- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Mediat në anglisht dhe frengjisht raportojnë ndryshe zhvillimet në Algjeri

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Algjeria, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Qeverisja, Zgjedhjet
[1]

Protestuesit në Blida, Algjeri, më 10 mars 2019. Foto nga Fethi Hamlati. E përdorur me leje nëpërmjet CC BY-SA 4.0.

*Shënim: Që nga publikimi i këtij artikulli, presidenti algjerian Bouteflika ka dhënë dorëheqjen.

Që nga 16 shkurti 2019, protestat përfshinë Algjerinë, ndërsa qytetarët janë kundër kandidaturës së presidentit Abdelaziz Bouteflika për një mandat të pestë presidencial. Më 11 mars, Bouteflika njoftoi se nuk do të garonte.

Protestat u zhvilluan në shkallë të gjerë. Qeveria njoftoi se do të mbahet një konferencë kombëtare për të hartuar një kushtetutë të re që deri në fund të vitit 2019 do t'i lejonte Bouteflikas të zgjaste mandatin e tij të katërt, i cili përfundon më 27 prill 2019. Ky amendim u kundërshtua nga populli para një përballjeje gjithnjë e më të tensionuar e me rezultate të pasigurta.

Pasiguria sjell interpretime të ndryshme të skenarëve të mundshëm. Mediat perëndimore, të alarmuara nga protestat e pashembullta, po përpiqen të deshifrojnë arsyet pse algjerianët kanë dalë në rrugë.

Sidoqoftë, mediat në gjuhën angleze dhe në atë frënge kanë qasje rrënjësisht të ndryshme, që shihet veçanërisht te përdorimi i fjalëve kyçe, sipas vëzhgimeve në Media Cloud, një platformë me burime të hapura për analizimin e mediave.

Media Cloud [2] mundëson përcaktimin e sasisë, vlerësimin dhe mbulimin gazetaresk të protestave bazuar në vendndodhjen gjeografike ose shpërndarjen gjuhësore në të gjithë botën. Media Cloud konfirmon pabarazinë në mbulimin mediatik në Algjeri.

Mes 16 dhe 26 marsit 2019, përqindja e artikujve të protestave në Algjeri varionte nga 0.1% në 3.4%.

Mbulimi i demonstratave në Algjeri në mediat anglisht sipas Media Cloud

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, përqindja e artikujve në mediat franceze që përmendnin protestat shkonte nga 0.4% në 4.5%. Lidhjet koloniale dhe historike të Francës me Algjerinë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë pabarazi. Për të vënë raportet e vendeve në kontekst, Algjeria ishte një koloni franceze nga 1830 me pushtimin e Algjerit dhe kjo zgjati deri në vitin 1962, nën një shumëllojshmëri sistemesh qeveritare. Algjeria shpalli pavarësinë pas një lufte të gjatë dhe vdekjeprurëse [3] nga viti 1954 deri në 1962, që ka lënë shumë plagë. Megjithatë, hendeku mes medias në gjuhën angleze dhe asaj në gjuhën frënge në mbulimin e ngjarjeve të fundit algjeriane mbetet i konsiderueshëm:

Mbulimi i demonstratave në Algjeri në mediat frengjisht sipas Media Cloud

Një tjetër dallim i dukshëm është se ngjarjet në Algjeri konsiderohen “më pak të denja për vëmendje” në mediat në gjuhën angleze se sa në ato në frëngjisht.

Për shembull, të dhënat e Google Trend tregojnë se në të gjithë botën, përqindja e kërkimeve për fjalët kyçe “protesta në Algjeri” është shumë më e ulët sesa përqindja e kërkimeve për “Manifestations Algérie”, i njëjtin term në frëngjisht – pa marrë parasysh faktin se globalisht, ka më shumë anglishtfolës sesa frankofonë.

