- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kina:Video bloger ndihmon që fëmija të kthehet në shkollë

Kategoritë: Azia Lindore, Kina, Aksioni humanitar, Media e gazetaria, Puna, Qeverisja, Të drejtat e njeriut, Të rinjtë

Hu Alun, video bloger në gjysmën moshë duke aluduar në frazën “e vërteta është fuqi”, shpalli seri videosh shqetësuese në Kub.com [1], një veb faqe e popullarizuar në Kinë për shpërndarje të videove. Nëpërmjet të 3 episodeve vazhduese, Alan tregoi tregim tronditës për tre fëmijë bartës të thëngjillit në Bixhi, qytet i vogël në Jug. Nëpërmjet të paraqitjes efektive onlajn të grupeve QQ [2], të organizuara nga Guo Xhun, tregimi menjëherë u shpërnda nëpërmjet të netizenëve, duke krijuar shqetësim të thellë te publiku. (Shtypni këtu për ta shikuar videon me nëntitull në gjuhën angleze [3])

(Videoja e parë “Fëmijë bartës të thëngjillit” të cilën Alan e paraqiti me 10 shkurt)Gati gjysmë milion njerëz e kanë shikuar videon e Alan prej kur ai e shpalli videon e parë të tij për fëmijët bartës të thëngjillit në shkurt. Duke bashkëpunuar me Kub.com, netizenët filluan të dhurojnë për të tre fëmijët me qëllim që të ju ndihmojnë të kthehen në shkollë [4]. Për shkak të tensionit të madh të përkrahësve të internetit, vetëqeverisja lokale vendosi të përfshihet në programin për ndihmë, që edhe më tepër e ndihmoj tregimin. Video blogeri Alun, iniciatori i gjithë aktivitetit, ishte pamës i procesit për ndihmë të qeverisë dhe nga ajo shpalli edhe dy video tjera relative në blogun e tij.

“Vërtetë kjo është jashtë pritjeve të mia. Asnjëherë nuk mendoja që do të kishte aq shumë netizenë të cilët do të më përkrahnin,” thotë Alun. “Në fillim desha vetëm ta shpërndaj ngjarjen në internet. Si qytetarë i republikës së Kinës vlerësoj që është obligim i yni ti ekspozojmë fenomenet negative të shoqërisë.” Sipas një anëtari tjetër të procesit, Hu Alun është një biznesmen 40 vjeçar i cili ka punuar në media më shumë se 10 vjet dhe posedon studio të veten, ku edhe janë të punuara videot dokumentare të tij. Ai është optimist për pamjen e mediave qytetare, puna e të cilëve varet nga bloget, BBS-në dhe programet për porosi urgjente në Kinë, përfshirë edhe blogun e tij.

Të dy QQ grupet, të cilat kishin rolë të rëndësishëm në process, i inkurajuan anëtarët e rinj të tyre ta zgjerojnë programin për ndihmë të fëmijëve punëtorë, ndërsa lidhja e ngushtë e tyre me autorin e videos u ndihmoi të rriten në qendrën informative për fëmijët bartës të thëngjillit. Megjithatë, aksioni onaljn aspak nuk ishte i lehtë për shkak të mosbesimit kinez në internet. “Në të vërtetë, çdonjëri nga ne ishte në presion të madh. Shumë njerëz na shikonin dhe kishin idetë e tyre për atë çka ne e bëjmë,” thotë Gio Xhun, krijues is ë drejtës të QQ grupit për paraqitjen e video blogut të Alun, “disa njerëz thoshin që jemi vetëm grup idiote të cilët vetëm bisedojnë, dhe asgjë nuk ndërmarrim, kurse të tjerë mendonin se kjo është vetëm gënjeshtër. Çdoherë kur ndjehesha i rraskapitur, e shikoja videon. Mundimi i fëmijëve më jepte forcë të vazhdoj.”

Komente nga video blogu i Alun [5]:

作者:zaoB
童工~哎~这世道~真实的~~~残酷的~

Autor: zaoB
Fuqi punëtore e fëmijëve, për fat të keq kjo botë shumë e shëmtuar

作者:wtz128
不管怎么样,这样的舆论是很好的,支持~!!

Autor:wtz128
Në çdo rast, paraqitje publike e tillë është mirë. Përkrahje!!!

作者: 游客
贫困儿童无数.都等到媒体关注????才得救那不是杯水车薪!!!!

Autor:Guest
Ka numër të madh të fëmijëve të varfër. A mundet që çdonjëri nga ata ta tërheq vëmendjen e mediave??? Fëmija që shpëtoi është vetëm një pikë në oqean.

作者: 游客
真的应该办点实事才对得起这个所谓的和谐社会.

Autor: Guest
Është vërtetë e nevojshme të bëhet ndonjë punë praktike për ta përshtatur këtë me të të quajturën shoqëri e harmonishme.

作者:游客
希望政府多关心关心弱势群体。

Autor: Guest
Shpresoj që qeveria do të kujdeset pak më tepër për njerëzit pa leverdi.

作者:游客
之前干什么了,天知道还有多少这样的孩子徘徊在学校之外

Autor: Guest
Çka bënte qeveria më parë? Vetëm Zoti e din edhe sa fëmijë janë jashtë shkollave.

作者:whq12345
只有等待故事的发生了,才想到要伸出援助之手

Autor: whq12345
Njerëzit e dhanë ndihmën e tyre bile prej kur ndodhi tragjedia.

作者:游客
伤心啊,想不到现在的世界上还有这么坚强的小孩子,我佩服你们

Autor: Guest
Jam shumë i shqetësuar për shkak të situatës. Është e pabesueshme se ekzistojnë aq fëmijë këmbëngulës. Të admiroj.

作者:游客
但愿天下再多一点好心人。

Autor: Guest
Shpresoj që do të ketë më shumë njerëz të mirë në këtë botë.

作者:游客
这些孩子太不容易了,他们很善良、有良心,知道用劳动换取他们所需的一切。

Autor: Guest
Jeta është shumë e rëndë për ata fëmijë. Ata janë shpirt mirë dhe të sinqertë për shkak se e dinë sit ë fitojnë për ekzistencë.

Sipas videos së fundit të Alun, të tre fëmijët janë kthyer në shkollë dhe janë pranuar mirë. Me influencën e gjerë të procesit edhe shumë fëmijë punëtorë kanë shpëtuar. yangguo.jpg
Jang Guo, njëri nga tre fëmijët bartës të thëngjillit në klasën e tij.

yangguo2.jpg
Jang Guo dhe nxënësit e tjerë në shkollë