifikoi përdorimin e forcës, duke thënë se huliganët kanë infiltruar protestuesit. Përgjigja agresive e ligjzbatuesve, sipas ministrit, erdhi pikërisht si reagim ndaj kësaj dhune:
La violence, toujours.
Les exactions commises en marge des rassemblements de Clermont-Ferrand, Rouen, Montpellier… sont intolérables.
Je salue l’action de nos forces de l’ordre, intervenues avec sang-froid et détermination alors même qu’elles étaient violemment prises à partie.— Christophe Castaner (@CCastaner) 23 février 2019
Dhunë. Përsëri. Krimet e kryera pranë protestave në Clermont-Ferrand, Rouen, Montpeller … janë të patolerueshme. Unë përshëndes veprimin e agjencive tona të zbatimit të ligjit, që ndërhynë me vendosmëri të ftohtë, teksa u përballën me një sulm të dhunshëm.
— Christophe Castaner (@CCastaner) 23 Shkurt 2019
S'il n'y avait pas de magasins pillés, de barricades érigées.
S'il n'y avait pas de voitures brûlées, de bâtiments publics saccagés.
S'il n'y avait pas de forces de l'ordre lynchées.
En somme si la loi était respectée, il n'y aurait pas de blessés. pic.twitter.com/C3wQQq2fVv— Christophe Castaner (@CCastaner) 1 février 2019
Nëse nuk do të plaçkiteshin dyqanet, nuk do të vendoseshin barrikada. Nëse nuk do tu vihej flaka makinave e ndërtesat publike nuk do të shkatërroheshin. Nëse nuk do të kishte dhunë ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit. Me fjalë të tjera, nëse ligji po respektohej, askush nuk do të lëndohej.
— Christophe Castaner (@CCastaner)1 Shkurt 2019
Alexis Kraland, një gazetar i pavarur, u përgjigj menjëherë në Twitter duke përqëndruar vëmendjen tek të plagosurit që nuk kanë patur asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me demonstratat.
Propagande d'État mensongère tant de nombreux blessés l'ont été bien loin de barricades ou voitures enflammées, de bâtiments publics et agences bancaires ou immobilières saccagées, des magasins pillés ou de forces de l'ordres affrontées
— Alexis Kraland (@akraland) 2 février 2019
Propagandë shtetërore mashtruese! Ka kaq shumë të lënduar që nuk gjendeshin pranë barrikadave, automjeteve të djegura, ndërtesave publike të dëmtuara, bankave ose apartamenteve, e dyqaneve të grabitura.
— Alexis Kraland (@akraland) 2 February 2019
OKB kërkon hetim
Që nga nëntori, kur filloi lëvizja, janë dorëzuar 243 ankesa në Inspektoratin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Policisë, misioni i të cilit është të garantojë që policia ndjek procedurat korrekte.
Janë hapur gjithsej 174 hetime aktive, sipas ministrit të Brendshëm Castaner. Këto hetime do të përcaktojnë nëse oficerët kanë përdorur forcën në mënyrë “proporcionale”. “Abuzuesit do të dënohen”, njoftoi ministri.
Mbrojtësi i të Drejtave, ombudsmani zyrtar francez i të drejtave të njeriut, Jacques Toubon, shprehu shqetësim në raportin e tij vjetor mbi “përdorimin e plumbave të gomës” dhe të granatave shpërthyese, duke kërkuar ndalimin e tyre.
Michelle Bachelet, nga zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, gjithashtu ka bërë thirrje për një “hetim rrënjësor” të incidenteve të dhunës policore në Francë.
Në një debat të organizuar më 7 mars, Macron refuzoi përdorimin e termit “dhunë policore”, duke deklaruar:
Mos flisni për ‘represion’ apo ‘dhunë policore’ — këto fjalë janë të papranueshme në një shtet ligjor.
Në qytetin e Nicës, gjatë protestës së 19-të të jelekverdhëve, një demonstrues 73-vjeçar pësoi një dëmtim kokë, pasi ra.
Para se hetimi të përfundonte, Macron siguroi gazetën Nice-Matin se demonstruesi nuk kishte patur “kontakt me agjencitë e zbatimit të ligjit”.
Dhjetë ditë më vonë, ky version u hodh poshtë nga një gjykatës në Nicë, që arriti në konkluzionin se një oficer i policisë në të vërtetë kishte shkaktuar rënien e të moshuarit.