Kamel Daoud, një editorialist për Point dhe Le Quotidien d'Oran, shkruan se Algjeria duhet të lirohet nga gjykimi i mediave të huaja [4]:

C’est surtout une malheureuse réalité qui s’impose : nous ne sommes pas libres de la France si sa réaction nous importe aussi fort, au point de faire verser dans le délire ou la parade nationaliste (..) Demander, exiger, hurler à l’obligation de reconnaissance ou pour dénoncer une méconnaissance, ne prouve qu’une chose : nous ne sommes pas encore tout à fait libres et capables de liberté. Notre pays ne peut pas se construire par cette dépendance, ni par un enfermement volontaire dans une exigence infantile de « justice » mondiale.

Mbi të gjitha, një realitet i pafat është i qartë: Ne nuk jemi të lirë nga Franca nëse reagimi i saj kaq shumë rëndësi për ne, deri në pikën që na shtyn në një valë të zjarrtë nacionaliste (…) Të kërkosh, të bësh thirrje e të bërtasësh për detyrimet e njohjes ose të denoncosh mungesën e dijes tregon vetëm një gjë: ne nuk jemi ende plotësisht të lirë dhe të aftë për lirinë tonë. Vendi ynë nuk mund të ndërtohet me këtë varësi, as nga një kërkesë fëminore për “drejtësi” globale.

Këtu janë fjalët kyçe më të përmendura për protestat në Algjeri nga mediat në anglisht:

Në frengjisht, gjithsesi, përmendja e fjalëve kyçe është tërësisht ndryshe krahasuar me anglishten:

[5]

Fjalët në mediat në frengjisht mbi protestat në Algjeri sipas Media Cloud

Burimet e lajmeve në gjuhën frënge përqëndrohen te çështja e mandateve të presidentit dhe theksojnë paralelizmin me lëvizjet në Francë dhe zbatimin e ligjit. Faqet në gjuhën angleze, nga ana tjetër, lidhin ngjarjet me zgjedhjet e ardhshme, duke përmendur Trumpin, Venezuelën dhe Sudanin.

Në New York Times, Adam Nossiter reflektonte mbi një grup në pushtet në Algjeri, duke cituar një protestues i cili e përshkroi qeverinë “si një klan” [6]. Në Al Jazeera, Youcef Bouandel e vuri Algjerinë në kontekstin e Pranverës Arabe [7] në vitin 2010. Për BBC, Ahmed Rouaba zgjodhi të përqëndrohet te ndikimi i rrjeteve sociale [8]:

Demonstrat janë duke u organizuar në rrjetet sociale – dhe ndërsa shkaktari ka qenë rizgjedhja e Bouteflikas si president, zemërimi po shprehet gjithashtu edhe për korrupsionin e lartë të elitës sunduese.

Gazetat në gjuhën frënge patën një këndvështrim ndryshe.

Në Nouvel Obs, Pierre Haski shkroi për heshtjen e çuditshme [9] të qeverisë franceze gjatë trazirave. Për France 24, Marc Daou shqyrtoi reagimet e vendeve fqinje: Në Tunizi, qeveria beson se “populli algjerian ka të drejtën të shprehet siç dëshiron” [10], ndërsa në Marok, sipas Daou [10], “shumë marokene e kanë mirëpritur atë që e konsiderojnë tërheqjen e presidentit algjerian përballë të rinjve të vendit”.

Me pak fjalë, gazetat në gjuhën angleze duket se po kthehen në tregimet me tema të mirëpërcaktuara, ndërsa mediat në gjuhën frënge po përpiqen të përshtaten me një realitet vazhdimisht në ndryshim që ka një ndikim të caktuar në rajon.

Ky vizion më kompleks në mediat në gjuhën frënge mbështetet nga analiza e rafinuar dhe nga mbulimi i gjerë i demonstratave nga gazetarët algjerianë që janë në vend dhe në këtë mënyrë janë në gjendje të përcjellin një perspektivë më të larmishme.