- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Pse disa çekë e konsiderojnë si të tyren presidenten e zgjedhur sllovake?

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Republika Çeke, Sllovakia, Gratë e çështjet gjinore, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Politika, Zgjedhjet
[1]

Zuzana Čaputová, u zgjodh presidente e Sllovakisë më 30 mars, 2019. Foto nga fushata, e lejuar të përdoret nga media.

Sllovakia dhe Republika Çeke u ndanë [2] zyrtarisht dhe në mënyrë miqësore në vitin 1993, shoqëritë e tyre ende kanë lidhje të forta kulturore, ekonomike dhe politike – deri në atë pikë sa disa segmente të shoqërisë çeke e quajnë Zuzana Čaputován, presidenten e zgjedhur të Sllovakisë, si presidente çeke”.

Çaputová, një avokate dhe aktiviste 45 vjeçare pro-BE, u zgjodh më 30 mars 2019, me 58 për qind të votave. Kur të marrë postin në qershor, ajo do të bëhet femra e parë në krye të shtetit sllovak.

Por pse çekët reaguan me aq entuziazëm për fitoren e saj?

Në letër, si dhe në shumë aspekte të jetës ekonomike, të dy vendet kanë ndjekur rrugë të ndryshme që nga viti 1993. Sllovakia është përballur me një tranzicion më të vështirë në ekonominë e tregut, që solli papunësi të lartë dhe në nivele të ulëta të PBB-së për frymë [3], në krahasim me fqinjin e saj. Dhe ndërsa të dy vendet hynë në Bashkimin Evropian në 2004, vetëm Sllovakia zgjodhi të miratojë euron si monedhë të sajën [4] (në vitin 2009).

Nivelet më të larta të zhvillimit njerëzor të Çekisë dhe numri i lartë i vendeve të punës kanë tërhequr punëtorëve migrantë sllovakë, të cilët aktualisht përbëjnë janë në kuotat 100,000 njerëz – një për qind e popullsisë së Republikës Çeke dhe mbi 10 për qind e punëtorëve të huaj [5]. Teksa gjuha sllovake shpesh dëgjohet në Pragë dhe qytete të tjera çeke, duke risjellë me ironi një ndjesi që të kujton kohët e Çekosllovakisë, kur të dyja gjuhët kishin status të barabartë zyrtar dhe përdoreshin pa dallim, si në arsim, ashtu edhe në media.

Lidhjet politike janë edhe më të forta. Kryeministri i tanishëm i Republikës Çeke, Andrej Babiš, lindi në Bratislavë, Sllovaki, dhe ndërsa ndoqi shkollën dhe universitetin atje, ai flet çekisht me një theks sllovak.

Ai është gjithashtu një biznesmen i kthyer në politikan shumë i diskutuar - i dyshuar për bashkëpunimin me shërbimet komuniste të sigurisë [6] në të kaluarën – dhe për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian në të tashmen.

Linja e tij politike me partinë ANO [7] është konservatore, shpesh anti-Bruksel, që kundërshton haptazi të marrë refugjatë dhe në përgjithësi përkrah një aleancë më të fortë me Moskën dhe Pekinin. Presidenti aktual çek Miloš Zeman, i zgjedhur në fund të vitit 2018, ndan të njëjtën axhendë politike.

[8]

Kopertina e gazetës çeke Respekt me një shkrim për Zuzana Čaputová me titullin kryesor “Mrekullia nën malet Tatra”.

Ndaj presidentja e zgjedhur e Sllovakisë Zuzana Çaputová është gjithçka që ata nuk janë: ajo është një avokate, një aktiviste mjedisore, mbështetëse e politikave të Brukselit dhe e komunitetit LGBTQ – dhe është grua.

Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e shumë nga komenteve në mediat çeke dhe mes politikanëve, pas lajmit të fitores së papritur të Çaputovës.

Më 31 mars, revista javore liberale çeke me ndikim, Respekt, kishte një kryeartikull [9] mbi fitoren e Çaputovës: “Presidentja çeke Čaputová”. Kryeredaktori shkruan:

Na českých sociálních sítích to v sobotu večer vypadalo, jako kdyby Zuzana Čaputová byla zvolena nikoli slovenskou, ale českou prezidentkou. Zavládlo tu naprosté nadšení. Pochopitelně mezi těmi, kdo si před rokem nepřáli úspěch Miloše Zemana. Mohlo by se zdát, že ty oslavy jsou naivní, nesmyslné, ale není tomu tak. Slovensko totiž vyslalo trochu naděje i do Česka.

Të shtunën në mbrëmje, në mediat sociale çeke dukej sikur Zuzana Çaputová u zgjodh jo si presidente sllovake, por si presidentja çeke. Njerëzit ishin të eksituar, padyshim ata që nuk deshën fitoren e Zemanit një vit më parë. Dikush mund të mendojë se festimet e tilla janë naive, pa kuptim, por nuk është kështu. Sllovakia me të vërtetë ka dhënë një farë shprese për Republikën Çeke.

Një tjetër fenomen që ishte menjëherë i dukshëm për audiencën çeke ishte se si Zeman dhe Čaputová u panë nga media. Presidenti çek është i njohur për sulmet e tij të ashpra ndaj gazetarëve [10], ndërsa Čaputová ka mbështetur haptazi një hetim penal për vrasjen e gazetarit sllovak Ján Kuciak [11].

Të gjithë politikanët [12] çekë në pushtet, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, e përgëzuan Çaputovën për suksesin e saj. Përveç kësaj, Jiří Pospíšil, kreu i partisë opozitare TOP 09 [13], shkroi në Twitter:

Unë besoj se marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona do të vazhdojnë. Ne përgëzojmë zonjën Çaputová dhe shpresojmë se së shpejti edhe ne do të meritojmë një president të mirë që sheh përpara dhe nuk është i ngarkuar nga e kaluara.

Duke patur parasysh marrëdhëniet vëllazërore të dy vendeve, Čaputová vizitën e parë në një vend të huaj si presidente [15] do të bëjë në Republikën Çeke.