See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Bullgari: Çka mund ta shtyje një ministër të jap dorëheqje?

Me 15 Mars, Ivan Ivanov, zëvendës drejtor i njësive speciale për luftë kundër krimit të organizuar (SEBPOK), u burgos nën akuzën e korruptimit dhe kontaktit me grupet e organizuara kriminele. Afera u paraqit pas marrjes në pyetje të ish drejtorit të SEPBOK Vanjo Tanev para komisionit parlamentar për sigurinë e brendshme dhe rendit publik.

Në vijim të dëgjimit u kuptua se ministri i punëve të brendshme Rumen Petkov gjithashtu ka pasur “takime të kundërligjshme” me pjesëtarë të grupeve kriminele. Ministri Petkov i hodhi poshtë akuzat e Tanev quajtur ata si “grumbull gënjeshtrash”. Sidoqoftë, më vonë, u bë e qartë se takimet e tilla vërtet kishin ndodhur.

Sjellja e ashpër dhe e papërshtatshme e ministrit të punëve të brendshme me 19 Mars në konferencën për shtyp shkaktoi indinjatë të plotë. Televizionet e vendit nuk e emituan në eter të gjithë paraqitjen fyese, por ajo ishte e vendosur në JuTjub.com nga ana e një gazetari i cili morri pjesë në ngjarje.

Gjithashtu ishte e vendosur edhe në blogun e Ivan Bedrov. Gazetari dhe blogeri i famshëm Pedrov pyetet (BUL) a ishte ministri “high” në konferencë.

Opinioni ishte i tronditur nga këta zbulime. Në internet u paraqitjen thirrje për dorëheqje të ministrit, por tani për tani ai refuzon të jap dorëheqje.

Në lidhje me këtë, Jovko Lambrev pyet (BUL) çka duhet tjetër ti ndodh ministrit përpara se të fillojmë ti “zmbrapsim vezët e këqija, policët e këqij dhe qeverisësit e këqij, atje ku përkasin….pas prangave”

Julian Popov shkruan (BUL):

Në këtë vend njeriu mund të fillon biznes qesharak. Çdokush mund të hap zyrë dhe të fillon të pranon baste se a do të qëndroj apo do të shkoj Rumen Petkov. A do të merr denoncim apo jo. A do të fiton pozitë të re ose jo. Ose njeriu mund të vë bast për atë se çka do të ndodh në vijim. Për një javë, muaj, gjashtë muaj ose një vit? Të gjithë e kanë të qartë se Rumen Petkov mban përgjegjësi të madhe për ekuilibrin në kabinetin e tij dhe partinë e tij (Partia Sunduese Socialiste Bullgare). Si do që të jetë, është ngacmuese të vendosen baste në atë që kur diçka është në mënyrë të dukshme për çdonjërin do të jetë një dokument real. Kur ai me të vërtetë do të jap dorëheqje, puna e definicionit për “koeficienti i Petkovit” do të mund të filloj. Ky koeficient do ta masë kohën që publikisht të pranohet ajo që është e dukshme për të gjithë.

Pejo Popov shkruan (BUL):

Në kohë të fundit ndjej sikur ditët i kam të zbrazëta nëse nuk ka konferencë të incizuar me Rumen Petkov. Kur kam fat shikoj dhe qeshi me ironi për deklaratat si “Etja juaj për gjak nuk më inspiron”. Por ajo çka më habit nuk është vulgarizim i ministrit.

Blogeri pranon se ka një pyetje të cilës nuk mund ti përgjigjet:

Çka duhet të ndodh që të shohim ministrin të jep dorëheqje?

Kjo pyetje e rëndë, akoma e pa përgjigjur, e inspiron Pejon të fillon (BUL) garë letrare me shpresë se “Në Bullgari duhet të ekzistoj mendje e aftë që me gjenialitetin e vetë të ndjekë serialin e ndodhive…(të cilat do të dërgojnë në dorëheqjen e tillë) ose nuk është e nevojshme.

Nga nxënësit e garës kërkohet të shkruajnë tregim të shkurtër, shpjeguar ndodhitë të cilat dërgojnë deri te dorëheqja e ndonjë ministri dhe të dërgojnë dokument tekstual ose link të atij tregimi. Blogeri mbledh para përmes fondacioneve që ti shpërndahet fituesit.

Ndoshta duket e pabesueshme, por një numër i madh i blogerëve tani më japin kontribut në fondin e shpërblimit, ndërsa blogeri i popullarizuar bullgar Bogomil Shopov premtoi se do të incizoj film bazuar në tregimin që do të fitoj. Nëntëmbëdhjetë (19) tregime të shkurtra tani më janë dhuruar, dhe është shumë e mundshme që të ketë edhe më tepër para afatit të fundit 8 prillit, përderisa spektatori bisedon se kush do të jetë fituesi dhe a do të bëhet i vërtet ndonjëri nga skenarët.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.