- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Filmi i animuar shpjegon se si ligji i telekomunikacionit në Mianmar kërcënon lirinë e fjalës

Kategoritë: Azia Lindore, Mianmar (Burma), Filmat, Ligji, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Protesta
[1]

Shfaqja e filmit në forumin “Të drejtat dixhitale në Mianmar”. Foto nga EngageMedia.

Një film [2] i shkurtër i animuar po ndihmon për të informuar publikun për Ligjin e Telekomunikacionit të Mianmarit dhe mënyrat se si ai mund të kërcënojë lirinë e fjalës.

“A jeni gati” është një bashkëpunim i EngageMedia [3] dhe disa aktivistëve të të drejtave dixhitale në Mianmar. Ai u shfaq fillimisht në dhjetor 2018 [4] në Jangon në Forumin e të Drejtave Dixhitale të Mianmarit. Myanmar ICT për Zhvillimin dhe Phandeeyar Innovation Lab ishin ndër organizatorët e shfaqjes së filmit.

EngageMedia tha se filmi “përshkruan ndikimin në lirinë e shprehjes në Mianmar dhe se si shkelen të drejtat digjitale të njerëzve”. Më tej shpjegoi:

Filmi tregon se si autoritetet abuzojnë me ligjin për të shmangur dhe shtypur pakënaqësitë. Ligji përdoret shpesh nga të fuqishmit për t'i mbyllur gojën atyre që mendojnë ndryshe dhe me më shumë se 100 raste të paraqitura, efekti i saj ka ndikuar te fjala e lirë.

Filmi fokusohet në nenin 66 (d) të ligjit, i cili penalizon çdo gjë nga “zhvatja”, “shqetësimi”, “shkaktimi i ndikimit të panevojshëm” e një personi tjetër. Ai ka qenë kontroversial që nga viti 2013, pasi është përdorur kryesisht nga autoritetet për të frikësuar kritikët dhe gazetarët. Formulimi i paqartë i nenit dhe dënimet e ashpra janë keqpërdorur për tu mbyllur gojën qytetarëve. Këtu është teksti [5] i saktë i nenit 66 (d):

66. Kushdo që kryen ndonjë nga veprimet e mëposhtme, do të dënohet me burg me një afat që nuk i kalon tre vjet ose me gjobë, ose me të dyja. (d) Detyrimi, presioni, mbajtja e padrejtë, shpifja, shqetësimi, që shkaktojnë ndikim të padrejtë ose kërcënojnë dikë duke përdorur çdo rrjet të telekomunikacionit.

Ai u ndryshua pak në 2017, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se nuk arriti të zgjidhë shumë shqetësime në lidhje me tiparet drakoniane të ligjit. Maung Saung Kha, nga grupi i të rinjve Athan [6], pranoi [7] kontributin e filmit të animuar në fushatën e tyre për të shfuqizuar nenin 66 (d):

Nuk ka pasur ndryshime efektive edhe pse Ligji i Telekomunikacionit është ndryshuar në vitin 2017. Por ka pasur më shumë se 70 raste. A jeni gati reflekton mbi ndikimin e nenit 66 (d) dhe është shumë i dobishëm për fushatat për ndryshimin e Ligjit për Telekomunikacion.

Shih filmin [2]: