- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Bota arabe: Duart larg Klunit!

Kategoritë: Afrika Sub-Sahariane, Amerika e Veriut, Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, SHBA, Siria, Sudani, Sudani Jugor, Tunizia, Aksioni humanitar, Lajm i fundit, Ligji, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Protesta
George Clooney handcuffed at rally for peace in Sudan.  [1]

Xhorxh Kluni i prangosur. Fotografi nga Sasha Lezhnev, e përbashkuar nga projekti ENOUGH në Flickr (CC-BY-NC-ND)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë arrestuar [2] aktorin Xhorxh Kluni dhe babain e tij Nik, gjatë protestave para ambasadës sudaneze në Uashington. Shfrytëzuesit arabë të Twitter-it e shprehën protestën e tyre në Twitter për këtë arrestim.

Protesta ishte e organizuar për ta tërhequr vëmendjen për krizën humanitare në rajonet malore të Nuba-s, në kufirin ndërmjet Sudanit dhe Sudanit Jugor. Kryetari sudanez Omar Al Bashir akuzohet se është duke e bllokuar dërgimin e ushqimit dhe të ndihmave të tjera në këtë rajon.

Faraoni i madh (The Big Pharaoh), nga Egjipti, shkruan në Twitter [arabisht]:

اكتب على حيطة الزنزانه حبس كلونى عار وخيانة
@TheBigPharaoh: [3] Shkruani në muret e burgut se arrestimi i Klunit është i turpshëm dhe i pabesë.

Siriani Shpëtojeni Sirinë tonë (Save Our Syria) reagon:

@freeppl [4]: Aktori Kluni është arrestuar përpara ambasadës sudaneze. Më vjen mirë që dikush nga Holivudi tani e di se ç'ndodh kur ndërmerret ndonjë veprim konkret.

#FreeClooney trending worldwide on Twitter

Tuniziani i lirë (Tounsia Hourra) tallet duke thënë [arabisht]:

أنادي بجبهة شعبية لتحرير جورج كلوني , يا نساء العالم اتحدن جورج مقبوض عليه في واشنطن ‎‬
@tonsiahourra [5]: Ftoj për një lëvizje popullore për ta liruar Xhorxh Klunin. Gra nga e gjithë bota bashkohuni. Xhorxh Kluni është arrestuar në Uashington.

Malek, nga Egjipti, shton [arabisht]:

كله الا كلوني يا ولاد الكلب … ماعندكم مايكل مور
@MaLek [6]: Çdokush tjetër përveç Klunit, ju bijtë e bushtrës! E keni Majkëll Murin [të cili mund ta arrestoni]

Egjiptiani Marwan Qoutb deklaron [arabisht]:

جورج كلوني مش بلطجي , الحرية لجورج كلوني
@Qoutb [7]: Xhorxh Kluni nuk është bandit! Liri për Xhorxh Klunin

Ndërsa egjiptiani Alyaa Gad tallet:

@AlyaaGad [8]: Mos e lironi Klunin. Nuk mund ta duroj atë. lol

Nga ana tjetër, J Berry bën krahasim me disa brutalitete që janë kryer ndaj protestuesve arabë gjatë revolucioneve arabe duke thënë [arabisht]:

كلوني و قبضوا عليه .. ناقص ايه ؟ .. يخرموا عين توم كروز !! يسحلوا كيم كارديشيان !! يكشفوا عذرية باميلا انديرسون !
@moneloky [9]: Është arrestuar Kluni… Ç'u ka mbetur tjetër të bëjnë? T'ia futin gishtin në sy Tom Kruzit? Ta zvarisin Kim Kardashianin nëpër rrugë? Ose ta kontrollojnë Pamela Andersonin se a është virgjine?

Për reagimet e tjera në lidhje me arrestimin e Klunit, ndiqni hashtag-un në Twitter #FreeClooney [10], që tani është trend nëpër botë.