I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Moskë padisin republikën e largët ruse pas urdhrit për ndalimin e punëtorëve emigrantë

Kreu i republikës Sakha (Yakutia), Yasen Nikolayev, që firmosi urdhrin për ndalimin e punësimit të emigrantëve në 27 mars 2019. Foto: kremlin.ru, CC 4.0

Një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në Moskë ka paditur qeverinë e provincës Yakutia në Gjykatën Kushtetuese të Rusisë mbi një direktivë lokale të kohëve të fundit që ndalon emigrantët e huaj që të punojnë në republikë.

Yakutia, një nga 22 republikat e Rusisë, është një rajon i largët dhe me pak popullsi në Lindjen e Largët të Rusisë. Më herët këtë vit, vendasit në Yakutsk, kryeqyteti i republikës, organizuan mitingje anti-emigrantëve, pas një përdhunimi ku viktimë ishte një person nga Sakaku, ndërsa autori ishte nga Kirgistani, një ish-republikë sovjetike e cila sot është ndër kontribuesit më të mëdhenj të fuqisë punëtore të huaj të Rusisë.

Në fund të marsit 2019, guvernatori i republikës, Yasen Nikolayev, nënshkroi një urdhër të diskutueshëm për ndalimin e të gjithë migrantëve të huaj që të punonin në një numër industrish lokale, si dhe detyronte këto industri të pushonte nga puna të gjithë emigrantët e punësuar brenda tre muajve të fundit.

Organizata nga Moska, “Toka pa racizëm dhe ksenofobi”, njoftoi në prill në faqen në Facebook se do të padisnin provincën:

Мы считаем, что Глава Республики Саха (Якутия) Николаев А.С., злоупотребил правом, приняв решение, не основанное на региональных объективных особенностях рынка труда и необходимости в приоритетном порядке трудоустройства граждан Российской Федерации.

Kështu konkludojmë se kreu i Republikës së Sakhës (Yakutia) Yasen Nikolayev ka abuzuar me të drejtat e tij në marrjen e një vendimi që nuk bazohet në kushtet objektive të punës dhe nevojës për punësimin prioritar të qytetarëve të Federatës Ruse.

Ekspertët kanë qëndrime të ndryshme mbi ligjshmërinë e urdhrit, por duket se Nikollajevi ishte vërtet brenda të drejtave të tij ligjore për ta firmosur atë. Republikat e Rusisë kanë organet e tyre kushtetuese dhe legjislative dhe kjo është larg përpjekjes së parë për të rregulluar tregjet lokale të punës.

Sidoqoftë, ndalimi në Yakutia ndaj migrantëve të huaj nuk ka gjasa të arrijë ndonjë gjë, përveçse të ndalë protestat.

Rusia dhe Kirgistani janë anëtarë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, që është një treg i integruar ku përfshihet dhe lëvizja e lirë e krahut të punës. Kjo i bën 640,000 punëtorë nga Kirgistani, që aktualisht jetojnë në Rusi – sipas statistikave të Kirgistanit – të përjashtohen nga ligjet që rregullojnë krahun e huaj të punës.

Përveç thirrjes në aspektin humanitar të ligjeve dhe akteve që ndikojnë në mënyrë të menjëhershme te qindra mijëra njerëz për krimin e një personi, aktivistët rusë të të drejtave të njeriut, si organizata “Toka pa Racizëm dhe Ksenofobi” do të duhet të kundërshtojnë urdhrin e Yasen Nikolayev thjesht në baza ligjore, duke argumentuar se rregullimi i tregut lokal të punës në Yakutia nuk është në fakt i nevojshëm.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.